Saturday, 20/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KATËR HAPA PËR TË RREGULLUAR HALLAKAMËN NË MENDJE



KATËR HAPA PËR TË RREGULLUAR HALLAKAMËN NË MENDJE

KATËR HAPA PËR TË RREGULLUAR HALLAKAMËN NË MENDJE

Gjatë ditës, 70.000 ide na qarkullojnë nëpër mendje. Ato, në kokën tonë shkaktojnë hallakamë. Bëhet e vështirë, gati e pamundur të merremi me gjithë ato ide që na qarkullojnë nëpër kokë. Ndoshta vinë vetëm një herë e nuk kthehen më. Në pamundësi për t’i rregulluar, bëhet e rëndë edhe shpërfillja e tyre. Si t’i rendisim? Mendoni!
Po vazhduam t’a lëmë mendjen në hallakamën e ideve që na vinë, do të përjetojmë rënie të produktivitetit intelektual dhe do të rritet ndjesia e negativitetit. Do të na duket se ai kaos në mendjen tonë nuk ka se si të rregullohet. Po e lamë ashtu, rritet akoma më tepër çrregullimi. Pra, duhet ndërmarrë diçka.

Katër hapa konkretë:
1. Mundohu të gjesh anën pozitive në çdo sfidë me të cilën përballesh. Përjetoje si mesatare, as të lehtë që t’a shpërfillësh e as të vështirë që të kompleksohesh. Nëse konsideron se puna me të cilën merresh, megjithatë, meriton preokupim, do ta trajtosh me kujdes të mjaftueshëm për të patur sukses.
2. Çdo punë që kryen prodhon te ti emocione të caktuara. E ke detyrë t’i kontrollosh për të mos u shndërruar në ndjesi negative. Bëji ato motiv për sukses.
3. Shkencëtarët preferojnë 20 minuta koncentrim para fillimit të punëve me rëndësi, për t’u garantuar se aktiviteti nuk do të bëhet rutinë e pafrytshme. Gjatë kohës së koncetrimit dhe përgatitjes për të filluar punë, mos lejo që çka do të interferojë në mendjen tënde. Flake për pak kohë celularin, shmange komunikimin e panevojshëm.
4. Mos e shpërfill relaksin. Shkencëtarët pohojnë se 52 minuta punë e pandalshme duhet të pasohet nga 17 minuta relaks dhe pushim. Dhe kështu deri në fund të orarit.





Hoxhë Ekrem Avdiu