Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Keni dëgjuar për miswakun?

Keni dëgjuar për miswakun?

PËRDORIMI I DREJTË I MISVAKUT !

– Në çdo kohë dhe çdokund në përdorim.

Për të mirat e misvakut kemi artikuj të ndryshëm kurse si është përdorimi i drejtë ka shumë pak të dhëna në gjuhën tonë. Këtu do të mundohemi të japim një sqarim më të qartë mbi përdorimin e drejtë të misvakut InshaAll-llah. Kurse nëse ndokush gjen gabime dhe përmirësime janë të gjithë të mirëseardhur me udhëzimet e tyre, duke lut All-llahun azze ve xhel që të ju shpërblen me të mirat e Tij të pafund për mundin tuaj.

Nga përdorimi i drejtë është edhe arritja e higjienës në gojë me anë të misvakut.
Këtu keni disa informacione për përdorimin e misvakut.Koha kur mund të përdoret:- Pas ngrënies:
Me përdorimin e misvakut ju i lani dhëmbët tuaja pas secilit ushqim; por pa lënë ndjenjën e djegies të pastës së dhëmbëve pas larjes së dhëmbëve me anë të brushës dhe pastës.

– Zvogëloni nervositetin:
Përtypeni misvakun dhe në atë mënyrë do të largoni nervositetin tuaj – njëherit arrini edhe të mira për arritjen e higjienës së gojës! Përtypeni më mirë misvakun se lapsin!

– Zen vend në secilin xhep të palltos, të këmishës, të pantollave, në çantë dhe është një përcjellës i shkëlqyer për dhëmbë të shëndetshëm.

– Pastrimi i dhëmbëve gjatë grarjes së veturës

– Pastrimi i dhëmbëve në vend të punës

– Èdoherë me vehte – në çdo kënd të shtëpisë, në restorant, në vendin e punës, në kohën e lirë, gjatë udhëtimeve etj.

Èka duhet marrur parasysh:

Ju lutemi të keni kujdes që gjatë përdorimit të misvakut mos të shtypni shumë në mishin e dhëmbëve. Sikur edhe te brushat normale mundet që me anë të shtypjes së madhe mundet të vjen deri te ndonjë lëndim në mishin e dhëmbëve. Për pastrim normal mjafton një shtypje e butë e misvakut në dhëmbë. Kurse vetëm për një masazhë të mishit të dhëmbëve mjafton një fërkim i lehtë mbi mishin e dhëmbëve.

Për fëmijët misvaku është brusha ideale për të mësuar pastrimin e dhëmbëve, për në shkollë dhe për në aktivitete tjera. Në këtë mënyrë bëhet pastrimi optimal edhe i dhëmbëve të qumshtit. Fëmija përtyp në fijet natyrale dhe të shëndetshme të misvakut, të cilat i pastrojnë dhe mineralizojnë dhëmbët.

Përdorimi:

1. Përgatitja:
– Para përdorimit të parë shpërlajeni misvakun me ujë që të zbutet pak. ( Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili )
– Qëroni lëvoren e misvakut përafërsisht 1-2 cm. në majë.
– Nëse misvaku është tepër i thatë atëherë zbuteni majen e misvakut në ujë për një kohë të shkurt.( Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili )
– Përtypeni pak derisa të jetë formuar një lloj brushe në maje ( sikur që shihet lartë )

2. Pastrimi:
– Pastroni gjithmonë prej mishit të dhëmbëve – lartë
– Pastroni edhe pjesët tjera dhe mbrendinë e dhëmbëve
– Fijet që thehen gjatë pastrimit nxjerrni jashtë

3. Ruajtja:
– Ruani misvakun në një vend të pastërt dhe të thatë.
– Edhe pas tharjes misvaku juaj është i butë

4. Rivendosja:
– Nëse fijet e misvakut janë bërë shumë të buta dhe të çara, ju mundeni thjeshtë ta preni atë pjesë dhe të filloni prap nga pika 1. Si është përshkruar më lartë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Hurmat në këndvështrim profetik

– Pas 2-3 ditësh të përdorimit është e preferuar që të preni pjesën e përdorur dhe të përdorni pjesën tjetër.
– Një dru i misvakut prej përafërsisht 15 cm. përdoret gati 4 javë, mvarsisht sie dhe sa herë e përdorni në ditë.

