Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshilla bazike për nënat gjidhënëse

Këshilla bazike për nënat gjidhënëse

9 këshilla bazike për nënat gjidhënëse

Shumë nëna pas lindjes së fëmijës mund të kenë probleme me qumështin e gjirit, dhe nuk është për tu habitur pse prindërit fillojnë të shqetësohen nëse bebeja duhet të pijë qumësht gjiri apo qumësht artificial (formula).

Gjithmonë ka ndryshime mes fëmijëve që pinë qumësht gjiri, krahasuar me ata që ushqehen me qumësht artificial.

Këto dy lloje ushqimi janë të ndryshme, duke filluar nga fakti se qumështi i gjirit përvetësohet e tretet shumë më mirë se ai artificial.

Për këtë arsye fëmijët që pinë qumështin e nënës uriten më shpesh. Për fëmijën është më e vështirë të thithë qumështin nga gjiri i nënës sesa nga biberoni, kështu fëmija që pi qumështin e nënës mund të marrë sasi më të vogël qumështi sesa ai që pi formula, e rrjedhimisht ndryshon edhe pesha në këto dy raste.

Pediatrit kanë hartuar 9 këshilla bazike për nënat lidhur me ushqyerjen e foshnjeve, dhe lista është si më poshtë

  1.  Jepini fëmijës sasinë e nevojshme të qumështit
  2.  Jepini fëmijës qumësht nga të dy gjinjë
  3.  Të vegjlit duhet të pinë shpesh por pa e tepruar
  4.  Gjatë pirjes krijojini foshnjës mundësi të pushojë nga pak
  5.  Nëna që ka fëmijën në gji duhet të marrë sa më shumë lëngje
  6.  Ushqimi i nënës duhet të sigurojë elementet e nevojshme
  7.  Sa më shumë të pijë fëmija, aq më tepër qumësht prodhon gjiri
  8.  Fëmijës deri në gjashtë muaj nuk i jepen ushqime jo të lëngshme
  9.  Nëna që ka fëmijën në gji duhet të shmangë stresin, shqetësimet

Categories

Archives