Tuesday, 19/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kënaqësia bashkëshortore – Autor: Shejh Albani

Kënaqësia bashkëshortore – Autor: Shejh Albani

Jeta e myslimanit është e bazuar e ndëtuar në principe, themele dhe në baza që duhet t’i praktikojë e t’i pasojë si mysliman, ndërsa para së gjithash si njeri të cilin Allahu i Lartësuar e ka nderuar kur thotë:

“Ne i kemi nderuar bijët e Ademit.” (El Isra, 70)

Në një vend tjetër thuhet:

“Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer.” (Et Tin, 4)

Kjo krijesë e mrekullueshme e Allahut është krijesë të cilës Allahu i dha dinjitet, e dalloi dhe e lartësoi mbi krijesat tjera, e krijoi në formën më të bukur dhe e ngriti në vendin më të lartë. Për këtë shkak thotë:

“Pa dyshim, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – pikërisht ata janë krijesat më të mira.” (El Bejine, 7)

Ai, shkalla e të cilit është kështu e lartë te Krijuesi i tij, ai duhet të kujdeset që të udhëheqë e të veprojë sipas programit dhe urdhërit të cilin ja ka shpallur Krijuesi i tij dhe që dëshirat e tij seksuale t’i shfrytëzojë ashtu siç do të jet i kënaqurë Allahu i Lartësuar e jo t’u nënshtrohet shejtanëve xhinë dhe njerëz, të cilët do ta çojnë majtas e djathtas, poashtu nuk duhet ti nënshtohet erës së amoralitetit i cili do ta bartë e hedhë prej një vendi në një vend tjetër, prej një stacioni në një stacion tjetër, prej humnerës në një humnerë tjetër, prej çmendurisë në një çmenduri tjetër…

Këtë sferë të jetës së njeriut duhet ta ?sqarojmë? më hollësisht dhe duhet të gjejmë zgjidhje adekuate me qëllim që njeriu në këto principe ta vendos jetën dhe ta ndërtojë ardhmërinë e tij. Jo vetëm kjo, mbi këto principe e parime ai ta ndërtojë ardhmërinë e shumë gjeneratave të këtij ummeti i cili ka kaluar nëpër etapa të rënda, ka përballuar sëmundje të ndryshme dhe ka tejkaluar kriza të ndryshme.

I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Po ua lë dy gjëra me të cilat nuk do të humbni; Librin e Allahut dhe sunnetin tim.” (El Mustedrek)

Për këtë njeriu është bujar dhe i denjë, sepse Allahu i Lartësuar e ka bërë kalif në Tokë, e ka bërë që të udhëheqë e të drejtojë në Tokë:
“Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë.”

Në këtë libër të vogël, do të flasim për këtë nevojë të njeriut me anë të Kuranit dhe sunnetit të të Dërguarit të Allahut sallallahu alejhi ue selem.

MARRËDHËNIET INTIME NË KURAN DHE NË SUNNET • .. (2)

– Që në fillim dëshirojmë që të flasim për atë që e thotë Allahu i Lartësuar në Librin e Tij lidhur me marrëdhëniet intime mës mashkullit e femrës, rreth asaj që e thotë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe rreth asaj që e kanë thënë dijetarët myslimanë duke i komentuar këto fjalë, me qëllim që ndonjë me dituri të mangët, mos të lajmrohet e të thotë se kjo temë është ?#?tabu?, se kjo është ?#?turp? dhe se për këtë nuk duhet të flitet. Në anën tjetër, prindërit e kanë për obligim që t’i mësojnë fëmijët e tyre për principet islame lidhur me marrëdhëniet seksuale, me qëllim që fëmijët diturinë e tyre mos ta marrin prej burimeve të prishura dhe prej njerëzve të prishur.

Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetsoheni pran tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzitë që mendojnë.”
-> (Er-Rumë, 21)<-

Nëse lexojmë suren e Kuranit, El-Bekare, do të hasim ajetin:
“Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni. Por bëni diçka (të mirë) për veten tuaj.”
->(El-Bekare, 223)(Fethul-bejan fi mekasidil-Kuran, Ebu Tajjib el-Fettuhi, Katar.)(Buhari dhe Muslimi)<-

Ibn Abbasi tregon: “Omeri radijallahu anhu kishte dhkuar te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe kishte thënë: “O i Dërguari i Allahut, u shkatrrova.” “Çfar të shkatërroi?” – kishte pyetur Pejgamberi. Omeri kishte thënë: “Mbrëmë kam pasur mardhënie me gruan nga mbrapa.”
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem heshti dhe pastaj u shpall ajeti:
“Grat tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.”
->(El-Bekare, 223)(Ahmedi, Trimidhiu, ndëra Nesaiu thotë se hadithi është i mirë.)<-

Hudhejme b. Sabiti tregon se një njeri kishte shkuar te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe e kishte pyetur për marrëdhëniet intime nga mbrapa dhe i Dërguari i Allahut salallahu alejhu ue selem kishte thënë:
“Nëse mendon t’i afrohesh gruas nga mbrapa e të kesh marrëdhënie në vrimën përpara, atëherë kjo është e lejuar, por mbrapa në vrimën anale, kjo nuk është e lejuar. Me të vërtet Allahu nuk turpërohet nga e vërteta dhe mos kryeni marrëdhënie me grat në vrimat anale.”
->(Trimidhiu.)<-

Ndërsa Ibën Abbasi thotë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Me të vërtet, Allahu nuk e shikon njeriun që ka marrëdhënie me gruan në vrimën anale.” ->(Ahmedi dhe Bejhekiu)<-

Ibën kethiri në tefsirin e këtij ajeti thotë: “Gratë tuaja janë “ara” për ju”. Fjala “ara” tregon vendmjelljen e fëmijës…” prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni”, që do të thotë si të doni: përpara ose mbrapa, por në një vend, siç e vërtetojnë këtë hadhithet.

El-Buhari e përmend thënien e Xhabirit i cili kishte thënë se hebrenjtë kanë thënë “Nëse marrëdhëniet kryhen nga mbrapa, fëmija lind i vëngër.” Atëherë u shpall: “Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.” ->(Transmetojnë Muslimi dhe Ebu Davudi)<-

Ibën Ebi Hatimi përmend prej Xhabirit se hebrenjët u kishin thënë myslimanëve: “Kush i afrohet gruas së tij nga mbrapa, fëmija do të lind i vëngër” dhe Allahu kishte shpallur:
“Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.”

Ibën Xhurejxhi në një hadith thotë se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kishte thënë:
“Nga përpara ose nga mbrapa, kjo le të ndodh në organin gjenital!”
Ekzistojnë edhe shumë hadithe të tjera që japin liri në marrëdhëniet intime, me kusht që ato të kryhen në një vend, pra në vaginë. Po ashtu, ekziston ndalesa e marrëdhënieve intime në vrimën anale.:

– Duke komentuar pjesën e ajetit: “Por bëni diçka (të mirë) për veten tuaj”, Ibën Kethiri thotë:

“Kjo do të thotë që para marrëdhënieve të thuhet besmelja, sepse Muslimi
përmend prej Ibën Abbasit se i Dërguari i Allahut salallahu alejhu ue selem kishte thënë:

“Kush thotë kur i afrohet gruas së tij: Bismilahi, Allahumme xhenIbënadh-shejtan ve xhenibbish-shejtan mimma rezaktena – Në emrin e Allahut. Allah, na mbroj neve prej shejtanëve dhe mbroje prej shejtanit atë me të cilën na furnizon, dhe prej asaj marrëdhënie lind fëmijë, shejtani aspak nuk do ta dëmtojë.

Një prej kuptimeve të kësaj pjese të ajetit është edhe ajo që njeriu brenda marrëdhënieve intime t’i përfshijë edhe puthjet, ledhatimet, prekjet e buzëve. Paraloja është diçka që pranohet me sheriat, me mendje dhe kjo është në natyrën e njeriut, madje edhe të kafshëve.

