Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kënaja është një shërues i shkëlqyer


Kënaja është një shërues i shkëlqyer


kenaja

Bima e kënasë kultivohet në disa vende, por veçohet India. Pjesët e ndryshme të bimës, si gjethet, kërcelli, lulet dhe frytet e saj përdoren për qëllime kozmetike dhe mjekësore.
Umu Selemeja, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se në jetën e Profetit Muhamed, alejhi selam, nuk kishte plagë ose shpim nga gjembat që të mos trajtohej me këna (transmeton Tirmidhiu).
Kur dikush vinte te Profeti, alejhi selam, duke u ankuar për dhimbje koke, ai e udhëzonte të bënte hixham dhe kushdo që ankohej për dhimbje këmbësh, këshillohej të përdorte këna (transmeton Buhariu, Ebu Davudi).
Sipas një transmetimi të Tirmidhiut, transmetohet se edhe Profeti, alejhi selam, e ka përdorur kënanë në flokët e tij.
Dijetarët e hadithit janë kujdesur për përdorimin e kënasë duke pasur parasysh thëniet e Profetit, alejhi selam.

Tre janë faktorët esencialë për shërim:
1- Largimi i lëngjeve nga plagët
2- Ndalimi i prodhimit të lëngjeve të tjera
3- Formimi i mishit të shëndetshëm për të mbushur hapësirën.

Kënaja i përmban të tre këta faktorë dhe zotëron veti shumë të mira shëruese. Nëse gjethet e saja lihen në ujë gjatë natës dhe ky ujë i kulluar merret çdo mëngjes për 40 ditë me radhë, është efikas në shërimin e lebrës dhe të plagëve.
Ibu al Kajimi në bazë të eksperimenteve të tij e përshkruan atë si një agjent të mirë shërues për djegiet. Nëse gjethet e thara të kënasë mbahen në rroba, ato shërbejnë si largues insektesh. Nëse aplikohet pasta e kënasë në thonj, lustra e thonjve shtohet dhe nëse aplikohet në këmbë, është efikase në sindromën e djegies së këmbëve. Vaji i përdorur nga vaji i ullirit dhe nga gjethet e kënasë është shumë efikas në ngurtësinë e fortësinë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Disa ilaçe nga mjeksia profetike

(Autori është drejtor i Shah Faisal Institute of Hadith and Medical Sciences, Kasganj)

image_pdf
Tags:

Categories

Archives