Friday, 20/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Kështu më mësoi Profeti im i dashur!



Kështu më mësoi Profeti im i dashur!

Kështu më mësoi Profeti im i dashur!💖

💖 Profeti im i dashur më mësoi se unë nuk do ta kem besimin e plotë, derisa t’i dua të tjerët.
💡Në lidhje me këtë, ai (a. s) ka thënë: “Nuk ka besuar ndonjëri prej jush derisa të dojë për vëllain e tij atë që do për veten.”
(Transmeton Buhariu)

💖 Profeti (a.s.) më ka mësuar se kur dikë e dua, të nxitoj e t’ia shpreh këtë gjë.
💡I dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë:”Kur besimtari e do vëllain e tij besimtar, le t’ia shpreh atij se ai e do.”
(Transmeton Tirmidhiu)

💖 Profeti (a.s.) më ka mësuar se Allahu do më doje kur unë ta dua Atë.
💡Profeti (a.s.) ka thënë: “Ia kam bërë obligim Vetes Sime t’i dua ata që duhen mes njëri-tjetrin për hirin Tim…”
(Sahihul-xhamiu)

💖Më ka përgëzuar Profeti im i dashur, se unë do të tubohem me të, nëse vërtet e kam dashur atë; shpërblimi i dashurisë për të është i madh, ajo nuk është plaçkë tregu!
💡I dërguari i Allahut ka thënë: “Njeriu është me atë që do ”
(Transmetoi Buhariu)





💖Profeti (a.s.) im i dashur, çdo miqësi (dashuri) tjetër përfundon me armiqësi, vetëm një dashuri.
💡Allahu i Lartësuar ka thënë: “Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri – tjetrit, përveç të drejtëve, që e kanë patur frikë Allahun.”

💓Unë ju dua për hir të Zotit!
💕O Zoti ynë, ne të kërkojmë dashurinë Tënde dhe dashurinë e atij që të do Ty, si dhe dashurinë e veprës që afron tek dashuria Jote!”





Categories

Archives