Janë shumë hadithe që flasin për këtë problematikë. Ibën Abbasi transmeton se një grua kishte shkuar te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem derisa ai ishte me Ebu Bekrin dhe me Halid b. Zejdin dhe kishte thënë: “Isha e martuar për Rifai el-Karziun dhe ai më shkurorëzoi dhe pas tij u martova me Abdurrahman b. Zebirin, kurse ai (organin gjenital) e ka sa një njerith.” Ajo e kapi një pjesë të mantelit të saj duke sjell shembull. Shikojeni këtë pamje para të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem dhe Ebu Bekrit! Gruaja e përshkruan organin e burrit të vet, madje ajo ankohet se ai është i dobët dhe se nuk mund ta kryejë obligimin e tij ndaj gruas. Në natyrën e gruas është që ta urrejë burrin që nuk mundet seksualisht ta kënaqë dhe i cili ka epsh të dobët. Pejgamberi salallahu aleji ue selem në këtë buzëqeshi dhe tha: “A dëshiron të kthehesh te burri yt i parë? Jo, derisa nuk e përjeton kënaqësinë e tij dhe ai nuk e përjeton kënaqësinë tënde.” (Hadithin e përmend Buhariu dhe Muslimi).
– Kjo ngjarje tregon se në islam nuk ka tema tabu, por se është e patjetërsushme të bisedohet që i preokupojnë njerëzit.

Buhariu në librin e martesës përmend prej Xhabirit se ai duke u kthyer prej një ekspedite me të Dërguarin e Allahut, kishte thënë se kishte shpejtuar me deven e tij. Dikush ishte pas tij dhe Xhabiri ishte kthyer dhe e kishte parë të Dërguarin e Allahut. Ai e kishte pyetur: “Pse po shpejton?” Pejgamberi e pyeti: “A ke martuar virgjëresh apo vejush?” Ai i kishte thënë: “Vejushë.” “Pse nuk ke martuar ndonjë vajzë që të lozësh me të dhe ajo me ty? – tha Pejgamberi.

Muslimi transmeton prej Abdullah b. Amrit se i Dërguari i Allahut salallahu aleji ue selem kishte thënë: “Dynjaja është kënaqësi, nsërsa kënaqësia më e mirë është gruaja e mirë.”

Ajo që duhet t’i paraprijë marrëdhënieve seksuale është paraloja, në të cilën burri e përkëdhel gruan, e puthë atë dhe ia thithë gjuhën asaj. Ebu Davudi transmeton se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem e kishte puthur Aishen dhe e kishte thithur gjuhën e saj.
->(E përmend Ebu Davudi (2386) dhe në kapitullin e agjërimit (234), kurse në zinxhir ka dobësi.)<-

Janë të shumta qëndrimet e dijetarëve të cilët flasin për marrëdhëniet intime. Ibën Kajimi në Zadul-Mead thotë: “Kur është në pyetje marrëdhënia seksuale, atëherë udhëzimi i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem është i plotë dhe i përsosur në ruajtjen e shëndetit, në arritjen e plotë të knaqësisë, në arritjen e knaqësisë shpirtërore dhe në plotësimin e të gjitha intencave që dëshirohen të arrihen me anë të marrëdhënieve seksuale. Në esencë, eksistojnë tre qëllime që të arrihen me të:

? Ruajtja dhe përhapja e llojit njerëzorë;
? Largimi i lëngjeve, grumbullimi i të cilave në trup i bëjnë dëmë njeriut;
? Arritja e knaqësisë dhe kënaqja në begatitë.”

Në librin e imam Ahmedit Ez-Zuhd thuhet se imami kishte thënë:
“Mund të përmbahen prej ushqimit e pijes, por nuk mund të përmbahen prej grave (mendohet në gratë që i ka hallall).”

Ahnef b. Kajsi kishte hyrë te Muavia b. Ebi Sufjani te i cili ishte djali i tij Jezidi i cili shikonte i mahnitur. Muaviu e pyeti: “Ebu Bahr, çka mendon për fëmijët?” Ai u përgjigjë: “O prijës i besimtarëve, ata janë shtylla te të cilët mbështetemi dhe gëzimi i syve tanë. Me anë të tyre i tejkalojmë armiqët tanë dhe ata janë trashëguesit tanë. Atyre u ka hije shtrati i butë që i mbron prej tokës dhe mjegulla që u bën hije prej diellit. Nëse të kërkojnë diçka, jep dhe mos ua ndalo e që pastaj ta urrejnë afërsinë tënde, ta urrejnë jetën tënde dhe ta dëshirojnë vdekjen tënde.” Muaviu i tha: “Allahu të shpërbleftë o Ebu Bahr, ata janë pikërisht ashtu siç përshkrove.”

Bontoni me rastin e natës së parë të martesës • ..(3)

Njeriu kur hynë te bashkëshortja e tijm është e pëlqyer që të sillet në mënyrë të mirë me të, si për shembull; t’i ofroj diçka të pijë e të ngjajshme, sepse transmetohet një hadith se Esma b. Jezid b. Sekeni kishte thënë: “Unë e stolisa Aishen për Pejgamberin salallahu alejhi ue selem, shkova te ai dhe e thirra që të shikojë atë të zbuluar, ai u ul afër saj dhe ia ofroi një gotë të madhe me qumësht prej së cilës Pejgamberi salallahu alejhi ue selem piu dhe ia ofroi asaj, mirëpo ajo e uli kokën dhe u turpërua.” Më tej Esma thotë: “Unë e qortova dhe i thashë: ‘Merr prej dorës së të Dërguarit të Allahut salallahu aleji ue selem’ dhe ajo mori dhe piu pak.”
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha: “Jepi shoqes tënde.”
Esma tha: “Jo o i Dërguari i Allahut, merre ti dhe pi prej saj dhe ma ofro me dorën tënde.” Esma thotë: “Pastaj u ula dhe e vendosa enën në gjurin tim, pastaj fillova ta lëviz me buzët e mia me qëllim që ta qëlloj vendin prej ku ka pirë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, kurse ai ju tha grave që ishin te unë: “Merrni.” Ato thanë: “Nuk duam.”
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: “Mos e bashkoni urinë me gënjeshtër.”
->(Transmeton Ahmedi (||/438,452,453,458.)<-

Vendosja e dorës në kokën e bashkëshortes dhe leximi i duasë • ..(4)

– Burri duhet ta vendosë dorën e tij në ballin e bashkëshortes kur hynë te ajo ose para se të hyjë, të përmend emrin e Allahut, të lutët për bereqet dhe për bekim dhe ta thotë atë që transmetohet në fjalët e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem se kishte thënë: “Kur ndonjëri prej jush martohet ose blen ndonjë shërbëtore, le t’ia vendosë dorën ne ballë, le ta përmend emrin e Allahut, le të lutet për bekim duke thënë: “Zoti im, të lutem Ty që prej saj të kam vetëm të mira me të mirën të cilën Ti e ke krijuar, ndërsa kërkoj mbrojtje prej të keqes së saj dhe të keqen e asaj me të cilën Ti e ke krijuar.”
->(Pra, të keqen me të cilën ti e ke krijuar dhe e cila është mbjellë te ajo.)(Hadithin e përmend Buhariu në Efalul-ibad në f. 88, Ebu Davudi I/336, Ibën Maxhe I/592, Hakimi II/185, Bejhekiu VII/148.)<-

DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME

• Falja e namazit të përbashkët të bashkëshortëve • ..(5)
– Është mirë që bashkëshortët bashkarisht t’i falin dy rekate, sepse kjo transmetohet prej selefëve të ndershëm. Lidhur me këtë ekzistonë dy thënie.
– E para prej tyre thënia që transmetohet prej Ebu Seidit, tutorit të Ebu Usejdit, se kishte thënë: “Kam qenë rob kur u martova. E thira një grup të sahabëve të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, në mesin e të cilëve ishin Ibën Mes’udi, Ebu Dherri dhe Hudhejfe. U ngritëm të falim namaz dhe Ebu Dheri u nis para nesh, kurse ata thanë: “Na prij në namaz.” Unë iu priva në namaz, ndërsa unë isha rob. Ata më mësuan dhe më thanë: “Kur te ti hyn gruaja jote, fali dy rekate, pastaj lute Allahun për të mirën që është te ajo dhe kërko prej Tij mbrojtje prej të keqes që është te ajo, pastaj bën çfar të duash.”
->(E përmend Ebu Bekr b. Ebi Shejbe.)<- – Thënia e dytë është ajo që përmendet prej Shekikut se kishte thënë: “Kishte ardhur një njeri me emrin Ebu Harith dhe kishte thënë: “Jam martuar me një robëreshë të re dhe kam frik se do të më urrejë.” Abdullah b. Mes’udi tha: “Me të vërtetë afërsia dhe harmonia janë prej Allahut të Lartësuar, kurse ndarja dhe dis’harmonia janë prej shejtanit. Ai dëshiron që ju t’i urreni gjërat të cilat Allahu ua ka lejuar. Për këtë, kur vjen te ti, urdhëroje që me ty t’i falë dy rekate.” Në rivajetin tjetër transmetohet se Ibën Mes’udi kishte thënë: “Allahu im, më jep bereqet te gruaja ime dhe asaj te unë. Bëre që takimi dhe jeta jonë të jetë vetëm se mirë, ndërsa nëse na ndanë, na mundëso që edhe në të të ketë mirë.” ->(E përmend Ebu Bekr b. Shejbe, po ashtu edhe Abdur-Rezaku.

DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME

• Çfarë duhet të thonë bashkëshortët gjatë marrëdhënieve intime? • ..(6)
– Burri kur i afrohet gruas së tij, duhet të thotë: “Allahumme xhenibënash-shejtane ue xhenibbnish-shejtane mimma rezaktena – Allahu im, largoje shejtanin prej nesh dhe largoje shejtanin prej atij që do të niset.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse Allahu e cakton që t’u lind fëmijë, shejtani kurrë nuk do ta dëmtojë.”
->(E përmend Buhariu në Sahihun e tij IX/187.)<-

DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME

• Si duhet bashkëshorti t’i afrohet gruas së tij? • ..(7)

– Burrit i lejohet që të ketë marrdhënie intime me bashkëshorten nga cilado anë, përpara ose nga mbrapa, por në vaginë, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.” (El-Bekare, 223) Kjo do të thotë, si të dëshironi, përpara ose nga mbrapa. Në këtë temë do t’i përmendim dy hadithe.
– Hadithi i parë transmetohet prej Xhabirit radijallahu anhu se kishte thënë: “Hebrenjët kanë thënë: Kur burri ka marrdhënie me gruan e tij nga mbrapa në vaginë, fëmija që do të mbarset në këtë marrdhënie, do të jetë i vengët.”
Allahu i Lartësuar e ka shpallur ajetin: “Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.” (El-Bekare, 223)
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nga para ose nga mbrapa, vetëm le të jetë në organin gjenital.”
->(Hadithin e transmeton Buhariu VIII/154, Muslimi IV/156.)<- – Transmetohet prej Ibën Abbasit se kishte thënë: “Ensarët kanë jetuar me hebrenjët ndërsa kanë qenë idhujtarë, kurse hebrenjtë kanë qenë ithtarë të Librit. Ensarët i kanë konsideruar ata më superior në dituri dhe kanë pasur shumicën e veprimeve të tyre. Kitabijtë u afroheshin grave të tyre vetëm prej anësh dhe ensarët këtë traditë e kishin marrë prej tyre. – Pasi që muhaxhirët erdhën në Medinë, njëri prej muhaxhirëve e kishte martuar një grua ensare. Ai ishte nisur që t’i afrohet asaj, por ajo e kishte refuzuar duke i thënë: “Burrat tanë u afrohen grave prej anësh, vepro kështu ose largoju prej meje”, derisa kjo nuk u bë një çështje e madhe serioze e cila depërtoi deri te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe Allahu e shpalli ajetin: “Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.” (El-Bekare, 223) Kjo do të thotë përpara, mbrapa, në shpinë, mirëpo në vendin e lindjes së fëmijës.”

DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME

• Ndalimi i marrëdhënieve seksuale në vrimën anale • .. (8)

Burri e ka të ndaluar që të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij në vrimën anale në bazë të kuptimit të ajetit të cituar më parë: “Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.” (El-Bekare, 223)

Njëherësh edhe për shkak të shumë haditheve që të njëjtën e ndalojnë, kurse disa prej tyre i përmendëm. Përveç tyre, ekzistojnë edhe hadithe dhe të tjera:

1). Transmetohet prej Ummu Seleme radijAllahu’anhu se kishte thënë: “Muhaxhirët pasi që ishin vendosur në Medinë, ensarët filluan që të martohen me gratë e tyre. Gratë muhaxhire e kishin praktikë që me rastin e marrëdhënieve seksuale t’i vendosin duart në gjunjë ose në tokë ose të lakohen me fytyrë, derisa gratë ensare këtë nuk e bënin. Një burrë muhaxhir kishte kërkuar prej gruas së tij ensare që të veprojë kështu dhe ajo kishte refuzuar derisa nuk e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem, mirëpo kisha turp që të pyes dhe e pyeta Ummu Selemen.” Atëherë u shpall ajeti: “Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.” (El-Bekare, 223)

Pejgamberi salallahu aleji ue selem tha: “Por, marrëdhënia seksuale duhet të kryhet në organin gjenital të gruas.” ->(E përmend Ahmedi VI/305, 310, 318, Trimidhiu III/75, ai thotë se është sahih.)<- 2). Thënien e dytë e transmeton Ibën Abbasi radijAllahu’anhu duke thënë: “Erdhi Omer b. Hatabi radijAllahu’anhu te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, u shkatërrova.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e pyeti” “Çfar të shkatërroi?” Ai u përgjigjë: “E kam ndërruar pozitën gjatë marrëdhënieve me gruan time.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk i tha asgjë. Pas kësaj, të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem i zbriti ajeti: “Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.” (El-Bekare, 223) Pejgamberi salallahu alejhi ue selem iu përgjigjë: “Afroju asaj nga para ose nga mbrapa, por ruaju marrëdhënieve në vrimën anale dhe derisa është në menstruacione.” ->(Transmeton Nesaiu në Ashere II/76, Trimidhiu II/162, Ibën Ebi Hatimi I/39, Teberani III/156, Vahidi f. 53 në zixhir të mirë. Trimidhiu thotë se është hasen.)<- 3). Thënien e tretë e transmeton Huzejme b. Sabiti radijAllahu’anhu se një njeri kishte shkuar te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe e kishte pyetur lidhur me situatën kur burri ka marrëdhënie seksuale me gruan në vrimën anale. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem iu përgjigjë: “Është e lejuar.” Njeriu pasi që u kthye që të largohet, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e thirri ose e dërgoi dikë që ta thërrasë dhe iu drejtua: “Si the? A the në të dyja vrimat? Nëse the se i afrohesh gruas nga mbrapa e që marrëdhënia të kryhet në organin gjenital, atëherë kjo është e lejuar, ndërsa nëse ke menduar që burri t’i afrohet gruas nga mbrapa dhe që të ketë marrëdhënie në vrimën anale, atëherë kjo nuk ështe e lejuar. Me të vërtetë Allahu nuk turpërohet prej të vërtetës, mos kryeni marrëdhënie intime me gratë tuaja në vrimën e tyre anale.” ->(Transmetojnë Shafiu, II/260, Bejhekiu, VII/196.)<- 4). Hadithi i katërtë thotë: Allahu i Lartësuar nuk e shikon atë njeri që ka marrëdhënie intime me gruan e tij në vrimën e saj anale.” ->(E përmend Nesaiu në veprën e tij Ashere, II/87-88, Trimidhiu, I/218, Ibënu Hibbani f. 1302.)<- “I mallkuar është ai që ka marrëdhënie intime me gruan e tij në vrimën e saj anale.” ->(E përmend Ibën Adij I/211, duke transmetuar prej Ukbe Ibënu Amirit me zinxhir të mirë.)<- “Kush kryen marrëdhënie intime me gruan derisa ajo është në menstruacione ose në vrimën e saj anale ose shkon te falltori dhe beson në atë që ai thotë, ai është bërë jobesimtarë në atë që i është shpallur Muhamedit salallahu alejhi ue selem.” ->(E përmendin katër autorët e Suneneve.)<-

DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME

• Marrja e avdesit në mes dy marrëdhënieve seksuale • ..(9)

