Friday, 24/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Karrotat dhe studimet


Karrotat dhe studimet


karrotat dhe studimet
Shkencëtarët britanik nga University of Exeter kanë vërtetuar se konsumimi i lëngut të rrepës se kuqe apo karrotes, rrit qëndrueshmërinë trupore dhe mundëson zgjatjen e stërvitjeve edhe për 16%.

Journal of Applied Physiology ka shkruar se nitratet e pranishme në karrotë çojnë deri te ulja e harxhimit të oksigjenit në kuadër të angazhimit fizik dhe kështu janë të lidhura me lodhjen më të paktë gjatë ushtrimeve.

Të dhënat e mbledhura nga 8 persona të moshës nga 19 deri në 38 vjet, kanë treguar se efekti pozitiv i gjysmë litri lëngu të karrotës është më i mirë se ai që mund të arrihet me stërvitje të rregullt.

Vitamina A ndihmon ne mbrojtjen e mushkrive dhe gjendet ne dozat te larta te karrota.Permban 93 perqind te shumes ditore te nevojshme per trupin, si dhe vitamina B dhe C.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se lëngu nga rrepa mund të çojë edhe në uljen e tensionit të gjakut .

Karrotat i bëjnë mirë shëndetit tuaj nëse përdoren si lëngje frutash ose në formë të gatuar(gjellra).
Pasi që përmbajn vitaminën A (Betakaroten ose Retinol) ndihmojn në:
* shëndetin Dental,
* kundër rrudhave në fytyrë,
* ushqejnë lëkurën,
* zvogëlimin e rrezikut për sulm në tru,
* parandalimin e sëmundjeve të zemrës,
* përmirësojnë të pamurit
* parandalimin e kancerit,
* parandalojnë diabetin,
* karrotat kanë cilësi antiseptike dhe për këtë arsye mund të
përdoren si laksativ, vermicid(krimbambytës në zorrë) dhe si ilaç
për smundjet e mëlçisë.
* vaji i karrotave është i mirë për lëkurë të thatë. Kjo e bën lëkurën më të
butë dhe të lëmuar,
* lëngu i karrotave përmirëson stomakun dhe
problemet me tretjen e ushqimit.

Përshtati: Mjekësia Islame

Një shkrim tjetër i dobishëm  Brokoli ndihmon per ulcere (te thate) dhe gastrit
Tags:

Categories

Archives