Wednesday, 24/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këto ushqime! Ju dëmtojnë shëndetin e trurit



Këto ushqime! Ju dëmtojnë shëndetin e trurit

Këto ushqime! Ju dëmtojnë shëndetin e trurit

Të gjithë duhet të kemi kujdes me ushqimin që ne hamë dhe këtu ka shumë vend shprehja: Ne jemi çfarë hamë.

Ushqimet jo të shëndetshme ndaj trurit tonë mund të shkaktojnë çrregullime të funksioneve, të cilat mund të çojnë në komplikacione të rënda.

Lista e ushqimeve që dëmton trurin tuaj:





Alkooli: Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara, alkoli është toksik për neuronet. Pas konsumimit ai menjëherë sjell një ndjesi konfuzioni mendor dhe paaftësi për të menduar qartë.
Në periudha të shkurtra efektet janë të kthyeshme, por në periudha të gjata bëhen të përhershme. Rreziku do të rritej nëse konsumi i alkolit tek të rinjtë përqendrohet në fazën pas adoleshencës.

Fast Food: Një studim i kryer nga universiteti i Montrealit, pohon sesi fast food-et mund të modifikojnë substancat kimike të trurit duke iniciuar fllimin e depresionit dhe ankthit. Të gjitha këto ushqime, të pasura me yndyrna, veprojnë negativisht në trupin tonë, por krijojnë gjithashtu një lloj krize kur ndalon së konsumuari.
Pasi keni ngrënë një hamburger, për shembull, mund të manifestohen ankthi dhe depresioni. Këto ushqime gjithashtu do të influenconin prodhimin e dopaminës, një substancë kimike shumë e rëndësishme për funksionet konjitive si vëmendja dhe memoria.

Ushqimet e skuqura: Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Oksfordit, të skuqurat dhe yndyrnat, përmbajnë substanca që influencojnë trurin, duke i dërguar mesazhe të ngopjes hipotalamit dhe, në të njëjtën kohë, ul përqendrimin dhe qartësinë mendore.
Jo vetëm ushqimet e përgatitura dhe të skuqura mund të përmbajnë aditivë, aromat artificiale dhe konservantët mund të influencojnë sjelljen, sidomos të fëmijëve, duke provokuar hiperaktivitet dhe duke shkatërruar qelizat nervore ne tru.