Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

O Miskin, kë po mashtron?!


O Miskin, kë po mashtron?!


rera

Imam Fudejl Ibn Ijadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ”O Miskin! Ti je një njëri i lig dhe e mendon veten tënde se je një që bën mirë.

Ti je një injorant dhe e mendon veten tënde se je dijetar.

Ti je një koprrac dhe e mendon veten tënde se je bujar (zemërgjerë). O i pamend!

Ti sheh (veten) se je i zgjuar. Koha jote është e shkurtë, por shpresa jote është e gjatë.”

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ”Unë them: Po, pasha Allahun, ai (Imam Fudejl Ibn Ijadi) ka folur të vërtetën.

Dhe ti je një shtypës (tiran), dhe e mendon veten tënde si një i cili është i shtypur.

Dhe ti ha çfarë është e paligjshme (haram) dhe mendon se je i kujdesshëm dhe i frikshëm (në këtë drejtim).

Dhe ti je një mëkatarë dhe e mendon vetën tënde se je i drejtë dhe i mirë.

Dhe kërkon dituri (të fesë) për botën, dhe ende mendon se je duke kërkuar atë për Allahun.”

Burimi: ”Sijer E’Alam En-Nubela”, 8/440.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Plaku dhe djali i tij i burgosur
Tags:

Categories

Archives