Friday, 17/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kavanozi me topat e golfit dhe jeta



Kavanozi me topat e golfit dhe jeta

Së pari kujdesuni për topat e golfit, për gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi. Zgjidhni prioritetet tuaja, pjesa tjetër është vetëm rërë (vogëlsira). 

Ishte njëherë një profesor i filozofisë, i cili para klasës së tij, mori një kavanoz të madh të zbrazët reçeli (xhemi) dhe pa thënë asnjë fjalë, filloi të mbush atë me topat e golfit.
Pastaj ai pyeti studentët e tij, nëse ishte mbushur kavanozi. Studentët iu përgjigjën: PO.
Profesori pastaj mori një kuti përplot me rruaza (gazoza) dhe i derdhi në kavanoz. Rruazat mbushën boshllëqet në mes të topave të golfit. Profesori i pyeti studentët përsëri nëse ishte mbushur kavanozi. Përsëri, ata u përgjigjën: PO.
Pastaj, profesori mori një qese me rërë dhe e derdhi atë në kavanoz. Sigurisht, rëra mbushi të gjitha boshllëqet e mbetura dhe profesori pyeti përsëri nëse ishte mbushur kavanozi i tëri. Studentët njëzëri u përgjigjën: PO.
Profesori pastaj shtoi dy gota me kafe në kavanoz duke mbushur boshllëqet e vogla midis kokrrave të rërës. Studentët filluan të qeshin. Pasi ata u ndalën, profesori u tha: Dua që të kuptoni se kavanozi përfaqëson Jetën. Topat e golfit janë gjërat shumë të rëndësishme në jetë, të tilla si: Zoti (feja), familja, fëmijët, shëndeti, çdo gjë që ju jeni i pasionuar. Nëse gjërat e tjera do humbnin dhe vetëm ato do mbesnin, jeta juaj sërish do të ishte e plotë.  Rruazat janë gjëra tjera që llogariten në jetën tonë të tilla si puna, shtëpia, makina, etj …
Rëra përfaqëson çdo gjë tjetër, të gjitha gjërat e parëndësishme në jetë.

Nëse do të kishim derdhur së pari rërën në kavanoz, nuk do të kishte pasur ndonjë hapësirë ​​të zbrazur për ndonjë gjë tjetër si për rruazat ose për topat e golfit.
Kjo është e njëjta gjë në jetë. Nëse kemi vënë të gjitha energjitë tona dhe tërë kohën tonë në vogëlsira, kurrë nuk do të kemi kohë ose hapësirë të mbetur për gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi.
Kushtoju vëmendje gjërave që janë me të vërtetë të rëndësishme për lumturinë tuaj. Luaj me fëmijët tuaj, gjeni kohë për të shkuar te mjeku, hani drekë ose darkë me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj, stërvituni ose kaloni kohën me gjërat që i preferoni.
Mos u brengosni se gjithmonë do të keni kohë për të pastruar apo rregulluar diçka nëpër shtëpi …
Së pari kujdesuni për topat e golfit, për gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi. Zgjidhni prioritetet tuaja, pjesa tjetër është vetëm rërë (vogëlsira).
Më pas njëri nga studentët ngriti dorën dhe pyeti se çfarë do të thotë kafeja.
Profesori buzëqeshi dhe tha: “Bëre mirë që pyete. Unë vetëm shtova kafenë për të treguar edhe pse mund t’iu duket jeta juaj përplot angazhime dhe shumë e zënë, ka gjithmonë vend për një kafe me një mik. Ditën e mirë të gjithëve. …”.
Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU









Categories

Archives