Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Kerry: Po rritet mbështetja për sulm ndaj Sirisë

Kerry: Po rritet mbështetja për sulm ndaj Sirisë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se shumë vende janë përgatitur për të marrë pjesë në goditjet ushtarake të kryesuara nga SHBA-ja..

artikuj

“Ka një numër vendesh të cilët janë përgatitur për të ndërmarrë veprime ushtarake,” tha Kerry në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez Laurent Fabius.

Kerry tha gjithashtu se ai ishte i inkurajuar nga një deklaratë e Bashkimit Evropian, e cila bënte thirrje për një përgjigje “të fortë” ndaj sulmit me armë kimike.

Ndërsa Ministri i Jashtëm francez u tha gazetarëve se tashmë kishte “një mbështetje të gjerë dhe në rritje” që inkurajonte veprim në Siri.

“Tani për tani, shtatë nga tetë vendet e G8 ndajnë mendimin se kërkohet një reagim i forte, dhe të 12 nga 20 vendet e G20 gjithashtu ndajnë këtë mendim,” tha Fabius.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për zbardhjen e raportit nga inspektorët e armëve të OKB-së, përpara çdo reagimi ushtarak.

Ndërsa Në Riad, Këshilli i Bashkëpunimit të Vendeve të Gjirit i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë menjëherë për të shpëtuar popullin sirian nga shtypja e regjimit të Bashar Al Asad. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Gazetari i njohur sportiv, serbi Marjan Mijajlovic perqafon Islamin

Categories

Archives