Monday, 16/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këto 6 shenja të mykut mos i ngatërroni me sëmundjet të tjera



Këto 6 shenja të mykut mos i ngatërroni me sëmundjet të tjera

Myku mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Ai ka më shumë gjasa të ndodhë në vendet me shumë lagështi. Duke qene se myku shkakton probleme shëndetësore ,ai mund të duket si një sëmundje. Ai mund te shkaktoje:

1. Dhimbje muskulore

2.Ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje
Kur dora jote bie në gjumë pasi e keni pasur atë në një pozicion të vështirë është ndjesia e shpimeve që njerëzit që vuajnë nga një sëmundje myku e kanë raportuar.

3. Gjendja e depresionit
Ekziston një lidhje e caktuar midis lagështisë në shtëpi, mykut dhe simptomave të depresionit.
Merrni kontrollin e stresit duke reduktuar burimet e lagështisë në shtëpi dhe duke shtuar bimë ne shtëpi për të pastruar ajrin.

4. Problemet e tretjes
Përzierje, diarre, dhimbje në stomak dhe mungesë e oreksit janë disa nga problemet e tretjes qe shkaktohen nga myku. Edhe pse këto simptoma mund t’ju bëjnë të hani më pak dhe kështu të humbni peshë, shtimi i peshës është në të vërtetë një shenjë e mundshme e një sëmundjeje të mykut.





5. Problemet e frymëmarrjes
Disa nga shenjat më të zakonshme të raportimit të sëmundjes së mykut janë vështirësitë me frymëmarrjen.Disa prej sëmundjeve të frymëmarrjes që janë të lidhura me mykun jane astma, alergjia, bronkopneumonia.

6. Sy te ndjeshëm dhe dhimbje koke.
Skuqja në sytë tuaj, kruarja ose vizioni i paqartë mund të lidhen me sëmundjet e mykut. Disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj mykut si alergjia, gjë që nxit sistemin e tyre imunitar që të fillojë të punojë më shumë kur ata janë të ekspozuar ndaj tij. Nëse simptomat tuaja janë të ngjashme me ethet e alergjive apo alergjive sezonale dhe shoqërohen nga një dhimbje koke dhe simptoma të tjera të një sëmundjeje të mykut, kërkoni kujdes mjekësor dhe shpjegoni shqetësimet tuaja te mjeku juaj.

Disa nga simptomat më të pazakonta ose shenjat e një sëmundjeje të mykut janë etja e tepruar,urinimi i shpeshte, dridhje, shtim në peshë, marramendje.

Burimi:powerofpositivity.com
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/





Categories

Archives