Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KE MUNDËSI TA SHPËRBLESH NËNËN TËNDE?!



KE MUNDËSI TA SHPËRBLESH NËNËN TËNDE?!

nena

Allahu e mëshiroftë atë grua që sytë e saj derdhën lot nga lodhja dhe vështirësitë!

Allahu e mëshiroftë atë grua që e shtrydhi jetën e saj në një gotë që t’i jep të pijë fëmijës së saj!

Allahu e mëshiroftë atë grua që nuk flinte tërë natën për ta mbikëqyrë fëmijën e vogël që nuk fle!

Allahu e mëshiroftë atë grua që lotët e saj ia tejkalonin lotëve të bijve të saj kur vinin te ajo të ankohen!

Allahu e mëshiroftë atë grua që çdo herë kur e zgjonin nga gjumi brengat dhe frika për fëmijët e saj, qante para Zotit të saj dhe i lutej Atij për ta dhe bënte sexhde me shumë dua!

Allahu e mëshiroftë atë grua që filloi dhe jetoi dhe ndërroi jetë nën flamurin e dhënies dhe bujarisë.





Dhe nuk kërkoi asgjë si shpërblim dhe nuk u ankua asnjëherë dhe nuk e anashkaloi dashurinë e saj asnjë ditë nga ditët!

A ka mundësi ta shpërblen ndokush nënën e vet me atë që e meriton?!!

Përveç se Allahut askush tjetër jo!

Zoti ynë, shpërbleji nënat e tona me Xhenetin më të lartë dhe mundësona bashkimin me to në Xhenet!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU