Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshillë studentëve dhe studenteve

Këshillë studentëve dhe studenteve

studentetKëshillë studentëve dhe studenteve

Pas këshillës së nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, me respektin dhe konsideratën më të madhe po i këshilloj të gjithë kërkuesit e dijeve të cilët janë në shoqërinë time në facebook ta kenë frikë Allahun e Lartësuar vazhdimisht. I lutem Allahut që t’ju jep sinqeritet në punën tuaj, t’ua ruaj imanin në zemrat tuaja dhe t’ju bëj të dobishëm ku do që jeni.
Për ju, dhe me ju po ndajmë së bashku këto porosi që kur i lexova personalisht përfitove dhe kështu këto i përktheva. Shpresoj që kjo shtatëshe të jetë e dobishme.
Porosia e parë:
– “Nuk ka vlerë e bukura pa moral, përkundrazi morali e shtonë bukurinë.”
Porosia e dytë:
– “Shumë prej njerëzve kërkojnë personin e përshtatshëm; në vend se çdo njëri të bëhet vetë personi i përshtatshëm.”
Porosia e tretë:
– “Kurë thonjtë rriten, nuk i presim gishtat por thonjtë; kështu është edhe me problemet, nuk i ndërpresim lidhjet mes vete por i largojmë problemet.”
Porosia e katërt:
– “Një burrë i tha gruas: kam ndaluar shikim tim nga harami që njerëzit të ndalojnë shikimet e tyre prej teje. Sa moral i mirë ky, i disa burrave. Vërtetë si të sillesh ashtu sillen.”
Porosia e pestë:
– “Nuk është e ndershme ta pëlqesh mjaltin ndërsa ta urresh bletën.”
Porosia e gjashtë:
– “I bindur në vetvete është ai i cili posedon shumë, ndërsa në paraqitje është modestë. Kapadaiu (mendjemadh) është ai i cili posedon pak, ndërsa shtiret se ka shumëçka.”
Porosia e shtatë:
– “Mendo dhe falendëro! Mendo për veten tënde, për familjen, për shtëpinë, për punën, për shëndetin, për shokët dhe dynjanë! Ditën e sotme ndaje në orë dhe puno, minutat llogariti vite, sekondat muaj, mbille hajrin, të mirëm, kërko falje nga Allahu (subhanehu ue teala)! Përkujtoje Allahun dhe përgatitu për botën e ardhshme! Jeto i gëzuar dhe i qetë, kënaqu me rrizkun me atë që ta ka ndarë Allahu (subhanehu ue teala).”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Disa rregulla të Bajramit

Shumë selame nga Ulviu.

Categories

Archives