Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshilla për ditët e nxehta, grupet e rrezikura dhe pasojat

Këshilla për ditët e nxehta, grupet e rrezikura dhe pasojat

Dr Argëzon Sulejmani

Meqenëse për ditët ne vijim janë parashikuar temperatura ajrore të jashtëzakonshme(të larta), mënyra e përballimit të tyre, poashtu kërkon një stil jetese jo të zakonshëm.

Ja disa këshilla:

Evitoni daljet në diell në pikun e vapës(prej orës 11-16h), veçanarisht e vlefshme për fëmijet e vegjël, të sëmurët kronik(kardiak-me zemër, hipertenziv-me shtypje gjaku të lartë, endokrinët-të sëmurët me sheqer, kolesterol, aterosklerozë, me migrenë-dhembje koke të shpeshta, astmatikët dhe të sëmurët mushkërorë, të imunosuprimuarit-të sëmurët leuçemik, anemik, me tumore, në dializë) si dhe moshat e shtyra.

Kontakti fizik në orët e pikut të vapës preferohet të ju gjejë të veshur me rroba të lehta(pambuku, të çelta, aeropermabile), syza dielli, kapela me strehë, nën hije çadre. Përdorini kremat me faktor mbrojtës nga dielli në çdo dalje. Përshpejtojeni kohën e qëndrimit në diell. Dielli i ditëve me temperatura mbinorme nuk ka asnjë efekt pozitiv.

Konsumoni shumë lëngje, veçanarisht dhe në mënyrë absolute ujë të rrjedhshëm e jo të akullt(2-3l). Konsumoni sa më shumë ushqime fijore(pemë dhe perime), sepse këto e rrisin motilitetin e sistemit tretës(zorrëve) dhe mundësojnë hidratimin(lëngëzimin) normal të organizmit. Ushqimet e preferuara janë “ushqimet me lugë” në formë të sallatave të freskëta ose të valuara, supat e lehta me sasi sa më të vogël kripe e mëlmesash. Bëni kujdes që të vjelat e kopshteve të jenë të çliruara prej pesticideve dhe kontaminimeve nga vapa, këtë mund ta siguroni duke i pastruar paraprakisht pemët dhe perimet në ujë të rrjedhshëm për disa minuta.

Evitoni pijet me gaz, sasi të shtuar sheqeri, kafenë, alkoolin, birrën. Të gjitha këto kanë efekt diuretik(rrisin shpeshtinë dhe sasinë e urinimit) e që i kontribuojnë dehidrimit ose çlëngëzimit të organizmit. Dehidrimi edhe është faktori kryesor që shpie në kolapse të rastit(të fiktët).

Evitoni ushqimet e shpejta “fast food” meqenëse nuk ju sigurojnë vlerat e duhura energjike, kurse rrisin metabolizmin dhe tharjen sezonale(dehidrimin). Shtuar kësaj mundësinë e rritur që përmes tyre të vie deri tek intoksikimet(helmimet) jo të rralla verore.

Bëni kujdes që ambientet e mbyllura të jenë mirë të ajrosura dhe klimatizuara ashtu që diferenca termike të mos i kalojë 5-6C, bëni dushe të shpeshta me ujë të vakët, perdorini peshqirë dhe kompresa të tjera të lagështa rreth qafës.

Ankesat se tanimë ju mund të jeni bërë viktimë e pikut të vapës janë:
-dehidrimi (plogështi, dhëmbje koke, dhëmbje muskulare, të fiktë).
-goditja nga dielli (temperatura trupore rreth 40C, skuqje dhe tharje e lëkurës, pulsi i shpejtuar, dhëmbje koke, gjendje të fikti)
-plogështi e përgjithshme (djersitje e tepruar deri në mungesë djerse, shtangje muskulare, lodhje, plogështi, marramendje, nauze).

Categories

Archives