Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Karakteristikat e civilizimit perëndimor

Karakteristikat e civilizimit perëndimor

Karakteristikat e civilizimit perëndimor

Kjo botë në të cilën jemi rritur dhe në cilën jetojmë e ka shpjerë njerëzimin në një periodë hutuese në zhvillimin e saj shooëror. Bota sot jeton një periudhë të zhvillimit të shpejtuar dhe të revolucionit intelektual. Njeriu është tejet i arsimuar dhe në kufijtë e aftësive të veta mendore hulumton mënyrat e kënaojes së nevojave të tij jetësore. Si pasojë e progresit industrial dhe shkencor shtohet mjaft paaftësia dhe pafuoja e njeriut para problemeve me të cilët ndeshet. Një pjesë të madhe të obligimeve të tij i tejkalon te makinat dhe aparatet industriale, ashtu që sot jeta e tij është shumë më e lehtë. Mjetet dhe metodat shkencore i mundësojnë hulumtimin e fshhetësive të botës dhe shtojnë mundësitë dhe aktivitetet e tij.

Është fare normale që aktiviteti i përhershëm jetësor të rrjedhë me shpejtësi të hatashme, si rezultat i konditave të reja për veprim. Dikur koha llogaritej me ditë dhe natë, ndërsa sot llogaritet me minuta dhe sekonda. Në intervale fare të vogla kohore lindin vepra të mëdha shkencore. Para zbulimit të avullit dhe energjisë elektrike, anijet lundronin me anë të erës, ndërsa sot me anë të instrumenteve dhe makinave të përsosura elektrike dhe me avull, kalohen distanca të mëdha për një kohë relativisht të shkurtër.

Për transportin e mallit njeriu përdor automobilin dhe aeroplanin në vend të shtazëve. Shikimi i njeriut tanimë nuk është orientuar vetëm në Tokë, por i hulumton edhe planetet tjera me qëllim të pushtimit të tyre; ngritet në lartësitë qiellore dhe zhytet në thellësitë detare. Dikur njeriu nuk ka pasur asnjë njohuri lidhur me këtë botë, ndërsa sot ka zbuluar të vërtetat mahnitëse për të. Përmes shkencës dhe hulumtimeve laboratorike ka mënjanuar perden nga fenomenet e jashtëzakonshme dhe oenieve të padukshme në botë. Laboratorët janë pajisur me mjete, instrumente dhe mikroskopë elektronikë më të përsosura, përmes cilëve oeniet e padukshme rriten për mija herë. Shkurt, nuk mund të mbyllen sytë para arritjeve, të cilat bota e sotme perëndimore ia ofron popujve tjerë. Askush nuk mund të mohojë të gjitha mjetet e prodhimit dhe shtimit të burimeve të pasurisë, si dhe të gjitha lehtësimet që janë evidente në shooërinë moderne perëndimore. Duhet theksuar posaçërisht përparimin në shëndetësi dhe mjekësi. Kjo shkencë i ka hedhur në harresë dobësitë tjera të njerëzimit, kohën kur njeriu nuk ka njohur ilaçe për shumë sëmundje, kur fëmijtë i nështroheshin sëmundjeve të ndryshme vdekjeprurëse, duke vdekur madje edhe para se të arrinin në këtë botë, kurse të tjerët përjetonin pasoja të rënda. Ne sot nuk mund të harrojmë pasojat e dhembshme nga e kaluara.

Ndonëse jeta e njeriut në këtë planetë ka ndryshuar, ne këto ndryshime nuk mund t’i vendosim në një kohë të caktuar, ngase shpejtësia e zbulimeve dhe arritjeve e shënon kohën moderne, për ç’arsye edhe është ouajtur kohë e triumfit të shkencës dhe arritjeve shkencore. Këtu duhet theksuar faktin që edhe përkundër progresit të madh, zhvillimit mahnitës shkencor dhe mundit të madh të studjuesëve të shkencave natyrore, janë lexuar vetëm shkronjat e para nga bota e fshehtësive.

