Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshilla rreth agjërimit

Këshilla rreth agjërimit

lutje

1. Ngritja në syfyr dhe vonimi i tij. Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Çohuni në syfyr, sepse vërtet në syfyr ka bereqet.” (Hadith)
2. Shpejtimi i iftarit. Për agjëruesin është mirë (mustehab) të shpejtojë, të bëjë iftar posa të hyjë koha e tij. Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Njerëzit do të kenë mirësi gjersa ta shpejtojnë iftarin.” (Hadith)
3. Bërja dua para iftarit dhe gjatë agjërimit. Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Agjëruesit nuk i refuzohet duaja që ia bën Allahut gjatë iftarit.” (Hadith)
4. Largimi nga fjalët e panevojshme. Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Nuk është agjërim vetëm të përmbajturit nga ushqimi dhe pija, por edhe nga fjalët e panevojshme, grindjet, e nëse dikush të sulmon ose të fyen, ti thuaj: “Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm.” (Hadith)
5. Bujaria dhe kalimi i kohës në vepra të mira dhe duke lexuar Kuran. Siç transmeton Ibni Abbasi: “I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte njeriu më bujar, e më bujar ishte në muajin Ramazan… Xhibrili i vinte çdo natë Ramazani për t’ia mësuar Kuranin…” (Hadith)
6. Mësimi i fëmijëve me agjërim.
7. Bërja e iftarit me hurma.
8. Duaja e Muhamedit alejhi selam pasi bënte iftar: “Kaloi etja, u lagën venat dhe u realizua shpërblimi inshallah.” (Hadith)
9. Falja e namazit të teravive.
10. Itikafi në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.
11. Bërja e umres në Ramazan.
12. Agjërimi i gjashtë ditëve të shevalit pas Ramazanit.

Pergaditi: Hoxhë Valdet Kamberi

Categories

Archives