Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshilla për leximin e Kuranit mbi ujë,mjaltë,vaj apo dicka tjetër

Këshilla për leximin e Kuranit mbi ujë,mjaltë,vaj apo dicka tjetër

Këshilla për leximin e Kuranit mbi ujë,mjaltë,vaj apo diqka tjetër

1)Të mendosh gjithmon se vetëm Allahu shëron,e jo xhini e as ndonjë hoxhë.
2)Ai që lexon Kuran,nuk duhet të jetë prej atyre që pijn duhan.Poashtu nuk duhet ta lëshoj asnjë kohë namaz pa e falur.
3)Gjat leximit të Kuranit,duhet pasur ndërmend se leximi bëhet për shkakë të shërimit;
4)Lexo me bindje se,vërtet po e shkatrron magjinë,e largon xhelozinë,dhe e djeg shejtanin,e të gjitha këto me ndihmen e Allahut;
5)Mos lexo Kuran në vendin e papastër,e as në vendin ku gjendet qeni apo ndonjë fotografi;
6)Mos lexo Kuran duke qenë I papastër e as pa abdest;
7)Mos lexo Kuran mbi diqka që është e papastër(si p.sh.alkooli) apo dyshon se është e papastërt,kurse të tjerët konsiderojnë se ajo është ilaq;
8)Nën ajetet që je duke I lexuar vendose gishtin tregues të dorës së djathtë;
9)Gjatë leximit të Kuranit,kërko prej Allahut që me këtë ta shërojë të sëmurin;
10)Gjatë leximit,goja duhet të jetë mbi vrimën e enës,ashtu që era që delë nga goja të shkojë në enë;
11)Lexoj ajetet për ruajtje apo së paku një ajet me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së ujit,mjaltit apo vajit nga shejtani apo xhini;
12)Gjatë përdorimit të ujit,vajit,apo mjaltit,mbi të cilat është lexuar Kuran,I sëmuari duhet t’I lexojë suret:Ihlas,Felek,Nas,e me qëllim të rifillimit të leximit.

Categories

Archives