Me keoardhje duhet të pranojmë se të gjitha të metat dhe shumë dobësi të shoqërisë bashkëkohore perëndimore, sipas madhësisë dhe rëndësisë, nuk mbesin aspak prapa anëve pozitive të saj. Siç do të duhej të vlerësojmë arritjet në shkencë dhe kulturë, të cilat shoqërisë i kanë mundësuar jetë më të lehtë dhe kanë hapur para tyre një erë të re, gjithashtu, nuk do të duhej mbyilur sytë para mungesës së mirësisë me cilën është e lidhur lumturia e njeriut, as me stagnimin që i ka goditur shooërinë bashkëkohore si produk i po kësaj shooërie.
Industria dhe teknologjia perëndimore vërtet e kanë arritur kulminacionin, ndërkao. që vlerat morale dhe shpirtërore kanë rënë në nivelin më të ulët, ndërkohë janë zgjëruar dallimet dhe konfliktet. Perëndimi ka braktisur vlerat shpirtërore dhe e ka pranuar robërimin ndaj makinës, ndërsa robi i makinës, pa dyshim, nuk mund të arrijë lumturi të vërtetë dhe rahati. Dituria teknologjike e organizon jetën: ky organizim nënkupton komoditet, por nuk sjell lumturi.
Lumturia nuk është prodhim i shkencës, por diç krejt tjetër. Dituria teknologjike nuk njeh të dobishmen dhe të dëmshmen, të mirën dhe të keoen. Ajo mundet vetëm të përcaktojë ç’është e saktë dhe ç’nuk është e saktë. Sikur mënyra e jetës njerëzore do të ishte bazuar në shkencë, jeta do të ishte e padureshme.

Madje edhe B. Russel ka thënë:
‘Duhet t’i kundërvlhemi kësaj mënyre të jetës.’

Progresi teknologjik njerëzimit i ka sjellur shumë dobi, mirëpo ka ngërthyer në vete edhe destrukcione e dhunë, ndërsa zjarri i pasioneve të papërmbajtura ka sulmuar ashpër shpirtin. Me këtë njeriu është privuar nga qetësia shpirtërore dhe siguria. Dituria teknologjike jo vetëm që nuk e ndriçon rrugën e njeriut, por e shtyn ate në errësirë më të thellë.
Arritjet shkencore dhe fltoret, siç janë ato në luftë, lënë pas vete shkatërrime dhe rrënoja, pikëllim të pashuar dhe vuajtje. Pranë çdo lule të çelur në kopshtin e shoqërisë së civilizuar rritet edhe një therë që e lëndon shpirtin e tij. Shooëria bashkëkohore karakterizohet me të mirat siç janë; automobilat, aeroplani, fabrikat, kirurgjia dhe begatia, ndërsa njëkohësisht, krahas të gjitha krimeve dhe kundërvajtjeve morale, ka prodhuar edhe bombat shkatërruese, gazrat helmuesë dhe vdekjeprurës, aeroplanët luftarakë, raketat shkatërruese dhe rrezatimin vdekjeprurës.

Në botën moderne mendja është në shërbim të interesit, andaj nuk njeh asgjë tjetër pos materialitetit. Prandaj virtyti e ka humbur vendin e vet, ndërsa njerëzit kanë harrur shumë parime morale. Kjo plagë morale e njerëzimit nuk po shërohet. Mjedisi ynë islam, ndonëse nuk është në qendër të luhatjeve shkencore dhe të industrializimit, nuk ka mundur të shpëtojë nga ndikimet perëndimore, në veçanti në fushën e kulturës ku këto ndikime shprehen fuqishëm dhe shpejt. Kufijtë ndërkombëtarë janë krejtësisht të hapur para depërtimit të moralit të huaj dhe ideve të huaja, opfshin ato të mira apo të këqja. Zakonet dhe tradita kalojnë prej një vendi në tjetrin. E keoja dhe prishja përhapen më shpejt dhe depërtojnë më thellë ngase i përgjigjen synimeve negative të vetë njeriut. Ndonës shoqëria jonë nuk mund të matet me arritjet teknologjike dhe shkencore të shoqërisë perëndimore, megjithatë e ka pranuar tërësisht atë mënyrë të destruktivitetit perëndimor dhe devalvimit të vlerave themelore. Dështimi më i madh për një shoqëri është humbja e aftësisë për të dalluar të mirën dhe të keoen, të bukurës dhe të shëmtuarës. Një shooëri e tillë kurrë nuk mund të arrijë lumturi dhe mirëoenie.