Burri kur ka marrëdhënie seksuale me gruan e tij, pastaj dëshiron që të njëjtën ta përsërisë, ai duhet të marrë avdes, sepse i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem thotë:

“Ai që ka marrëdhënie seksuale me gruan e tij, pastaj dëshiron që të njëjtën ta përsërisë, le të marr avdes (pra, ndërmjet dy marrëdhënieve seksuale le të marrë avdes.).” Në një rivajet tjetër transmetohet se ka thënë: “Le të marrë avdes sikur për namaz, sepse kjo e shton aktivitetin.” ->(E përmend Muslimi, I/171.)<- ? Larja është më e vlefshme ? Mirëpo larja është më e vlefshme sesa marrja e avdesit për shkak të hadithit që e transmeton Ebu Rafi’ se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem një ditë i kishte vizituar gratë e tij, duke u larë te secila. Unë i thash: “O i Dërguari i Allahut, pse gjithë këtë nuke përfundove me një larje?” Ai u përgjigjë: “Kështu është më pastër, më përshtatshëm dhe më mirë.” ->(E transmeton Ebu Davudi.)<- ? Larja e përbashkët e bashkëshortëve ? Bashkëshortët e kanë të lejuar që bashkë të lahen në një vend, edhe nëse burri shikon në gruan e tij dhe gruaja në burrin e saj. Lidhur me këtë ekzistojnë hadithe që e vërtetojnë këtë. 1). Argumenti i parë është ai të cilin e transmeton Aisha radijAllahu’anhu: “Unë jamë larë bashkë me të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem prej një ene, ashtu që të na përziheshin duart, ai merrte më shumë ujë saqë fillova t’i them: “Më lër mua, më lër mua.” Aisha thotë: “Ndërsa të dytë ishim xhunub.” ->(Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ebu Avane. )<- 2). Transmetohet prej Muavija b. Hajdit se kishte thënë: “O i Dërguari i Allahut, kur janë në pyetje vendet tona të turpit, çka është e lejuar e çka muk është e lejuar?” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: “Ruaje vendin tënd të turpit përveç bashkëshortes tënde dhe prej asaj që është nën pushtetin tënd.” ->(Ibën Urve el-Hanbeli në veprën e tij El-Kevakib thotë: “Secili bashkëshortë e ka të lejuar të shikojë dhe ta prek tërë trupin e bashkëshor (es) it, madje edhe organin gjenital për shkak të këtij hadithi, sepse bashkëshorti e ka të lejuar që të knaqet duke shikuar dhe duke prekur organin gjenital të bashkëshor (es) it të vet. Kjo i lejohet ngjashëm siç lejohet që të shikojë dhe t’i prekë pjesët tjera të trupit. Ky është mendimi i Malikut dhe i të tjerëve, ndërsa e transmeton Ibënu Sadi prej Vakidit se kishte thënë: “E kam par Malik b. Enesin dhe Ibënu Ebi Zi’bin se nuk kanë konsideruar si diçka të keqe që njeriu ta shikojë organin gjenital të gruas dhe që gruaja ta shikojë organin gjenital të burrit.)<-

DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME

• Marrja e avdesit nga ana e njeriut xhunub para fjetjes • ..(10)

Personi që është xhunub, nuk duhet të flejë pa avdes. Lidhur me këtë çështje ekzistojnë hadithe të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem.

1). Hadithi i parë transmetohet prej Aishes radijAllahu’anha se kishte thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kur dëshironte të flejë ose të hajë gjersa ishte xhunub, ai e lante vendin e tij të turpshëm dhe merrte avdes sikur për namaz.” ->(E përmend Buhariu, Muslimi dhe Ebu Avane në Sahihet e tyre.)<- 2). Hadithi tjetër transmetohet prej Ibën Omerit se Omeri radijAllahu’anhu kishte thënë: “O i Dërguari i Allahut, a mundemi të flemë gjersa jemi xhunubë?” I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem u përgjigjë: “Mundet pasi që të marr avdes.” Ndërsa në një rivajet tjetër thuhet se kishte thënë: “Po, merr avdes, pastaj flen derisa të mos pastrohet atëherë kur të dëshirojë.” Kurse në rivajetin tjetër thuhet: “Po, mund të flejë, ndërsa nëse dëshiron, mund të marrë avdes.” ->(Këtë hadith e përmendin tre veta në Sahihet e tyre dhe Ibënu Asakiri, II/223)<- 3). Hadithin e tretë e transmeton Ammar b. Jasiri se i Dërguari Allahut salallahu alejhi ue selem kishte thënë: “Meleku nuk do t’u afrohet tre njerëzve: kufomës së vdekur të jobesimtarit, personit që së tepërmi është lyer me erë (Kjo aromë është prej shafranit dhe prej llojeve tjera të aromave. Ky është i ndaluar për shkak se kjo aromë është e grave.) dhe personit xhunub derisa të mos marrë avdes.” ->(Hadithi është hasen, e përmend Ebu Davudi në Sunenin e tij II/192-193 me dy zinxhirë.)<- ? Dispozitat lidhur me këtë avdes ? Ky avdes nuk është vaxhib – i obligueshëm. Ai është mustehab i fortë për shkak të hadithit që transmetohet prej Omerit se e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem se a mund të flejë njeriu qe është xhunub. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i kishte thënë: “Po, nësë do mund të marrë avdes.” ->(E transmeton Ibën Hibbani në Sahihun e tij.)<- Këtë e vërteton edhe hadithi i Aishes radijAllahu’anha e cila kishte thënë: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem flinte, ndërsa me këtë rast ai as që e kishte prekur ujin. (Derisa nuk zgjohej e nuk lahej).” ->(E transmeton Ibën Ebi Shejbe I/45.)<- Në një rivajet tjetër thuhet se kishte thënë: “I Dërguari Allahut salallahu alejhi ue selem flinte duke qenë xhunub, vinte Bilalli dhe thërriste për namazin e sabahut. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ngrihej dhe lahej. E kam parë se si i pikonte uji nga koka. Pastaj ai dilte dhe unë e ndëgjoja zërin e tij në namazin e sabahut, ditën e kalonte duke agjëruar.” Transmetuesi ka thënë: “I thashë Amirit: ‘Në Ramazan?’ Ai u përgjigj: ‘Po, në Ramazan ose jashtë tij.” ->(Transmetojnë Ibën Ebi Shejbe, II/183 prej Mesrukut.)<- ? Tekmumi te personi xhunub e zëvendëson avdesin ? Bashkëshortëve u lejohet që në disa situata, në vend të avdesit të marrin tejmum për shkak të hadithit në të cilin Aisha radijAllahu’anha thotë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kur ishte xhunub, ndërsa dëshironte të flejë, ai merrte avdes ose tejmum.” ->(Transmeton Bejhekiu, I/200)<- ? Larja para gjumit është më e mirë ? Larja e bashkëshortëve para gjumit është më e mirë për shkak të hadithit të cilin e transmeton Abdullah b. Kajsi, në të cilin thuhet: “E pyeta Aishen radijAllahu’anha: “Çfarë bënte i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kur ishte xhunub? A pastrohej fillimisht ose më parë flinte e pastaj lahej?” Ajo u përgjigjë: “Ai i vepronte të dyja, nganjëherë më parë lahej e flinte, ndërsa nganjëherë merrte avdes dhe flinte.” Unë i thash: “Falënderimi i takon Allahut që në këtë gjë ka dhënë fleksibilitet.” ->(Transmetojnë Muslimi, I/181, Ebu Avanem I/278 dhe Ahmedi, VI/149 dhe 73.)

DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME
• Ndalimi i marrëdhënieve seksuale me gruan gjatë menstruacioneve • ..(11)

Buri e ka të ndaluar që të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten derisa ajo është në menstruacione, për shkak të ajetit në të cilin Allahu i Lartësuar thotë:
Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet e femrave. Thuaju: “Ajo është gjendje e dëmshme.” Prandaj, gjatë kësaj kohe, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. Pasi të pastrohen, atëherë afrohuni tek ato ashtu si ju ka urdhëruar Allahu. Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen. (EL-Bekare 2, 222)
Lidhur me këtë temë, ekzistojnë edhe hadithe të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem.
1). Në hadithin e parë thuhet:
“Kush kryen marrëdhënie intime me gruan derisa ajo është në menstruacione ose në vrimën anale apo shkon te falltori dhe i beson se çfarë ai thotë, ai e ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit salallahu alejhi ue selem.”
->(Hadithi është sahih. Transmetojnë autorët e Suneneve, ashtu siç e tham këtë në kapitujt e mëparshëm.)<- 2.) Në hadithin e dytë transmetohet prej Enesit radijAllahu’anhu se kishte thënë: “Hebrenjët gratë e tyre, deri sa ishin me menstruacione, i largonin prej shtëpive, nuk hanin e as nuk pinin me to e as që përziheshin me to nëpër shtëpi. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ishte pyetur lidhur me këtë dhe i ishte shpallur ajeti: Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet e femrave. Thuaju: “Ajo është gjendje e dëmshme.” Prandaj, gjatë kësaj kohe, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. (EL-Bekare 2, 222) Dhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem kishte thënë: “Përzihuni me to dhe punoni të gjitha gjërat me to përveç marrëdhënieve seksuale.” Pas kësaj, hebrenjët kishin thënë: “Çfarë dëshiron ky njeri, nuk gjendet gjë në fenë tonë të cilën ai nuk e kundërshton.” Usejd b. Hudajri dhe Ubade b. Bishri kishin shkuar te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i kishte thënë: “O i Dërguari i Allahut, hebrenjët po thonë kështu, vallë ne nuk bëjmë marrëdhënie me gratë tona gjatë menstruacioneve.” Fytyra e të Dërguarit të Allahut u ndryshua, ashtu që ne menduam se u zemërua mbi këta dy persona. Ata dolën, por ata i priti dhurata e Pejgamberit në qumësht. Ai e dërogi dikë pas tyre dhe ju dha të pinë. Atëherë menduan se ai nuk ishte zemruar me ta.” ->(E përmend Muslimi dhe Ebu Avene në Sahihet e tyre. Po ashtu edhe Ebu Davudi, ndërsa këto janë fjalët e tij.)<- ? Kefareti për personin që ka marrëdhënie intime me gruan gjatë menstruacioneve ? Atë njeri që e pushtojnë epshet dhe kryen marrëdhënie intime me gruan e tij para se ajo të pastrohet prej menstruacioneve, ai duhet të japë sadaka në një lartësi prej gjysëm funte angleze të aritë ose një të katërtën e saj për shkak të hadithit të cilin e transmeton Abdullah b. Abbasi prej Pejgamberit salallahu alejhi ue selem i cili lidhur me këtë kishte thënë: “Jep një dinar ose gjysëm dinari.” ->(E Përmendin autorët e Suneneve, Teberani në “Mu-xhumul-kebir”, Ibënul Arabi në Mu’xhemu, Deramiu, Hakimi, Bejhekiu me zinxhir sahih sipas kushteve të Buhariut. Vlera e një dinarit të aritë është një çerekut osmanlij që peshon 1.80 gr. (vër. recens.)<-

DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME
• Çka i lejohet njeriu te gruaja në menstruacione? • ..(12)

Burrit i lehohet që të kënaqet me tërë trupin e gruas përveç organit gjenital. Lidhur me këtë ekzistojnë hadithe të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem.
1). I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Burri le të bëjë çfarë të dojë, me përjashtim të marrëdhënieve seksuale.”
->(Hadithi është pjesë e një hadithi më të gjerë të cilin e transmeton Enesi.)<- 2). Në hadithin tjetër transmetohet se Aisha radijAllahu’anha kishtë thënë: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem disave prej nesh, derisa ishim me menstruacione, na urdhëronte që të shtrëngoheshim në bel, pastaj shtrihej me të.” Me një rast edhe kishte thënë: “Dhe prekte trupin e saj.” ->(Transmetohet se Sahba’ bintu Kerimi kishte thënë: “I thash Aishes: ‘Burri çfarë ka të drejtë te gruaja e tij derisa ajo është në hajz?’ Ajo tha: ‘Gjithçka, përveç marrëdhënieve seksuale.” Këtë hadith e transmeton Ibënu Sadi. Transmetohet prej Aishes radijAllahu’anha një hadith i ngjashëm që fletë për agjëruesin, kurse ne e kemi shpjeguar në veprën El-ehadithu-sahiha.”)<- 3). Hadithi i tretë transmetohet prej disa grave të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem se kishin thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kur dëshironte diçka prej gruas së tij derisa ajo ishte me menstruacione, ai e mbulonte vendin e saj të turpit me rroba e pastaj bënte atë që dëshironte.” ->(E përmend Ebu Davudi dhe ky është versioni i tij.)<- ? Kur lejohen marrëdhëniet seksuale pasi që gruaja të pastrohet? ? Gruaja pasi që të pastrohet prej menstruacioneve dhe kur ndërpritet rrjedhja e gjakut prej organit të saj gjenital, atëherë pasi që ta pastrojë vendin në të cilën është paraqitur gjaku, merr avdes ose lahet, atëherë lejohen marrëdhëniet seksuale. Çfarë do që të veprojë prej kësaj, burrit i lejohen marrëdhëniet seksuale me të.” ->(Ky është medhhebi i Ibën Hazmit)<- Argument për këtë janë fjalët e Allahut të Lartësuar: Pasi të pastrohen, atëherë afrohuni tek ato ashtu si ju ka urdhëruar Allahu. Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen. (EL-Bekare 2, 222)

DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME

• Lejimi i azlit • ..(12)
Burrit i lejohet që të eakulojë jashtë vaginës së gruas. Lidhur me këtë ekzistojnë hadithe të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem.
1). Në hadithin e parë transmetohet se Xhabiri radijAllahu’anhu kishte thënë: “Ne e bënim azlin në kohën derisa Kurani shpallej.”
Ndërsa në rivajetin tjetër thuhet: “Ne e bënim azlin në kohën e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, ai dëgjoi për këtë, ndërsa ai nuk na e ndaloi.”
->(E transmetojnë Buhariu, IX/251, Muslimi, IV/165. Rivajeti i dytë është i Muslimit.)<- 2). Transmetohet prej Ebu Seid el-Hudrit se një njeri kishte shkuar te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i kishte thënë: “O i Dërguari i Allahut, unë e kam një robëreshë me të cilën me rastin e marrëdhënieve seksuale e përdori azlin, duke dëshiruar prej saj atë që e duan meshkujt, kurse hebrenjët po thonë se kjo është vrasje e vogël.” I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tha: “Hebrenjët kanë gënjyer, sepse sikur të dëshironte Allahu që ta krijojë, ti nuk do të ishe në gjendje që ta ndalosh.” ->(Transmeton Nesaiu në veprën El-Ashere, Ebu Davudi I/237, Tahaviu, II/371, Trimidhiu, II/193 dhe Ahmedi III/33, 51, 53 me zinxhir sahih.)<- 3). Transmetohet prej Xhabirit radijAllahu’anhu se një njeri kishte shkuar te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i kishte thënë: “Unë kam një robëreshë që na shërben. Unë kam marrëdhënie intime me të, por nuk dua që të mbetet shtatzënë.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha: “Nëse do bënë azlin, por do të ndodhë ashtu siç e ka caktuar Allahu.” Njeriu pas kësaj erdhi dhe tha: “Robëresha mbeti shtatzën.” I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i tha: “Unë ju lajmërova se do të ndodhë ashtu siç e ka caktuar Allahu.” ->(E përmend Muslimi, IV/160, Ebu Davudi, I/339, Bejhekiu VIII/229, Ahmedi, III/312, 386.)<- ? Më mirë është të mos bëhet azli ? Mos kryerja e azlit ëshë më e vlefshme për shkak të këtyre gjërave: 1). E para: Në azël është dëmi për gruan, sepse ajo nuk kënaqet plotësisht. Nëse edhe gruaja pajtohet me azlin, atëherë dëmi është si vijon: Humbin disa qëllime të martesës, pra numri i ummetit të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue seleme për shkak të hadithit në të cilin ai thotë: “Martohuni me vajza të reja dhe me ato që lindin, sepse vërtet unë do të krenohem me numrin tuaj para popujve tjerë.” ->(Hadithi është sahih, transmetojnë Ebu Davudi, I/320, Nesaiu, II/81.)<- 2). Për këtë shkak, i Dërguari iAllahut salallahu alejhi ue selem kur ishte pyetur për azlin, ai e kishte përshkruar këtë dukuri si vrasje të fshehtë: “Ajo është vrasje e fshehtë.” ->(E përmend Muslimi)<- 3). Për këtë shkak, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka treguar në prioritetin e lënies së azlit në hadithin të cilin e transmeton Ebu Seid el-Hudriu radijAllahu’anhu në të cilin thuhet: “Me një rast te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem u përmend azli dhe ai tha: “Pse ndonjëri prej jush e bën azlin?” Nuk kishtë thënë: “Asnjëri prej jush mos ta bëjë azlin.” “Shpiri nuk mund të krijohet e Allahu mos të jetë Krijues i tij.” Në një rivajet tjetër thuhet: “Ju me siguri këtë e bëni, ju me siguri këtë e bëni, nuk ka shpirt të cilit nuk i është caktuar që të jetojë deri në ditën e kiametit e që nuk ka jetuar.” ->(Hadithin e përmend Muslimi, IV/158 dhe 159 me dy rivajete.

