Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshillat e Ibrahim Ibn Ed’hemit drejtuar njeriut të dëshpruar me jetën e tij!



Këshillat e Ibrahim Ibn Ed’hemit drejtuar njeriut të dëshpruar me jetën e tij!

deshperimi
Kaloi Ibrahim Ibn Ed’hemi pranë një njeriut të mërzitur dhe të dëshpruar.
Ibrahim Ibn Ed’hemi i tha:
Po të pyes per tre gjëra dhe dua përgjigje nga ti.
Njeriu i dëshpruar i tha:
Po, urdhëro!
Ibrahim Ibn Ed’hemi i tha:
A lëviz ndonjë gjë në këtë rruzull tokësor(nënqiell) pa dëshirën dhe lejen e Allahut?
Njeriu i deshpruar i tha:
Jo.
Ibrahim Ibn Ed’hemi e pyeti prap duke i thënë:
A të pakësohet rrizku(furnizimi) nga ajo që ta ka caktuar Allahu?
Njeriu i dëshpruar ia ktheu:
Jo.
Ibrahim Ibn Ed’hemi e pyeti prap duke i thënë:
A të pakësohet jeta jote nga ajo që ta ka caktuar Allahu?
Njeriu i dëshpruar ia ktheu:
Jo.
Ibrahim Ibn Ed’hemi i tha:
E, ateherë pse kaq shumë mëriztesh dhe dëshprohesh.
Nga arabishtja:
Suad B. Shabani









Categories

Archives