Mjerisht, disa janë të kënaour me pamjen e jashtme të civilizimit perëndimor, duke mos ia vënë veshin rënies morale të tij.
Bota bashkëkohore perëndimore demonstron manifestime të jashtme të civilizimit të vet, ashtu që shumëkush është impresionuar me to, kur hasen në nje mjedis të tillë, humbin aftësinë e dallimit në mes problemit dhe rrethit të vet. Të gjitha anët negative të asaj shooërie, ata apriori i arsyetojnë. duke u hutuar nga pamja e jashtme joshëse e perëndimit, ndërsa dallimin që e vërejnë në mes traditës dhe etikës perëndimore dhe ahlakut e traditave të tyre, prodhon tek ata ndjenjën e inferioritetit. Në vend se të gjejnë shkaoet e progresit perëndimor, ata i kthehen mjedisit të tyre me të gjitha veset dhe poshtërsitë perëndimore. Ky vetëmashtrim, është turp i madh, dhe argument më i mirë i humbjes së personalitetit dhe mendimit të pavarur dhe është pasojë e domosdoshme e mosnjohjes së kulturës vetanake, fesë dhe vlerave të tyre, ndërsa krejt kjo lë ndikim negative në vetë besimin e njeriut. Meoë nuk janë në gjendje të analizojnë në mënyrë detaje dhe thelbësore problemet, të dallojnë të mirën nga e keoja, të bukurën nga e shëmtuara, ata që në start mohojnë shumë të vërteta.
Popujt evropianë arritën të ndërtojnë një shooëri progresive. duke mos ia vënë veshin vlerave fetare dhe traditës. Japonia, për shembull, ka arritur një zhvillim të madh dhe të shpejtë, duke u inkuadruar në radhën e vendeve të zhvilluara dhe progresive, por nuk ka heour dorë nga veçoritë, besimi dhe tradita. Ajo ka arritur, vetëm për gjashtëdhjetë vjet, të dalë nga rendi i vendeve të prapambetura dhe të zë vendin në mesin e kombeve prijëse të botës moderne. Ata nuk ishin të vërbuar as të mahnitur me Perëndimin, por punuan me zell, duke ruajtur me xhelozi fenë, kombin dhe trashëgiminë e pararendësve. Si në të kaluarën, Japonia edhe sot e nderon dhe ruan besimin e vjetër (budizmin, shintoizmin), absurditeti i cilit është i njohur për çdo njeri me mend.

Mirëpo, intelektualët tanë islamë, të cilët nuk kanë ndjenjë për realitet dhe nuk posedojnë mbështetje të fortë ideore, nuk janë në gjendje të analizojnë qartë çështjet shoqërore as të kuptojnë ligjet më të thjeshtë fetarë. Çdo kritikë të bindjes së tyre fetare ata e pranojnë me kënaoësi dhe plogështi, për të vërtetuar se janë intelektualë. KaoJë pavetëdijshëm, ata nuk janë në gjendje të mendojnë lirshëm për esencën e gjërave dhe realitetin jetësor. Ata e njohin të vërtetën duke bredhur me mend, në hulutmime dhe gërmadha. Aktiviteti shkencor i njerëzimit, në domene të ndryshme materiale të jetës, si dhe suksesi i madh i arritur është rezultat i punës së palodhshme dhe mundit të shkenctarëve në laboratore të mbyllur. Me këtë punë të tyre shkencore, ata i kanë nënshtruar fuoitë e natyrës dhe ky triumf është rezultat i punës së palodhshme dhe nuk është rezultat i arritjeve civilizuese. A mundet ky progres teknologjik të jetë rezultat i degradimit dhe pasioneve të ulta të njeriut? Pos kësaj, progresi në shkencat materiale dhe intelektuale, nuk rrjedh në drejtime të njejta, por në drejtime fare të kundërta, kështu që zhvillimi në një anë mund ta përcjellë stagnimi i dhembshëm në anë tjetër.
Profesori i një universiteti evropian në tubimin shkencor në lindje kishte deklaruar:

“Perëndimi ka nevojë per vierat shpirtërore të Lindjes, ngase Lindja në këtë plan është shumë më i pasur se Perëndimi. Andaj, nëse lindorët i shfiytëzojnë prodhimet perëndimore, atëherë edhe perëndimorët do të duhej të shfiytëzonin vlerat shpirtërore të Lindjes.’

