Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KE: Dritë jeshile për 4 shtete të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë


KE: Dritë jeshile për 4 shtete të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë


Të mërkurën, më 16 tetor, Komisioni Evropian pritet të paraqesë vlerësimin më të mirë të gjithë këtyre viteve bllokimi politik për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke u dhënë mundësinë katër shteteve të Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë me hapin pasardhës për t’u futur në BE.

evropa

Shtetet anëtare do të pyeten për të lejuar Serbinë, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe ndoshta edhe Bosnjën, për të vazhduar formalisht procesin e negocimit me BE-në.

Shqipëria, e cila aplikoi në vitin 2009 për t’u bërë pjesë e Bashkimi Evropian, ka pasur një zhvillim për sa i përket zgjedhjeve në vend. Në qershor, ajo zhvilloi zgjedhjet më të mira në historinë e saj dhe kaloi një paketë vendimtare në sistemin e ligjeve.

Kosova dhe Serbia kanë përparuar në marrëdhëniet ndërmjet tyre, që prej luftës së vitit 1998-1999, duke pranuar etnicitetin e serbëve në veriun e Kosovës.

Bosnja ka bërë përparësi në rrugën e çështjeve kushtetuese që e ka bllokuar procesin për 4 vite rresht, ndërsa Maqedonia do të kërkojë, për herë të pestë, dritën jeshile drejt BE-së, gjë që do të çojë në tensionimin e grupeve politike dhe etnike nën qoftë se Greqia vë veton.

Më e pafat pritet të jetë Turqia, pasi Komisioni do të reduktojë shanset e saj për rifillimin e bisedimeve për të hyrë në BE, duke mos i dhënë asaj rekomandimin.

Michael Leigh, ish-drejtori i përgjithshëm i çështjeve të zgjerimit në Komisionin Evropian, thotë për EuropeanVoice, se ky vit nuk ka qenë një vit i keq.

“Kemi parë një përmirësim të vërtetë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa zbutja e grindjes për Qipron, besoj se do ta sjellë më afër Turqinë me Bashkimin Evropian”, -ka shtuar më tej Leigh.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Obama: Po analizojmë përgjigjen ndaj Sirisë

/Shekulli

Categories

Archives