Wednesday, 21/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Kërkoni tek Allahu strehim nga mësyshi, sepse mësyshi është realitet që ekziston



Kërkoni tek Allahu strehim nga mësyshi, sepse mësyshi është realitet që ekziston

Argumentet e ekzistimit dhe ndikimit të mësyshit

Ashtu siç në Sherijat ka argumente për ekzistimin dhe ndikimin e sihrit, njëashtu ka argumente tekstuale në transmetimet tradicionale për ekzistimin dhe ndikimin e mëshyshit (syrit);

1. Në komentin e Kur’anit të Ibn Kethirit ceket “se Ja’kubi [alejhi selam] kur i pergatiti bijtë e vet sëbashku me Bunjaminin për në Egjipt, i urdhëroi që të mos hynë nga një derë, por të hynë nëpër shumë dyer, sepse kishte frikë që njerëzit mos t’i marrin mësyshë e t’I dëmtojnë, sepse ata me të vërtetë Kanë mundësi edhe kalorësin ta hedhin nga kali. Kjo ngase ata fizikisht ishin të bukur dhe elegant.”

“Po ai (Jakubi) tha: ‘O bijtë e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i Allahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëni i Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t’i mbështeten ata që. besuan. Dhe ata hynë ashtu si porositi babai i tyre., po ajo nuk ishte gjë që do t’u ndihmonte asgjë nga caktimi i Allahut, përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për te, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf: 67, 68) Pjesa e ajetit “përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu.” bëhet fjalë, sipas Ibn Kethirit, për ate “se prej tyre është larguar mësyshi” me ate që e dëgjuan këshillën e babait të tyre duke hyrë nga një nëpër dyer të ndryshme.

Buhariu transmeton hadithin nga Aishja e cila thotë: “Ka urdhëruar (ose më ka urdhëruar) Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] të këndohet rukje nga mësyshi.”

Në komentin e këtij hadithi Ibn Haxheri cekë transmetimin e Ahmedit nga Ebu Hurejres:





“A’jn (mësyshi) është realitet ku merr pjesë shejtani dhe zilia e pasardhësve të Ademit.”

2. Edhe Muslimi shënon transmetimin nga Ebu Hurejra [radia-llahu anhu]: “Mësyshi është i vërtetë, realitet”

3. Ibn Maxhe ka shënuar transmetimin nga Aishja [radiallahu anha] për të cilin shejh Albani thotë se është i vërtetë: “Kërkoni tek Allahu strehim nga mësyshi, sepse rnësyshi është realitet që ekziston.”

4. Buhariu ka shënuar në “Tarihun” e tij transmetimin nga Xhabiri [radiallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Vdekshmëria më e madhe në Umetin tim, pas caktimit të Allahut,është nga ndikimi i mësyshit” Për këtë transmetim shejh Albani thotë se është hasen (i mirë).