Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Kënaqësia në Namaz !?

Kënaqësia në Namaz !?

namazi kenaqesia
– Veshu bukur (pastert).
– Mer abdes duke buzeqesh.
– Shtrije sexhaden dhe gjeje nje vend te qetë.
– Thirre ikametin me zë mesatar dhe ngriti duart për tekbir.
– Thuaj: All-llahu Ekber me frikërrespekt për Të.
-Fillo me suren El-Fatiha, dhe kujtoje hadithin e Pejgamberit alejhi selam:
”Robi bisedon me Allahun përderisa është në namaz”
Medito rreth sures el-fatiha dhe kujtohu që je duke bisedu me Krijuesin tënd.

-Kujtohu që Allahu e ka pranu takimin me ty dhe po bisedon me ty.
Përderisa je në Namaz ndjeje veten sikur je mes Tokës dhe Qiellit.
Je vetëm ti dhe sexhadja jote, je i vetëm para All-llahut, Krijuesit tënd.
Je drejtuar para Allahut dhe je duke fol me Të, Allahu po të dëgjon dhe
po e shikon namazin tënd, kujtoje që Allahu po i përcjell lëvizjet e tua në namaz,
se si po rrin në kijameh, si po shkon në ruku, si po kthehesh nga rukuja dhe si po shkon
në sexhde. Se si po flet dhe po lutesh….

Ndjeje sexhden dhe mundohu të qëndrosh në sexhde me shume se që qëndron në kijame dhe ruku.
Mundohu që në sexhde të lutesh më shumë dhe ta ndjesh veten më afër All-llahut, Krijuesit të
Tokës dhe Qiellit, Krijuesit të botrave….

Falenderoje All-llahun që je Musliman, që ta ka mundësu ti falesh vetëm Atij e jo drurit,zjarrit,gurit…
Falenderoje Allahun me zemër e me shpirt që je pjesëtar i ketij dini.
Falenderoje Allahun përderisa je në namaz dhe lutu që të jetosh dhe vdesësh vetëm si musliman!

Dhe për fund: Lute Allahun që ta ndriqon zemrën e ta ndjesh kenaqësin e namazit ashtu sic e ka ndier
Pejgamberi alejhi selam, shokët e tij dhe njerëzit e devotshëm e të sinqertë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  PËR KËTË ARSYE E KA MARRË EMRIN DYNJA!

Përshtati: Fikri Mehmeti

Categories

Archives