Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Katër gjëra më të rëndësishmet në tërë fushat e jetës . Mësoje dhe shpërndaje !

Katër gjëra më të rëndësishmet në tërë fushat e jetës . Mësoje dhe shpërndaje !

 

  • Katër gjëra e shkatërrojnë trupin, deri në vdekje:

     

    • depresioni,
    • pikëllimi,
    • uria dhe
    • qëndrimi zgjuar deri në orët e vona të natës.

     

    Katër gjëra sjellin kënaqësi e lumturi, po t’i kundrosh:

     

    • gjelbërimi,
    • uji që rrjedh,
    • të dashurit e zemrës dhe

     

    Katër gjëra dëmtojnë dhe errësojnë shikimin:

     

    • ecja këmbëzbathur,
    • shikimi i fytyrave të urryera ose i armikut,
    • qarja e tepërt dhe
    • shikimi i vijave të holla (ose i shkrimit të imët) për një kohë të gjatë.

     

    Katër gjëra i japin fuqi trupit:

     

    • veshja e rrobave të buta,
    • banja me ujë të ngrohtë,
    • ngrënia e ëmbëlsirave dhe e ushqimeve të pasura, dhe
    • nuhatja e aromave të këndshme.

     

    Katër gjëra e ashpërsojnë lëkurën e fytyrës, duke i larguar asaj freskinë rinore dhe pamjen e shëndetshme:

     

    • të gënjyerit,
    • sjellja vulgare,
    • bërja e shumë pyetjeve më kot dhe
    • bërja e gjynaheve.

     

    Katër gjëra i shtojnë fytyrës freskinë rinore:

     

    • fisnikëria,
    • besnikëria,
    • bujaria dhe
    • frika ndaj Allahut.

     

    Katër gjëra sjellin zemërim dhe ngjallin urrejtje:

     

    • arroganca,
    • lakmia,
    • të gënjyerit dhe
    • përhapja e shpifjeve dhe e thashethemeve.

     

    Katër gjëra sjellin furnizim (risk prej Zotit):

     

    • qëndrimi në këmbë duke falur namaz gjatë natës,
    • kërkimi i faljes së Allahut shpesh dhe gjatë natës,
    • dhënia e sadakasë dhe
    • të përmendurit e Allahut (dhikr-i) në mëngjes e në mbrëmje.

     

    Katër gjëra e ndërpresin riskun prej Zotit:

     

    • fjetja gjumë në mëngjes,
    • namazi i pakët,
    • dembelizmi dhe

     

    Katër gjëra e dëmtojnë mendjen dhe intelektin:

     

    • konsumi i tepërt i ushqimeve dhe i frutave të tharta,
    • fjetja në shpinë,
    • depresioni dhe
    • pikëllimi.

     

    Katër gjëra forcojnë mendjen dhe intelektin:

     

    • zemra e qetë,
    • konsumi me masë i ushqimeve dhe pijeve,
    • ndërthurja e mirë e ëmbëlsirave dhe e ushqimeve të pasura, dhe
    • pastrimi i trupit nga substancat e këqija.

     

    Ka edhe gjëra të tjera që e dëmtojnë mendjen, si: ngrënia tej mase e qepëve, fasuleve, ullinjve dhe patëllxhanëve, teprimi me marrëdhëniet seksuale, vetmia, brengosja, dehja, të qeshurat e tepërta dhe depresioni.

Një shkrim tjetër i dobishëm  TETË CILËSITË TEK ÇDO NJERI… A I NJEH ATO?!

Categories

Archives