Monday, 20/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshilla rreth shëndetit në stinen e Dimrit!



Këshilla rreth shëndetit në stinen e Dimrit!
Këshilla rreth shëndetit në stinen e Dimrit!

Pushimi, frutat dhe produktet me vitamina ju forcojnë përballë sëmundjeve. Bashkë me të ftohtin shfaqen edhe sëmundjet infektive të cilat kërcënojnë shëndetin e njeriut.

Specialistët sugjerojnë pu­shim, konsumimin e shumë frutave dhe zarzavateve për të luftuar me sëmundje si gripi, bronshiti, të ftohurit.

Ndryshimet stinore nxisin sëmundjet
Me ftohjen e kohës shtohen edhe rastet e shqetësimeve të rrugëve të frymëmarrjes.





Në fillim tek të sëmurët vihet re pak djegie fyti. Më pas kjo simptomë shoqërohet me simptoma të tjera si rrjedhje hundësh, kollë, lodhje dhe temperaturë.
Konsumimi i frutave dhe zarzavateve, i produkteve të pasura me vitamina dhe të veshurit mire para daljes nga shtëpia janë faktorë shumë të rëndësishëm të cilët na mbrojnë nga infeksionet.

Edhe ilaçet janë efektivë
Në kurimin e këtyre shqetësimeve mund të përdoren sprei hundësh, gargara për djegien e fytit dhe shurup kundër kollës.

Edhe produktet e pasura me antioksidues luajnë një rol të rëndësishëm në largimin sa më të shpejtë të sëmundjes.

 





Categories

Archives