ÇFARË DËSHIROJNË BASHKËSHORTËT ME MARTESË? • ..(13)

Bashkëshortët me martesën e tyre duhet të synojne dëlirësinë dhe rehatinë e shpirtit si dhe shpëtimin prej marrëdhënieve seksuale të cilat i ka ndaluar Allahu i Lartësuar. Allahu i Lartësuar për marrëdhëniet seksuale të bashkëshortëve ka caktuar shpërblimin si dhe ndarjen e sadakasë.
Në këtë tregon hadithi të cilin e transmeton Ebu Dherri radijAllahu’anhu në të cilin thuhet: “Disa njerëz kishin shkuar te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe kishin thënë: “O i Dërguari i Allahut, na tejkaluan pasanikët, ata falen sikurse ne, agjërojnë sikurse ne, por duke falënderuar pasurisë së tyre, ata japin edhe sadaka.”
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tha: “Allahu a nuk ua ka dhënë edhe juve atë me të cilën do të ndani sadaka? Me të vërtetë, në secilin tekbir ka sadaka, në secilën thënie të fjalëve: La ilahe il-lAllah ka sadaka, në secilin falenderim të Allahut ka sadaka, në çdo urdhërim në të mirë ka sadaka, në qdo ndalim të të keqes ka sadaka, në marrëdhënie intime të ndonjerit prej jush me gruan e vet ka sadaka”.
Sahabët thanë: “O i Dërguari i Allahut, vallë në zbrazjen e epsheve të ndonjërit prej nesh ka sadaka?”
Ai u përgjigj: “Çka mendoni, a ka mëkat nëse këtë e bëni në mënyrë të ndaluar?”
Sahabët iu përgjigjën: “Gjithsesi se po o i Dërguari i Allahut.”
Ai iu përgjigj: “Pra sipas kësaj, nëse këtë e bën në mënyrë hallall, ai ka shpërblim.”
->(Transmetojnë Muslimi, III/82 dhe ky është versioni i tij, Nesaiu, II/1178, Ahmedi, V/167,168,178.)<-

SHTËPIA PATJETËR DUHET TË KETË BANJO • ..(15)

Bashkëshortët e kanë për obligim që në shtëpi të posedojnë vend të caktuar për t’u larë. Ata e kanë të ndaluar që të shkojnë në banjon e qytetit, sepse vërtetë kjo është haram dhe për këtë ekzistojnë hadithe të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem.
Transmetohet prej Xhabirit radijAllahu’anhu se kishte thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në ditën e gjykimit, gruaja e tij të mos të hyjë në hamam, kush beson në Allahun dhe në ditën e gjykimit, mos të hyjë në hamam përveç duke qenë i mbështjellë, kush beson në Allahun dhe në ditën e gjykimit, mos të ulet në atë tavolinë ku konsumohet alkoholi.”
->(E përmend Hakimi, IV/288, Trimidhi, Nesaiu, Ahmedi, III/339.)<- Transmetohet prej Ummi Derda se kishte thënë: “Dola prej hamamit dhe më takoi i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe më tha: “Prej ku po vjen Ummu Derda?” Iu përgjigja: “Prej hamamit.” Ndërsa ai tha: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk ka grua e cila i hjek rrobet e saj në ndonjë vend tjetër përveçse në shtëpin e nënës së vet e të mos coptohet perdja që gjendet në mes saj dhe Mëshiruesit.” ->(E përmend Ahmedi dhe Davlabi, me dy zinxhirë.)<- Transmetohet prej Ebu Muhejlit se kishte thënë: “Kishin hyrë gratë prej Shami te Aisha radijAllahu’anha dhe ajo i kishte pyetur: “Prej nga po vini?” Ato ishin përgjigjur: “Prej Shamit.” Aisha i tha atyre: “Ndoshta ndonjëra prej jush viziton hamamim?” Ato u përgjigjën: “Po.” Aisha radijAllahu’anhu tha: “Me të vërtetë unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Nuk ka grua e cila i hjek rrobet e saj në ndonjë vend tjetër përveçse në shtëpinë e vet e të mos coptohet perdja që gjendet në mes saj dhe Allahut të Lartësuar.” ->(E përmendin autorët e Suneneve, përveç Nesaiut.)

NDALIMI I PËRHAPJES SË FSHEHTËSIVE MARTESORE • ..(16)

Secili prej bashkëshortëve e ka të ndaluar që t’i tregojë fshehtësitë lidhur me jetën e tyre seksuale.
1). I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem thotë: “Me të vërtetë në pozitën më të keqe te Allahu në ditën e gjykimit do të jenë njerëzit që kanë marrdhënie intime me gratë e tyre dhe gratë që kanë marrëdhënie me burrat e tyre, pastaj të njëjtit i tregojnë fshehtësitë e tyre.”
->(Transmetojnë Ibën Ebi Shejbe, VIII/67, Muslimi IV/157, Ahmedi, III/69, Ebu Ne’imi, Ibën Senijj, Bejhekiu, VII/193-194 prej Ebu Seid el-Hudriut.)<- 2). Transmetohet prej Esma b. Jezidit se kishgte qenë te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, derisa te ai ishin gra e burra dhe ai tha: “Ndoshta në mesin tuaj ka burra të cilët e tregojnë atë që e bëjnë me gratë e tyre, por ndoshta ka edhe gra që tregojnë atë që e bëjnë me burrat e tyre.” – Njerëzit heshtën, ndërsa unë thashë: “Po për Allahun, o i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem gratë e bëjnë këtë, por të njëjtën e bëjnë edhe burrat.” – Ai tha: “Mos e bëni këtë, sepse vërtetë ai që e bënë këtë, ai është i ngjajshëm me shejtanin i cili rrugës e takon shejtanin femër dhe me të kryen marrëdhënie, kurse njerëzitë tjerë këtë e shikojnë.” ->(E përmend Ahmedi)<

LEJOHET GOSTIA E DASMËS EDHE PA MISH • ..(18)

