Thursday, 21/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshilla të dobishme për një jetë të lumtur

Këshilla të dobishme për një jetë të lumtur

Këshilla të dobishme për një jetë të lumtur

“BESIMI DHE KRYERJA E VEPRAVE TË MIRA

Kapitulli i parë

Themelin e asaj që neve na afron më tepër tek arritja e një jete të këndshme, e gjejmë në besim dhe në kryerjen e veprave të mira. I Lartësuari ka thënë:
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.”5
I Lartësuari na ka lajmëruar dhe na ka premtuar shpërblim në këtë dhe në botën e ardhme për atë tek i cili gjenden bashkë besimi dhe veprat e mira.
Shkaku i kësaj është i qartë, sepse me të vërtetë ata që besojnë tek Allahu, besojnë fenë e vërtetë e cila do t’i udhëheqë në veprim të drejtë, ndërsa si rrjedhojë fitojnë mirësi të zemrës dhe sjellje të mirë nga e cila do të kenë” “dobi në këtë botë dhe në Ahiret.
Në pranimin ose refuzimin e të theksuarës mbështetet lumturia dhe gëzimi, por edhe brenga, pikëllimi dhe shqetësimi. Kur njeriun e tillë e përfshijnë mendime të këqija, por edhe kur i ndodh diçka që do ta gëzojë, ai e pranon atë, i falënderohet Allahut dhe e shfrytëzon atë për të mirë të përgjithshme.
Prandaj, nga e tërë kjo për atë njeri do të burojë lumturia dhe ai do të dëshirojë që ta ruajë atë lumturi duke shpresuar në shpërblimin që u është premtuar falënderuesve, ndërsa ajo që u është premtuar falënderuesve, shumë i tejkalon të mirat dhe lumturinë, frytet e të cilave besimtari tashmë i ka vjelë.
Nëse e godet ndonjë fatkeqësi, ndonjë bela, e kap ndonjë brengë apo trishtim, ai do t’i kundërvihet asaj aq sa ka mundësi, ose do të tentojë ta zbusë dhe qetësojë situatën aq sa është e mundur dhe në mënyrën më të mirë do”
“të durojë, pasi kjo është e domosdoshme që të “mund t’i kundërvihet në mënyrë efikase fatkeqësisë që i ka rënë dhe të nxjerrë nga ajo përvojë dhe fuqi.
Njëkohësisht ai do të shpresojë në shpërblim të madh, në zhdukjen dhe tejkalimin e pengesave dhe vështirësive duke i zëvendësuar ato me lumturi dhe shpresë të këndshme në mëshirën e Allahut dhe shpërblimet e Tij, ashtu siç i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë në hadith të vërtetë:
“Është për t’u çuditur puna e besimtarit! Çdo punë për të është hair (fitim), nëse e takon lumturinë, ai e falënderon Allahun dhe kjo është e dobishme për të. Nëse i ndodh ndonjë e keqe ose dëm, ai bën durim dhe kjo është hair (fitim) për të, ndërsa këtë e gjejmë vetëm te besimtari”6
Më këtë, i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka treguar se besimtari e shumëfishon dobinë dhe fitimin e tij, të mirën e saj dhe frytin e punës së tij, qoftë nëse i ndodh diçka që e gëzon, ose bie në vështirësi.”
“Te njeriu ndërrohen pandërprerë dy gjëra: lumturia dhe fatkeqësia. Ndërrohen në periudha të ndryshme kohore, varësisht nga ajo se a janë të pranishme besimi dhe veprat e mira.
Nga e lartshënuara del se njeriu mund të jetë fatmirë dhe fatkeq. Ai që është falënderues dhe durimtar për këtë, do të arrijë fat dhe lumturi, do të marrin fund brengat, trishtimet, shqetësimet, ankthet dhe vështirësitë shpirtërore të tij, do t’u shmanget fatkeqësive jetësore dhe do jetojë jetë të këndshme në këtë botë.
Kushdo që thellohet në brengat e tij bëhet jo falënderues, jo i nënshtruar, e ndryshon sjelljen, reagon në mënyrë shtazarake, të zjarrtë dhe acaruese, në atë mënyrë që zemra e tij e humb rehatinë, copëtohet dhe përçahet nga të gjitha anët dhe tek ai paraqitet frika për humbjen e asaj që është më e dashur për të.
Përtej të gjitha mundësive që t’i përgjigjen kësaj, njeriu nuk ka parasysh atë që ka ndodhur, por
“por përmallohet edhe më shumë për gjërat e tjera të cilat ndonjëherë i arrin, e ndonjëherë jo.
Nëse i është caktuar që t’i arrijë, ai edhe më tej mbetet i shqetësuar nga shkaku i përmallimit të tij dhe sërish bie në situatë jo të favorshme, është i shqetësuar, i padurueshëm, frikësohet dhe është shumë nervoz; nuk mundet të pyesë për shkaqet e jetës fatkeqe e cila është e shkaktuar nga nervozizmi, sëmundjet shpirtërore dhe frika që e ka çuar deri në këtë gjendje të mjerueshme.
