Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshilla të domosdoshme gjatë raporteve me njerëzit


Këshilla të domosdoshme gjatë raporteve me njerëzit


komunikimi

Këshilla të domosdoshme gjatë raporteve me njerëzit (Pjesa 1)

1. Raporti yt i mirë me Allahun të bën ty të jesh i pranuar dhe të të duan njerëzit.

2. I mençuri shoqërohet dhe u rri pranë -me aq sa ka mundësi- vetëm njerëzve të virtytshëm në dituri, në fe dhe në moral.

3. Njerëzit kanë shumë dëshirë të thirren me emrat që preferojnë.

4. Rruga më e lehtë për të përfituar zemrat e njerëzve është kujtimi i emrave të tyre, pasi kjo i bën ata të ndihen të rëndësishëm.

5. Mbaje mend emrin e bashkëfolësit tënd dhe përsërite atë gjatë bisedës. Kjo gjë e bën atë të të trajtojë me përzemërsi.

6. Bëhu i sinqertë gjatë përshëndetjes me të tjerët.

7. Nëse të afrohet ndonjë person që e njeh, por nuk të kujtohet emri i tij, atëherë së paku jepi të kuptojë se e njeh.

8. Përshëndetja me dorë shton vëllazërinë.

9. Takoji të tjerët me selam dhe përshëndeti duke pasur një buzëqeshje të butë në fytyrë.

10. Ofroju njerëzve mirësi dhe ndihmoji në kryerjen e nevojave të tyre.

11. Respekto objektivat dhe planet e të tjerëve.

12. Gjithmonë bëhu i sinqertë.

13. I mençuri i klasifikon njerëzit në dy kategori dhe para tyre vishet me dy lloje rrobash të ndryshme. Kategoria e parë janë njerëzit e rëndomtë, para të cilëve vishet me tërheqje dhe përmbajtje nga çdo fjalë dhe hap që bën. Kategoria e dytë janë njerëzit e afërt, para të cilëve zhvesh rrobat e rigorozitetit dhe vesh rrobat e miqësisë, të butësisë, të sakrificës dhe të konsultimit me ta.

14. Si i kritikon njerëzit për gabimet në të cilat mund të biesh edhe ti? Njerëzit kanë ndjenja dhe emocione, prandaj mos iu drejto atyre gjithmonë me kritika.

Një shkrim tjetër i dobishëm  RREGULLAT E LUMTURISË

15. Të fillojmë me numërimin e cilësive të mira (para të këqijave) te çdo njeri që takojmë dhe njohim.

16. T`u dhurojmë njerëzve respektin e të sinqertit e jo atë të lajkatarit dhe të servilit.

17. Të jemi fisnikë në lavdërimin dhe respektimin e njerëzve, për shkak se ata do ta kujtojnë këtë edhe pasi ne do ta kemi harruar.

18. Mos u fol njerëzve për gjërat që ti ke dëshirë, por folu atyre për gjërat që ata kanë dëshirë.

19. Shfaq interesim të vërtetë për ata që ke pranë.

20. Buzëqesh, pastaj buzëqesh dhe pastaj buzëqesh…

—————————–
Përktheu: Alaudin Abazi

Tags:

Categories

Archives