Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këto gjëra shpijnë në mjerim, depresion, pikëllim

Këto gjëra shpijnë në mjerim, depresion, pikëllim
Lumturia jote nuk është sikur lumturia e tyre

Kush të ka thënë se muzika zbavitëse, këngët imorale, programet sentimentale me seri, që nuk kanë kurrfarë vlere, revistat e paturpshme, dramat e qortuara, filmat e këqij, të sjellin lumturi dhe gëzim? Kushdo që të ka thënë, ai të ka gënjyer!

Këto gjëra shpijnë në mjerim, depresion, pikëllim, ashtu siç na tregojnë ata që kanë punuar në këto fusha dhe pastaj janë penduar.

Kështu ik nga kjo jetë e njerzve të kotë që të devijojnë nga rruga e drejtë e Allahut dhe eja ne leximin e Kuranit me përulje, librave të dobishme, ligjeratave prekëse, hutbeve që shtojnë besimin, miqësisë së vërtet, dhe pendimit të sinqertë.

Eja në tubimet shpirtërore dhe në kujtimin e Allahut; Allahu ta pranoftë pendimin dhe ta mbushtë zemrën me qetësi dhe paqe.

Në zemrën e shëndoshë nuk ka vend për politeizëm, mashtrim, urrejtje dhe inat.”

“Ti mund të bëhesh gruaja më e lumtur në botë’

Aid Aid Ibën Abdullah Karni

Categories

Archives