Sunday, 18/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këto dy vitamina ndihmojnë në çlirimin nga stresi



Këto dy vitamina ndihmojnë në çlirimin nga stresi

Ndërsa po vraponi për në punë pasi jeni vonë, po ndërroni shtëpi apo duhet të shlyeni disa fatura, ju e ndjeni reaksionin kimik që shkakton ndryshime në rrahjet e zemrës dhe tensionimin e muskujve. Dhe ndërsa ju e lini veten të patrajtuar, prekeni shumë lehtë nga sëmundjet fizike apo mendore. Ja si ta ndihmoni veten tuaj duke marrë disa ushqime që e luftojnë stresin.

*Ndjeheni të stresuar? Hani pak çokollatë të zezë. Resveratroli, një antioksidant i gjendur tek çokollata stimulon çlirimin e serotoninës në tru, çka ju bën të ndjeheni të qetësuar dhe të lumtur. Mbani parasyh, vetëm 28 gramë në ditë, mundësisht me 70 përqind kakao.

*Omega 3 që gjendet tek salmoni është e mirë jo vetëm për zemrën, por sipas kërkuesve mund të ju ndihmojë të menaxhoni dhe stresin. Acidet yndyrore mbrojnë neuronet nga dëmet e shkaktuara nga stresi. Mund të hani gjithashtu dhe ton apo sardele, 2 herë në javë.

*Të gjendshme lehtësisht dhe të pakta në kalori, bananet janë një ushqim që duhet futur në një dietë stres-reduktuese.
Mungesa e vitaminës B6 rrit prodhimin e serotoninës dhe ngrënia e vazhdueshme e bananeve ju siguron që të mbani këtë vitaminë në nivelet e duhura.

*Kortizoli është hormoni i parë përgegjës për përgjigjen ndaj stresit. E përgatit trupin për luftë ose shton prodhimin e glukozës për energji të menjëhershme. Stresi i vazhdueshëm redukton magnezin në trupin tuaj dhe në rast se ndjeheni të stresuar apo të nervozuar trupi juaj mund të ketë mangësi në magnez. Mund të merrni 150 gramë për çdo kupë sallatë zvicerane dhe të balanconi nivelet e kortizolit dhe të reduktoni ankthin.





*Çaji jeshil dhe i zi mbajnë aminoacidin L-Theanine. Ky aminoacid shton prodhimin e dopaminës dhe serotoninës. Dopamina ndihmon trurin “të ndjehet mirë”. Kështu që një filxhan çaj jeshil apo i zi do t’ju stimulojë të ndjeheni mirë dhe të qetë.

*Specat e kuq jo vetëm shtojnë ngjyrë në sallatë, por ndihmojnë në shëndet dhe shtim imuniteti, si dhe luftojnë stresin. Një gjysmë gote me speca të kuq përmban 158 miligramë vitaminë C, më shumë se rreth 160 ml lëng portokalli.

*Vitaminat B njihen për marrjen e energjisë nga ushqimet që ju hani, por ato luajnë dhe një rol madhor në menaxhimin e stresit.
Niacina përmirëson gjumin, acidi pantothenik (vitamina B5) dhe tiamina rregullojnë kortizolin në situata stresuese, ndërsa folatet janë të nevojshme për rigjenerimin e neuroneve. Ju këshillojmë bishtajoret për të marrë dhe fibrat, proteinat së bashku me këto vitamina vitale./shije.al/