Friday, 24/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këta persona nuk hyjnë në Xhennet


Këta persona nuk hyjnë në Xhennet


natyreKëta persona nuk hyjnë në Xhennet

1- Mendjemadhi 
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: ” Nuk do të hyjë në Xhennet ai që ka në zemër qoftë edhe një grimcë mendjemadhësi…” (Transmeton Muslimi)

2- Ai qe nderpret lidhjet farefisnore 
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: ” Nuk do të hyjë në Xhennet ai që i ndërpret lidhjet farefisnore.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) 

3- Bartësi i fjalëve 
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: ” Nuk do të hyjë në Xhennet ai që bart fjalët.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) 

4- Ai që i bënë keq fqiut 
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: ” Nuk do të hyjë në Xhennet ai, që fqiu nuk është rehat prej tij.” (Transmeton Muslimi) 

5- Koka e të këqive 
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: ” Nuk do të hyjë në Xhennet koka e keqbërësve ”. (Transmeton Ahmedi) 

Sqarim: Fjala e Muhamedit (alejhi selam): ” Nuk do të hyjë në Xhenet…” d.m.th. nuk do të hyjë fillimisht për shkak të cilësive të lartpërmendura, derisa të pastrohet prej tyre qoftë me pendim në këtë botë, me marrjen e ndeshkimit të caktuar apo me falje nga ana e Allahut azze we xhel-le.

Përshtati: Valdet Kamberi

Një shkrim tjetër i dobishëm  4 dëshira të 4 grave Evropiane

Categories

Archives