Lejohet që të bëjnë gosti dasme me çfardo udhqimi, edhe nëse në të nuk ka mish, sepse transmetohet se Enesi radijAllahu’anhu kishte thënë: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem kishte qëndruar tri netë mes Hajberit dhe Medinës kur ishte martuar me Safijën. Ai i kishte ftuar muslimanët në gostinë e dasmës, ndërsa nuk kishte as buk as mish. Kishte urdhëruar që në rërë të shtrijnë hasrat e lëkurës dhe të njëjtat i shtrinë (në rivajet tjetër thuhet se e kishin bërë një gropë në rërë dhe njerëzitë kishin sjellë dhe këtu i kishin vendosur ato që i kishin.) Disa kishin sjellë hurma, disa djathë, disa tëlyen (dhe kështu njerëzitë ishin ngopur).”
->(Transmeton Buhariu, VIII/387)<- ? Pjesëmarrja materiale e të pasurve në gostinë martesore ? Ata që posedojnë mjete dhe pasuri është mirë të marrin pjesë në përgaditjen e gostisë së dasmës, sepse transmetohet se Enesi radijAllahu’anhu në tregimin rreth martesës së Pejgamberit salallahu alejhi ue selem me Safijën, kishte thënë: “Për rrugëtim, Safijën e kishte përgaditur Ummu Sulejma dhe ajo ia kishte dorëzuar të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem natën, kështu që ai kishte gdhirë si dhëndër. Ai kishte thënë: “Kush ka prej jush diçka, le të sjellë (në rivajetin tjetër: “Kush ka disa furnizime të vlefshme, le të na i sjellë).” Enesi vashdon: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e shtriu hasrën e lëkurës dhe njerëzitë vinin duke sjellë djathë, hurma dhe tëlyen dhe prej tyre përgaditën ushqim dhe pinë shiun e grumbulluar në basen). Kjo ishte gostia e dasmës e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem.” ->(E përmend Buhariu dhe Muslimi, Ahmedi, III/102, 159. Ai trasmeton rivajet tjetër. Ibënu Sa’di, VIII/122-123, Bejhekiu, VII/259, ky citat është i tij, ndërsa në citatin e Muslimit është shtojca, IV/148.)<- ? Ndalohet thirrja në dasmë vetëm e të pasurve ? Nuk lejohet që në gostinë e martesës të preferohen vetëm të pasurit, duke i injoruar të varfërit, sepse i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Gostia më e keqe është ajo gosti në të cilën thirren vetëm të pasurit, kurse injorohen të varfërit. Ajo që nuk i përgjigjet thirrjes, ai ka bërë mekat ndaj Allahut dhe ndaj Pejgamberit të Tij.” ->(Transmetojnë Muslimi, IV/154 dhe Bejhekiu, VII/262 prej Ebu Hurejres.)

OBLIGUESHMËRIA QE T’I PËRGJIGJEMI THIRRJES • ..(19)

Secili që thirret në gostinë e martesës, ai e ka për obligim që t’i përgjigjet thirrjes dhe të prezentojë, sepse për këtë përmenden hadithe që transmetohen prej të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem ku thuhet:
“Lironi robërit, përgjigjuni atij që ju thërret dhe vizitoni të sëmurët.”
->(Transmeton Buhariu prej Ebu Musa el-Esh’ariut.)<- “Kur të thirreni në gostinë e martesës, përgjigjuni asaj, ai që nuk përgjigjet, ai ka bërë gjunah ndaj Allahut dhe ndaj Pejgamberit të Tij.) ->(Transmeton Buhariu, IX/198, Muslimi, IV/152, Ahmedi nr. 6337, Bejhekiu, VII/262 prej Ibënu Omerit.)<- ? Duhet t’i përgjigjemi thirrjes, madje edhe nëse jemi agjërueshëm ? Njeriu duhet t’i pwrgjigjet thirrjes, edhe nëse është duke agjëruar, sepse i Dërguari i Allahut salalallahu alejhi ue selem thotë: “Kur ndonjëri prej jush thirret në udhqim, le të përgjigjet, nëse nuk është duke agjëruar le të hajë, ndërsa nëse është duke agjëruar, le të vijë, që do të thotë, le t’i përgjigjet thirrjes.” ->(Transmeton Muslimi, IV/153)<- ? Prishja e agjërimit me insistim të atij që ka ftuar në gosti ? Njeriu mund të bëjë iftar nëse është duke agjëruar në mënyrë vullnetare, posaçërisht kur këtë e insiston ai që e ka ftuar në gosti. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem thotë: “Kur ndonjëri prej jush thirret në gosti, le të përgjigjet, nëse do të hajë, le të hajë, ndërsa nëse nëse nuk do, mund të mos hajë.” ->(Transmetojnë Muslimi, Ahmedi, III/392.)<- I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem thotë: “Ai që agjëron vullnetarisht, ai vetë e vendosë, nëse do ai mund ta vazhdojë agjërimin, ndërsa nëse do mund ta prishë.)<- ->(Transmeton Nesaiu në veprën El-Kubra, II/64, Hakimi, I/439, Bejhekiu, IV/276 prej Simak b. Harbit, ai prej Ebu Salihut, ai prej Ummu Hane si merfu’.)<- Transmetohet prej Aishes radijAllahu’anha se kishte thënë: “Një ditë te unë erdhi i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe më pyeti: “A ka diçka për të ngrënë?” Unë iu përgjigja: “Nuk ka.” Kaloi një pjesë e ditës, ndërsa mua më sollën një ushqim të quajtur hajsa – ushqim prej hurmave, djathit dhe tëlyenit. Një pjesë të ushqimit ia lashë të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, kurse ai e donte shumë këtë udhqim. I thash: “O i Dërguari i Allahut, më erdhi si dhuratë ky ushqim – hajsi dhe të lash pak prej tij.” Ai tha: “Ma sjell, me të vërtetë kam gdhirë si agjërues.” Ai hëngri dhe tha: “Shembulli i agjërimit vullnetar është sikurse shembulli i njeriut i cili prej pasurisë së tij ka ndarë një pjesë për sadaka, nëse do, mund ta ofrojë, ndërsa nëse do, mund ta kthejë.” ->(E përmend Nesaiu me zinxhir sahih.)<-

ATË QË DUHET TA DIJË SECILI BASHKËSHORTË!! • ..(20)

Ne kemi shumë nevojë dhe është me rëndësi kruciale që të paraqiten dhe të studiohen këto çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet martesore dhe intime mes bashkëshortëve.
Kjo nevojë posaçërisht sot ka ardhur në shprehje për shkak të hovit të madh të shumë traditave të këqija dhe të aktiviteteve amorale, programeve dhe propagandave.
? A i lejohet burrit që të shikojë në organin gjenital të gruas së tij dhe gruas të shikojë në organin gjenital të burrit të saj? ?
Disa dijetarë transmetojnë hadithe joautentike që flasin për ndalimin e shikimit të bashkëshortëve në njëri-tjetrin. Qëndrimi i dijetarëve ëshë se burrit dhe gruas u lejohet në çdo situatë që të shikojnë në organin gjenital të bashkëshortit të vet.
Argument për këtë janë fjalët e Aishes e cila kishte treguar se bashkë me të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem ishte larë prej të njëjtës enë.”
->(Ahmedi, 3/383)
Imam Maliku ishte pyetur se a mundet njeriu të ketë marrëdhënie me gruan, nëse mes tyre nuk ka rroba që i ndajnë dhe ai këtë e kishte lejuar. Kur i kishin thënë se disa këtë e konsiderojnë të ndaluar, ai kishte thënë: “Largohu prej asaj që e thonë ata. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem është larë bashkë me Aishen, kurse që të dy ishin të zhveshur.”
? A është sunnet që bashkëshorti të lozë me gruan dhe ta ledhatojë atë para marrëdhënieve seksuale? ?
Mjekja Ikram Tal’at thotë: “Marrëdhëniet seksuale në mes bashkëshortëve i përfshin të gjitha llojet e prekjeve ledhatuse në mes bashkëshortëve.
Marrëdhënia e plotë seksuale i përfshin tri etapa:
– Paraloja dhe argëtimi të cilat psikologjikisht e përgatisin gruan për marrëdhënie seksuale;
– Ndezja e dashurisë së ndërsjellë dhe emocionet që arrihen me prekje dhe me puthje;
– Vetë akti i marrëdhënieve seksuale që fillon me hyrjen e organit gjenital të mashkullit në organin gjenital të gruas dhe zgjatë deri në përfundim.”
Këtu duhet të përmendim se paraloja është sunnet, sepse shejhul-islam Ibën Kajjim thotë: “Ajo që i paraprin marrëdhënieve seksuale është lozja me gruan, puthjet dhe thithja e gjuhës, sepse i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka lozur me bashkëshortet e tij dhe i ka pushur ato.”
Në bazë të gjithë kësaj, duhet të tregojmë se paraloja është fara e dashurisë, qetësimi i zemrës, rehatia e shpirtit, aktivitet i trupit dhe lind besimin e njërit bashkëshort ndaj tjetrit.

