Tuesday, 24/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Keshilla per martese te lumtur 

Keshilla per martese te lumtur 

martesa e lumtur

Nusja dhe dhëndrri të emocionuar dhe të mahnitur me dasmën dhe martesën, vetëm disa muaj më vonë, e kuptojnë se martesa nuk është detyrë e lehtë, por ajo merr shumë mund dhe durim.
Këshillat e mëposhtme janë për burrin dhe për gruan që të marrin shumë shpërblime në këtë lidhje të mrekullueshme dhe të ndërlikuar.

Hyj në martesë me qëllim të pastër

Të dy bashkëshortët duhet të hyjnë në martesë me qëllimin e pastër.
Vetë martesa është një akt i adhurimit dhe secili nga bashkëshortët do të shpërblehet. Allahu do të jetë i kënaqur me ta dhe ky do të jetë elemeneti më vendimtar i sigurimit të paqes, stabilitetit dhe lumturisë në jetën martesore. Është e rëndësishme të ceket se kur akti i adhurimit vazhdon për një kohë të gjatë, atëherë bëhet e domosdoshme të përtërihet nijeti dhe të qëndrohet në rrugën e drejtë duke fituar shumë dobi.

Mos mbani shpresa joreale

Para martesës, njerëzit shpesh kanë ide joreale për burrin (gruan) e ardhshëm të tyre, posaçërisht përsosmëri në të gjitha aspektet.
Kjo rrallë ndodh në realitet dhe mund të sjell probleme dhe shqetësime të panevojshme.
Ne duhet ta dimë se Allahu, xhele shanuhu, i krijoi njerëzit si qenie të papërsosura, që do të thotë se gjatë jetës mund të bëhen shumë gabime.
Duke pasur parasysh jopërsosmërinë e njeriut, ne do të jemi përzemërsisht të befasuar dhe të kënaqur kur burri ynë është më i mirë se sa kemi shpresuar.

Theksoji të mirat e burrit tënd

Përderisa askush nuk është i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, theksimi duhet të bie mbi cilësitë positive që i ka burri. I
nkurajimi, lavdërimi dhe mirënjohja duhet t”i shprehet rregullisht burrit sepse i forcon këto cilësi dhe bën dobi edhe në paraqitjen e cilësive të tjera.
Duhet të bëhen përpjekje për injorimin e vetive negative, siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: â€oeBesimtari nuk duhet të ketë inat kundër besimtares.
Ai mund të mos e pëlqejë ndonjë veti të saj, por mund të gjej diçka të mirë te ajo që e kënaq.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Përdorues të kompjuterit - veproni 12 ushtrimet !
Tags:

Categories

Archives