Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KËSHTU KA QENË MUHAMEDI ALEJHI SELAM



KËSHTU KA QENË MUHAMEDI ALEJHI SELAM

Fjalia e fundit e Muhamedit alejhi selam ka qenë:

“Namazi, namazi. Keni frikë Allahun në atë që keni në pronësi”.
Morali më i urryer tek Muhamedi alejhi selam ka qenë gënjeshtra.
Puna më e dashur tek Muhamedi alejhi selam ka qenë e vazhdueshmja edhe nëse është e pakët.
Muhamedi alejhi selam ka qenë njeriu më i mirë, më bujar dhe më trimi.
Muhamedi alejhi selam ka qenë njeriu më i lehtë në namaz për njerëzit, dhe më i gjati në namaz për veten.
Muhamedi alejhi selam kur binte në gjumë e vendoste dorën e tij të djathtë nën faqen e tij të djathtë.
Muhamedi alejhi selam kur dëshironte të kryente nevojën, nuk e ngritte petkun e tij derisa nuk ulej afër me tokën.
Muhamedit alejhi selam nëse i vinte ndonjë lajm që e gëzonte, binte në sexhde si falënderim për Allahun.
Muhamedi alejhi selam kur hynte në shtëpi fillonte me përdorimin e misvakut.
Muhamedi alejhi selam kur hynte tek i sëmuri për ta vizituar, i thoshte: in sha Allah pastrim.
Muhamedi alejhi selam kur shihte diçka që e donte, thoshte: falënderimet i përkasin Allahut, vetëm Atij me mirësinë e të cilit plotësohen veprat e mira. E kur shihte diçka që e urrente, thoshte: falënderimet i përkasin vetëm Allahut për çdo gjendje.
Muhamedi alejhi selam kur mbaronte nga varrimi i të vdekurit qeëndronte mbi varrin e tij dhe thoshte: “Kërkoni falje për vëllain tuaj, dhe lutuni që ta forcojë, sepse ai tash është duke u pyetur”.
Muhamedit alejhi selam nëse i sëmurej ndokush nga familja e tij, i fryente me muavidhat (leximin e Sures Felek dhe Nas ) .
Muhamedi alejhi selam nëse ankohej i fryente vetes me muavidhat dhe e përshkonte vendin me dorën e tij.
Muhamedi alejhi selam ishte njeriu më i mëshirshëm për fëmijët dhe familjen.
Muhamedi alejhi selam ishte më i turpshëm se sa virgjëresha në dhomën e saj.
Muhamedi alejhi selam shpesh lutej me këtë lutje: “O Zoti ynë, na jep mirësi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe nga mbrojë nga dënimi i zjarrit”.
Muhamedi alejhi selam heshte gjatë dhe qeshte pak.
Muhamedi alejhi selam kishte mjekërr të madhe.
Muhamedi alejhi selam nuk e linte namazin e natës, e nëse sëmurej falej ulur.
Muhamedi alejhi selam nuk e linte agjërimin e ditëve të bardha as në udhëtim e as në shtëpi.
Muhamedi alejhi selam nuk flinte, përveçse misvakun e kishte tek koka, nëse zgjohej fillonte me misvak.
Muhamedi alejhi selam preferonte të fillojë me anën e djathtë aq sa kishte mundësi në: pastrim, mbathje, krehje dhe në të gjitha punët.
Muhamedi alejhi selam e përmendte Allahun në të gjitha gjendjet.
Muhamedi alejhi selam e falte namazin e duhasë katër rekate dhe shtonte sa donte Allahu.
Muhamedi alejhi selam pranonte dhuratën dhe shpërblente për atë.
Muhamedi alejhi selam kur kalonte pranë fëmijëve iu jepte selam.
Muhamedi alejhi selam agjëronte të hënave dhe të enjteve.
PASOJE!





Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi





Categories

Archives