ATË QË DUHET TA DIJË SECILI BASHKËSHORTË!! • ..(20)

Ne kemi shumë nevojë dhe është me rëndësi kruciale që të paraqiten dhe të studiohen këto çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet martesore dhe intime mes bashkëshortëve.
Kjo nevojë posaçërisht sot ka ardhur në shprehje për shkak të hovit të madh të shumë traditave të këqija dhe të aktiviteteve amorale, programeve dhe propagandave.
? A i lejohet burrit që të shikojë në organin gjenital të gruas së tij dhe gruas të shikojë në organin gjenital të burrit të saj? ?
Disa dijetarë transmetojnë hadithe joautentike që flasin për ndalimin e shikimit të bashkëshortëve në njëri-tjetrin. Qëndrimi i dijetarëve ëshë se burrit dhe gruas u lejohet në çdo situatë që të shikojnë në organin gjenital të bashkëshortit të vet.
Argument për këtë janë fjalët e Aishes e cila kishte treguar se bashkë me të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem ishte larë prej të njëjtës enë.”
->(Ahmedi, 3/383)
Imam Maliku ishte pyetur se a mundet njeriu të ketë marrëdhënie me gruan, nëse mes tyre nuk ka rroba që i ndajnë dhe ai këtë e kishte lejuar. Kur i kishin thënë se disa këtë e konsiderojnë të ndaluar, ai kishte thënë: “Largohu prej asaj që e thonë ata. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem është larë bashkë me Aishen, kurse që të dy ishin të zhveshur.”
? A është sunnet që bashkëshorti të lozë me gruan dhe ta ledhatojë atë para marrëdhënieve seksuale? ?
Mjekja Ikram Tal’at thotë: “Marrëdhëniet seksuale në mes bashkëshortëve i përfshin të gjitha llojet e prekjeve ledhatuse në mes bashkëshortëve.
Marrëdhënia e plotë seksuale i përfshin tri etapa:
– Paraloja dhe argëtimi të cilat psikologjikisht e përgatisin gruan për marrëdhënie seksuale;
– Ndezja e dashurisë së ndërsjellë dhe emocionet që arrihen me prekje dhe me puthje;
– Vetë akti i marrëdhënieve seksuale që fillon me hyrjen e organit gjenital të mashkullit në organin gjenital të gruas dhe zgjatë deri në përfundim.”
Këtu duhet të përmendim se paraloja është sunnet, sepse shejhul-islam Ibën Kajjim thotë: “Ajo që i paraprin marrëdhënieve seksuale është lozja me gruan, puthjet dhe thithja e gjuhës, sepse i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka lozur me bashkëshortet e tij dhe i ka pushur ato.”
Në bazë të gjithë kësaj, duhet të tregojmë se paraloja është fara e dashurisë, qetësimi i zemrës, rehatia e shpirtit, aktivitet i trupit dhe lind besimin e njërit bashkëshort ndaj tjetrit.

KUR ËSHTË E OBLIGUAR LARJA E BASHKËSHORTËVE? • ..(23)

Larja është e obligueshme në këto situata:
– Me rastin e derdhjes së spermës dhe sekrecionit të grave, pa marrë parasysh se a është arritur kjo me anë të marrëdhënieve seksuale në ëndërr, në lojë me bashkëshortin. Ummu Seleme kishte shkuar te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe e kishte pyetur: “O i Dërguari i Allahut. Allahu nuk turpërohet prej të vërtetës. Gruaja a është e obliguar që të lahet nëse ejakulon në gjumë?” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem u përgjigjë: “Po, kur vërenë gjurmët e lëngut.”
->(Buhariu, 61/1)<- – Nëse vjen deri te kontakti i organeve gjenitale, edhe nëse nuk vjen deri te ejakulimi. Disa njerëz pa dituri konsiderojnë se larja është e obliguar vetëm nëse vjen deri te dalja e spermës. Ky është mendim i gabuar dhe larja bëhet obligim në atë moment kur vjen te kontakti i majës së organit gjenital të burrit dhe vaginës së gruas. Pra, atë moment kur në vaginë hyn maja e organit gjenital të burrit, obligohet larja; – Nëse vjen deri te seksi oral, pa ardhur te ejakulimi, nuk është obligim larja. Larja obligohet vetëm në situatën kur vjen te kontakti i organeve gjenitale ose në raste të tjera, kur vjen deri te ejakulimi.

ÇKA ËSHTË MIRË GRUAJA TË BËJË PARA MARRËDHËNIEVE? • ..(24)

– Të përpiqet që t’i plotësojë dëshirat dhe kërkesat e burrit,
– Që të zbukurohet dhe të parfumohet, me qëllim që burri te ajo mos të vërej asgjë që urren ose që nuk e do;
– Gruaja duhet të marrë pjesë në mënyrë aktive në marrëdhënien seksuale dhe duhet t’i përgjigjet burrit dhe ajo nuk duhet që të qëndrojë sikur një mur i palëvizshëm;
– Gruaja duhet të përgadisë një leckë me të cilën pas marrëdhënieve do ta mbledh lëngun prej burrit të saj dhe prej vetes, sepse transmetohet prej Aishes, nënës së besimtarëve, se kishte thënë: “Gruas së mençur i ka hije që para marrëdhënieve ta përgatitë leckën.”

CILAT JANË POZICIONET MË TË MIRA NË MARRËDHËNIET SEKSUALE? • ..(25)

Pozita më e mirë është që gruaja pas paralojës dhe përkdheljeve, të shtrihet në shpinë, ndërsa burri shtrihet mbi të.
Imam Sujuti thotë: “Ekzistojnë shumë pozita në marrdhëniet seksuale, ndërsa pozita më e mirë është që gruaja të shtrihet me shpinë në shtrat, me qëllim që njeriu të varet mbi të dhe pozitën gjysëm të shtrirë, ajo të jetë me gjunjë të ngritur dhe me kokë të balancuar, jo shumë të ngritur, sepse kështu ofron kënaqësi më të madhe.”
Gruaja nëse dëshiron të mbetet shtatzënë, me këtë rast, gjatë derdhjes së spermës ajo duhet t’i ngritë lartë gjunjët dhe ta çojë mbrapa kokën. Pas kryerjes marrëdhënieve, gruaja duhet të qëndrojë në këtë pozitë për një kohë, me qëllim që sperma të depërtojë në thellësinë e mitrës. Nëse gruaja e trashë dëshiron të mbetet shtatzënë, atëherë është më mirë ta përdorë pozitën, ashtu që ajo të mbetet në gjunjë, sepse kështu më mirë hapet dhe sperma depërton më thëllë.
Në fund, edhe burri edhe gruaja kanë te drejtë të plotë që ta zgjedhin atë pozitë e cila më së miri u përshtatet të dyve. Gjithë atë që e thonë dijetarët lidhur me këto pozita, është fryt i përfundimeve të tyre. Burri dhe gruaja kanë lirinë e plotë për të zgjedhur pozitën që më së miri u përshtatet; misionare, në gjunjë, në anën e djathtë ose të majtë…
? A ekzistojnë pozita të tjera? ?
Kuptohet se po dhe ato janë të lejuara, kur burri i afrohet gruas prej anësh, kur burri i afrohet gruas prej nga shpina. Me rastin e natës së parë të martesës, gruaja më së miri është të shtrihet në shpinë, që deri në gjoks t’i afrojë gjunjët me qëllim që të hapen buzët e vogla dhe që burri ta depërtojë himenin. Në situatën kur gruaja është shtatzënë, më së miri është ajo të jetë mbi burrin e saj, kurse burri të shtrihet në shpinë, sepse në të kundërtën, burri mundet, posaçërishtë në muajt e parë të shtatzënisë, të ndikojë dëmshëm në frytin. Në të gjitha situatat tjera, bashkëshortët mund ta përdorin atë pozitë të cilën më së shumti e duan; qoftë në shtrat ose në dysheme, në këmbë ose ulur, që gruaja të ulet në karrige, kurse burri përmbi, që burri të ulet në karrige, ndërsa gruaja të qëndrojë përmbi, atë pozitë të cilën bashkëshortet e duan, të njëjtën duhet ta praktiojnë.
————————————————————-
Pjesë nga libri: “Kënaqësia bashkëshortore”
Autor: Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë

 

Categories

Archives