Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshilla të domosdoshme gjatë raporteve me njerëzit (Pjesa 2)


Këshilla të domosdoshme gjatë raporteve me njerëzit (Pjesa 2)


komunikim

Këshilla të domosdoshme gjatë raporteve me njerëzit (Pjesa 2)

21. Që të bëhesh orator i shkathët dhe i zoti, bëhu dëgjues i mirë. Inkurajoje bashkëfolësin tënd që të flasë për veten duke i parashtruar pyetjet që ti mendon se gëzohet po t’u përgjigjet.

22. Nëse dëshiron të lësh mbresa të mira në shpirtin e njerëzve që takon, dëgjoji ata me vëmendje dhe mos u përqendro vetëm në atë që ti dëshiron të thuash.

23. Nëse dëshiron të të hapen zemrat e njerëzve, atëherë flit për gjëra që i gëzojnë ata.

24. Bëje personin tjetër të ndihet se është i rëndësishëm (duke e lavdëruar me sinqeritet). Nëse i flet njeriut për veten e tij, ai është në gjendje të të dëgjojë me orë të tëra.

25. Mos i thuaj askujt direkt se e ka gabim.

26. Nëse je në gabim, atëherë pranoje atë nga të tjerët.

27. Kur të kërkosh diçka nga dikush, bëje atë me butësi e qetësi dhe largoju arrogancës dhe hidhërimit.

28. Kur të diskutosh me dikë, mos fillo nga gjërat për të cilat keni mospajtim, por fillo duke theksuar gjërat për të cilat pajtoheni.

29. Mos e ndërprit bashkëfolësin tënd me ndërhyrje, por lëre të ketë hise në bisedë.

30. Mundohu t’i shikosh gjërat nga këndvështrimi i bashkëfolësit tënd.

31. Vlerësoji mendimet dhe idetë e tjetrit.

32. Nëse dëshiron që njerëzit të joshen pas pikëpamjeve të tua, atëherë formuloje mirë mënyrën e interpretimit të tyre.

33. Jepu njerëzve shansin të sfidohen dhe të debatojnë ndershëm, që ata t’i vërtetojnë vetë aftësitë dhe meritat e tyre.

34. Para se t’i drejtosh dikujt ndonjë kritikë, fillo me lavdërimin e tij për ndonjë gjë me të cilën dallohet.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Caktimi dhe kësmeti

35. Vëri në pah gabimet e të tjerëve në mënyrë indirekte.

36. Flit rreth gabimeve të tua para se të kritikosh të tjerët.

37. Ofro propozime të pranueshme dhe mos nxirr urdhra të qarta, se askush nuk ka dëshirë të marrë urdhra.

38. Mos e nënçmo tjetrin gjatë këshillës, lejo që secili ta ruajë nderin e vet.

39. Më mirë lavdëro një punë të vogël të kryer sesa të kritikosh një punë të vogël të pakryer.

40. Nëse dëshiron që të tjerët të të vijnë pas, mbill në mendjet e tyre kujtesën e mirë për ty.

—————————–
Përktheu: Alaudin Abazi

image_pdf
Tags:

Categories

Archives