Tuesday, 12/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

kim mehmetiDuke folur për Shkupin, gjatë promovimit të librit të tij ‘Shkupi’, shkrimtari Kim Mehmeti tha, midis tjerash, se islami e ka shpëtuar shqiptarinë.

Të shtunën, më 23 mars, në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, u promovua libri ‘Shkupi’ me autor intelektualin dhe shkrimtarin shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti. Ky promovim u bë në bashkëorganizim të shtëpisë botuese ‘Logos-A’ dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke folur për deshqiptarizimin e Shkupit, Mehmeti theksoi se pas Luftës së Dyte Botërore, mbeti një periudhë 40-vjeçare, ku u punua vazhdimisht në deshqiptarizimin e Shkupit.
“Atë kohë, arritën ta zbrazin Shkupin afro 60%, duke dëbuar shqiptarët në Turqi. Nga Maqedonia u mbushnin trenat me shqiptarë që i çonin në Turqi. Për këtë, arsye vinin shumë nga Kosova në Shkup, sepse ishte rruga më e lehtë për të ikur për Turqi”, tha Mehmeti.
Ai theksoi se politikanët shqiptarë në Maqedoni, do të mund ta ndalnin deshqiptarizimin tani, nëse do të dilnin nga Qeveria, porse shtoi se një gjë e tillë nuk pritet nga ta.
Lidhur me terrorizmin urban të ushtruar nga Qeveria e Maqedonisë, Mehmeti tha se antishqiptaria në Maqedoni është institucionale.
“Në sistemin e Millosheviçit, kur një serb donte ta rrihte një shqiptar, vishte uniformën e policit, duke u mbuluar pra me uniformën e institucioneve. Tani në Maqedoni del të rrah civili, por atë e mbron institucioni. Kjo në Maqedoni nxitet institucionalisht”, tha ai.
Ndërkaq, duke folur për atë se si kanë arritur shqiptarët ta ruajnë identitetin, Mehmeti tha se kjo është arritur përmes islamit.
“Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”, tha Mehmeti.
Në fund të këtij promovimi, të pranishmit në sallë vazhduan diskutimin duke shtruar edhe pyetje të ndryshme drejt autorit Kim Mehmeti./ind/kohaislame

http://visitors2cash.com/ref.php?refId=103820

Categories

Archives