Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Keqtrajton babain se nuk e linte të mbillte hashash

Keqtrajton babain se nuk e linte të mbillte hashash

hashash shqiperia

TEPELENE – Rreh babanë se nuk e lejonte të mbillte drogë, shpallet në kërkim 21-vjeçari. Ergest Rapaj nga fshati Zhulaj i Tepelenës është larguar në drejtim të paditur nga policia, pasi kjo e fundit ushtroi një kontroll në banesën e tij për hashash. Zbulimi i lëndësnarkotike ka ardhur fill pas ankesave të shumta që ka depozituar në Policinë e Tepelenës i ati i tij AristidhRapaj, se i biri e keqtrajtonte.

Pikërisht kultivimi i hashashit pa lejen e të atit ka qenë baza e konfliktit mes tyre dhe dhunimit të 53-vjeçarit prej të birit. Sherri mes tyre ka vazhduar për një kohë të gjatë, pasi tashmë i riu e kishte korrur dhe po e përgatiste për shitje bimën narkotike.

Pas njoftimit, Policia e Tepelenës ka shkuar mesditën e së shtunës në vendngjarje ku gjatë kontrollit të banesës ka gjetur lëndën narkotike prej 10 kg në afërsi të saj, pikërisht në plevicë. Malli narkotik u gjet i prerë në boçe të bëra gati për tharje. Njëkohësisht, gjatë kontrollit në banesën e Rapajt u gjet edhe një qese plastmasi me lëndë narkotike. Nga veprimet e para rezultoi seRapaj në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike ndaj babait të tij 53- vjeçar.

Për këtë, Policia ka ngritur kërkesëpadi për të lëshuar urdhër-mbrojtje të menjëhershëm ndaj Aristidh Rapajt. Ndërsa kultivuesi 21-vjeçar, sapo ka parë policinë, është larguar në drejtim të paditur. /albeu/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Protesta e opozitës, Kryeministria mbrohet me femra (FOTO-LAJM)

Categories

Archives