Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshilltari i Mursit rrëfen momentet e fundit në zyrën e presidentit

Këshilltari i Mursit rrëfen momentet e fundit në zyrën e presidentit

mursi

Presidenti egjiptian Muhamed Mursi kishte qenë i habitur nga rrëzimi i tij nga ushtria, tha një ish ndihmës presidencial për Anadolu Agency.

“Unë isha ulur me një numër të këshilltarëve kur shefi i grushtit të shtetit lexoi shpalljen në televizionin kombëtar,” tha ish-këshilltari për media i Muhamed Mursit. Ahmed Abdeal-Aziz tha për Anadolu Agency se as presidenti dhe as këshilltarët e tij nuk prisnin një veprim të tillë.

I rrethuar nga përfaqësues të ndryshëm politik, por edhe nga krerët fetar si Imami i Al-Azharit Ahmed al-Tayeb, shefi i ushtrisë Abdel-Fatah al-Sisi gjithashtu pezulloi kushtetutën, dhe instaloi kreun e gjykatës kushtetuese si president i përkohshëm.

Menjëherë pas shpalljes televizive, këshilltarët e Mursit nxituan në zyrën e tij për të parë reagimin e vet Mursit dhe kabinetit të tij.

“Ne u falëm së bashku dhe më pas ai kërkoi ng disa prej nesh të mbeteshin, dhe nga disa që të largohen,” kujton ish-këshilltari.

Pastaj Mursi regjistroi deklaratën e tij të fundit në një telefon celular, në të cilën ai këmbënguli se vazhdon të jetë president legjitim i Egjiptit, u betua se përfaqëson popullin e vet, dhe kundërshtoi puçin e ushtrisë kundër tij, duke e konsideruar si të papranueshëm.

Menjëherë pas shpalljes së grusht shtetit, ushtria e arrestoi në mënyrë arbitrare Mursin, pa urdhër arresti ndaj tij.

Puçi ushtarak që rrëzoi presidentin Mursi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, u bë pas protestave të koordinuara kundër presidencës së tij, dhe rrëzimi i tij ka të gjitha elementet e komplotit. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Indi, hindusët vrasin 31 mysliman

Categories

Archives