Ndërsa kjo, shkaqet e veta i ka në faktin se ai njeri nuk shpreson në shpërblim, se tek ai nuk ekziston durim, prandaj nuk ka asgjë që do t’ia lehtësonte gjendjen.
Gjithë këta shembuj janë marrë nga përvoja dhe po qe se vetëm njërin do ta zbatonim dhe aplikonim te njeriu, do të vërenim dallim të madh mes besimtarit që punon në përputhshmëri me besimin e tij dhe atij që nuk është i tillë.
“Feja na nxit që të jemi të kënaqur me përcaktimin dhe furnizimin e Allahut dhe me atë që ua ka dhënë robërve të Vet nga dhuntitë dhe begatitë e shumëllojshme.
Nëse besimtarin e kap sëmundja, varfëria ose diçka që mund t’i ndodhë çdokujt, ai edhe më tej do të jetë i lumtur, ngaqë është besimtar dhe është i kënaqur me atë që është caktim nga Allahu.
Ai nuk përmallohet për gjërat të cilat nuk i janë të caktuara dhe krahasohet me ata që janë në gjendje më të dobët dhe jo me ata që janë mbi të.
Për këtë ai është më i lumtur edhe se ai i cili është i kënaqur me të gjitha nevojat e kësaj bote, por në to nuk ka gjetur kënaqësi.
Kur njeriun, veprat e të cilit nuk janë në përputhshmëri me besimin e tij, e kap varfëria ose humbja e të mirave të kësaj bote, ai menjëherë e humb lumturinë.
Ndërsa në rastin tjetër, kur të ai paraqitet frikë “dhe shqetësim, ai iu përgjigjet me besim të fortë, shpirt të qetë dhe zemër të sigurt dhe i mbisundon ato, i kalon duke menduar mirë, me fjalë ose me vepra, duke e forcuar zemrën në atë mënyrë, duke u adaptuar në to.
Ai i cili nuk ka besim të fortë, do të reagojë në një mënyrë krejtësisht tjetër. Nëse atë e kaplon frikë, ai zemërohet, nervat i shqetësohen, bëhet si i hutuar, e kapin të dridhurat e ankthit, me të cilën humbet fuqia e të gjykuarit mbi gjërat elementare.
Këta lloj njerëzish, nëse nuk gjejnë ndonjë shkak natyror që ta kalojnë këtë, dobësohen, humbin nervat, ngaqë u mungon besimi i nevojshëm i cili në vete përmban durim. Kjo ndodh posaçërisht në gjendjet kritike kur hyjnë në mërzi dhe vështirësi.
Edhe te të devotshmit edhe te mëkatari, edhe te besimtarët edhe te mosbesimtarët, është i pranishëm tentimi që të gjendet motiv i cili do t’ju jepte fuqi që ta zbusin frikën dhe në këtë mënyrë të lehtësojnë gjendjen e tyre. “Mirëpo besimtari ka përparësi, ngaqë zotëron fuqinë e besimit, durimit, mbështetet tek Allahu dhe shpreson në shpërblimin e Tij dhe të tëra këto i japin më tepër gëzim, ia lehtësojnë barrën e frikës dhe fatkeqësinë ia bën më të lehtë. I Lartësuari thotë:
“…nëse ndieni dhembje edhe ata ndjejnë dhembje sikurse ju, e ju shpresoni nga Allahu çka ata nuk shpresojnë…”7
Atyre u vjen ndihmë nga Allahu dhe e zhduk frikën e tyre. I Lartësuari thotë:
“…Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit.”8
Ekzistojnë shumë mënyra që të largohet brenga, mërzia dhe shqetësimi, ndërsa bamirësia është në fjalën e bukur, në veprën e mirë, llojet e së cilës janë të njohura, ndërsa të gjitha bëjnë pjesë në vepra të mira.
Më bamirësi Allahu largon brengën dhe merakun, edhe nga i devotshmi, edhe nga mëkatari, por besimtari ka pjesë më të madhe në “atë, ngaqë bamirësia e tij bazohet në shpresën për shpërblimin e Allahut, ndërsa Allahu ia lehtëson për këtë shkak, sepse e ka lutur që t’i dhurojë nga të mirat e Tij dhe t’ia largojë fatkeqësitë nga shkaku i sinqeritetit të tij dhe shpresës në shpërblimin e Tij. I Lartësuari thotë:
“Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. e kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh.”9
I Lartësuari na ka lajmëruar se të gjitha këto gjëra janë hair për atë që i vepron, ndërsa hairi sjell hairin dhe largon të keqen.
Për qëndrueshmërinë e besimtarit, Allahu jep shpërblim të madh: ia largon brengën, vështirësinë, mërzinë dhe të ngjashme me to.”

Categories

Archives