Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshilla kundër zbokthit

Këshilla kundër zbokthit

Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve.

Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore.

*Këshilla kundër zbokthit
Zgjidhja e parë për zbokthin është aloe vera. Fërkojeni xhelin e aloes verës në skalpin tuaj, lëreni për 10 minuta dhe lajini flokët tuaj me një shampo të lehtë. Bëjeni këtë një herë në javë.

Për të trajtuar zbokthin, përdorni limonin, pasi ju ndihmon të kthejë balancën e pH në skalp. Një trajtim tjetër i efektshëm kundra zbokthit është dhe përzjerja e një luge caji lëng limoni me 2 lugë caji uthull. Përzjerja duhet masazhuar në skalp dhe më pas të shpëlahet .

 

Categories

Archives