Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kerkim falje tek Allahu i Lartmadheruar


Kerkim falje tek Allahu i Lartmadheruar


estagfirullah
Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Kush bën shumë istigfar, Allahu do t’i japë zgjidhje nga çdo preokupim, do t’i bëj rrugëdalje nga çdo ngushtësi dhe do ta furnizojë nga nuk e pret”. (Imam Ahmed, sahih)

 

Fjalët e istigfarit të cilat janë transmetuar nga Pejgamberi salallahu alejhi ue selem:

1. (Estagfirullah)- i kërkoj falje Allahut.
2. (Allahummegfirlii)- O Allahu im, më fal.
3. (Rabbigfirlii, ve tub alejje inneke ente tev-vabu rrahim)- O Zoti im, më fal mua, më prano pendimin, ti je Ai që e pranon pendimin, i Mëshirshmi. (Ebu Davud dhe Ibën Maxhe, ndërsa shejh Albani e ka vërtetuar këtë transmetim)
4. (Estagfirullahe el-ledhi la ilahe il-la Huve, el Hajju el Kajjumu ue etubu ilejhi) – Kërkoj falje te Allahu, pos të Cilit s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë, i Gjalli, i Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje dhe tek Ai pendohem. (Ebu Davudi e ka transmetuar, ndërsa shejh Albani e ka bërë sahih)
5. (SubhanAllahi ve bihamdihi, estegfirullahe ve etubu ilejhi) – I Madhëruar qoftë Allahu, te Ai pendohem. (Muslim)
6. Zotëriu i istigfarit dhe mirësitë e tij:
Allahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ve ene ?abduke ve ene ?ala ?ahdike ve va?dike mesteta?tu e?udhu bike min sherri na sana?tu eb`u leke bi ni?metike ?aleje ve eb`u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente.
O Allah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje (Buhari)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mos u nervozo!

Categories

Archives