Thursday, 20/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kësaj i thonë urrejtje fetare: Eksperti nga Fox News, vritini muslimanët

Kësaj i thonë urrejtje fetare: Eksperti nga Fox News, vritini muslimanët

Kësaj i thonë urrejtje fetare: Eksperti nga Fox News, vritini muslimanët

Një “ekspert” i medieve nga Shtetet e Bashkuara ka bërë thirrje për vrasjen e të gjithë myslimanëve, në një porosi në Twitter. Ai e bëri këtë cicërimë ‘sarkastike’ në përgjigje të bombardimeve në maratonën Boston.

Erik Rush, një panelist i rregullt në Fox News, tha se sipas tij fajin për bomba e kanë “ekstremistët islamikë”.
“Ec e sillni sauditë në vend pa i kontrolluar mirë!” shkroi ai në Twitter.
Një përdorues tjetër Twitter e pyeti, “A jeni duke i fajësuar muslimanët?” – Rush u përgjigj: “Po, ata janë të këqijtë! Të gjithë duhet të vriten.”.
Rush tha më vonë se cicërima e tij ishte “sarkastike”, dhe e kishte fshirë postimin e tij menjëherë.
Por shpërthimet në Boston tërhoqën një përgjigje më të matur nga mediat ndërkombëtare.
Incidenti ka dominuar në faqet e para të gazetave në Mbretërinë e Bashkuar. The Daily Telegraph ka pasur titullin “kasaphanë në maratonë”, ndërsa The Sun e kishte titullin “maratona vrasëse”.
Shpërthimet në Boston kanë vrarë të paktën tre persona dhe qindra të plagosur. Autoritetet në SHBA e përshkruan incidentin si një akt i terrorit, edhe pse ende nuk kanë spekuluar se kush ishte prapa shpërthimeve. Presidenti Obama u betua të hënën se ata që janë pas bombardimeve “do të ndjejnë peshën e plotë të drejtësisë.”
Të paktën 128 persona janë shtruar në spital pas incidentit, dhe tetë prej tyre ishin në gjendje kritike, thanë zyrtarët.
Policia britanike janë duke rishikuar planet e sigurisë për Maratonën e Londrës që do të mbahet të dielën.
/mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Rusia dhe SHBA-ja në hapësirën kibernetike: a është i mundur vallë friendship mes tyre?

Categories

Archives