Informacione të vlefshme:
– Misvaku është një produkt tradicional për higjienën e dhëmbëve dhe të gojës për të cilën shumë na ka udhëzuar i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem.

Në dy sahiha është shënuar se i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:”Sikur mos të mendoja se kjo do të ishte tepër e rëndë për pasuesit e mi, do të jepja urdhër që t’i pastronin dhëmbët me misvak para çdo namazi”. ( Buhariu 2/312; Muslimi 252).

I Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Pastrimi i dhëmbëve me misvak është praktikë e mirë higjienike e cila pastron gojën dhe e kënaq Zotin”. ( Buhariu 4/137 )

I Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem e kishte zakon t’i lante dhëmbët me misvak e edhe kur qëndronte i shtrirë në shtratin e tij të vdekjes. ( Buhariu 8/ 106 )

Me mijëra vite është përdorur nga njerëzit duke arritur veti shumë pozitive nga të mirat e kësaj brushe natyrale e cila nxirret nga rrënjët e drurit të miswakut që njihet edhe me emrin ( Arakbaum, Salvadora Persica ).

Jo vetëm pastrimi mekanik, por edhe efekti desinfektues dhe desodorues e bënë misvakun një përcjelllës të përditshëm për dhëmbë të shëndoshë.

Të mirat e përdorimit:
– Era e mirë e gojës
– Në çdo kohë dhe çdokund në përdorim
– Bëhet mineralizimi i dhëmbëve
– Masazhë e mishit të dhëmbëve
– Nuk ju nevojitet pastë e dhëmbëve pasi ajo i ka të gjitha vetitë e një paste
– Arrihet higjiena natyrale kahë pas kohe
– Parandalon formimin e pllakës dentare dhe gurëve, të cilët janë faktorët kryesorë në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve dhe kariesit (prishja e dhëmbëve)

Ibn Abbasi radijallahu anhu ka thënë se pastrimi i dëmbëve me misvak sjell dhjetë dobi:
1. Freskon gojën
2. Pastron trurin
3. Krijon ndjenjën e të qenurit i shëndoshë
4. E tret sekrecionin
5. Eliminon murtajën
6. E përgatit lukthin për ushqimin tjetër
7. Përmban në vete sunnetin
8. Zoti i Lartëmadhëruar kete e deshiron
9. Rrit virtytin e individit
10. I gëzon meleqtë

-Komentues të tjerë pohojnë se pastrimi i dhëmbëve me misvak:

– E mprehë kujtesën
– Adapton shqisat
– Forcon mishin e dhëmbëve
– Pastron të parit pengon prishjen e dhëmbëve
– Ndihmon tretjen
– Pastron fytin i sjell dobi zërit ngjizur ose të shterur
– E bën të follurit më shprehës
– Kthjellon njeriun e përgjumur
– Rrit aftësinë e të lexuarit
– Ndihmon individin për të falë Namaz dhe të mësojë Kur’anin
– All-llahu dhe melaiket kete e deshirojne
– E bën njeriun më të virtytshëm

Lus All-llahun azze ve xhel; të Gjithdijshmin të më falë gabimet gjatë shkrimit dhe përkthimit. Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani

Libri i përdorur për të dhënat e Pajgamberit salallahu alejhi ve selam

Mjekësia e Të Dërguarit Muhammed Ibn – Kajjim el – Xhevzi- Përkthim nga Prim Dr. Med. Sci. Ali F. Iljazi

Tags:

Categories

Archives