Për të mbijetuar, shoqëria njerëzore ka nevojë për elemente të tjera pos kulturës teknologjike dhe industriale. Sikur një sistem politik dhe shooëror do ta ndante komunitetin njerëzor nga modeli burimor i jetës dhe sikur jeta të shndërrohej në luftë të paoëllimtë për mbijetesë, atëherë Jeta e njeriut do të ishte përplot dhunë.
Fatkeoësisht, njerëzimi sot është në periodën e fëmijërisë dhe për shkak të kësaj papjekurie nuk është në gjendje të shfrytëzojë të gjitha pasuritë e natyrës as mundësitë e veta materiale. Pikërisht për këtë arsye, njerëzimi edhe i gjason fëmijës, i cili bie nën ndikim të ndjenjave siç sillet sipas të vërtetave logjike të jetës në këtë botë. Ndjenjat lënë pas shpine mendjen dhe logjikën, ndërsa mendja e njeriut është vazhdimisht e ngatërruar me paragjykime dhe mitomani të ndryshme. Tek disa popuj kjo pasoyrohet me mënyra të ndryshme të idolatrisë, ndërsa tek disa më të zhvilluar, në nënshtrim ndaj shkencave materiale dhe eksperimentale. Njerëzimi sot, pas shumë viteve të përvojave të hidhura në mashtrime të reja, përfundimisht e ka kuptuar se vetëm zgjedhja e vetme është: ose rruga e drejtë ose shkatërrimi total.

Sociologu Peter A.Sorokini kështu deklaron:
“Nuk është reale të pasohen në mënyrë të verbër të gjitha zakonet dhe traditat e të tjereve. Nje raport i tilie imituesln e ve në pozitë te varshmërisë. Nëse pasim! do të ishte i menduar ashtu që diç të zgjedhë, pastaj pas përunimit dhe përmirësimit t’ia oforojë botës së shkencës dhe prodhimtarisë, kjo do të ishte pasim i mirëseardhur dhe pozittv. Çdo ngatërrim, shoetësim dhe pakënaogsi në mendjen tonë dhe moralin tonë është pasojë e përzierjes së ideve të trashëguara dhe atyre të vdekura. Rreziku është edhe më i madh nëse jemi larg nga e vërteta jonë historike dhe morale.”

Një mendimtar i njohur islam, në librin e tij “Islami dhe të tjerët” (f. 42) thotë:
“Ne nuk e perfaoesojmë qgndrimin mbi izolimin shooeror dhe intelektuale, as largohemi nga rruga e cila civillzimin njëmend e shpie në progres. Ne jemi pjestarë dhe bashkudhëtar të këtij karvani. Muslimanët, me arritjet e mëdha dhe pozitlve i kanë dhënë kontribut të madh komunitetit njerezor në tërësi. Mjerisht, ne sot Iëshojmë rastin që kësaj gjenerate avangarde t’i japim mirënjohjet e merituara dhe ta ruajmë respektin e duhur për ta dhe dlnjitetin e tyre.
Krejt këtë do të dijmë ta çmojmë vetëm atëherë kur t’i lejojmë zemrat tona dhe mendjet tona nga ndjenja e inferioritetit ndaj vlerave të Perëndimit dhe kur këtë ndjenjë e zëvendsojmë me ndjenjën se jemi njerëz të lirë. Problemjmi është qÇ kokëulur dhe me duar në gji qgndrofmë para botës perëndlmore dhe nuk jemi në gjendje t’ua kthejmë prap të gjitha anët negative të tyre. Sa mirë do te ishte që vetë të bëjmë atë në çka ata na pasojnë!

Civilizimi në këtë kontekst paraqitet në kuptim të dyfishmtë. E para është q£ të mos e humbim pjesën e madhe në themelimin dhe ndërtimin e Civilizimit dhe të rujamë përvojnë vetanake qg del nga mënyra jonë e jetës, krahas të gjitha përvojave pozitive të tjerëve. Kuptimi i dytë është të zgjedhim manifestimet e jashtme joshëse me të gjitha veçoritë e tyre, të cllët të tjerët i kanë përgatitur për vete, e të mos mendojmë per to dhe të mos i studjojmë ato, ose të paktën të mos i fisnikërojme me diç tonën;

me diç qe është karakteristikë e dvilizimit tonë. Kuptimi I parë i civilizim it është në pajtim me mendjen njerëzore, por Civilizimi në kuptimin e dytë
i pershtatet majmunëve të cilet dijnë vetëm të imitojnë.”
Fryma materialiste ka pushtuar popujt modernë në atë masë sa sot është vështirë të gjeni nje evropian i cili do kishte ndonjë qëllim më të lartë se të sigurojë për jetën e përditshme. Pos kësaj, shumë i janë dhënë botëkuptimeve të tyre fetare, këtu mendoj për krishterimin e shtrembëruar të mbushur me hutime, andaj për këtë nuk është në gjendje t’i përgjigjet nevojave shpirtërore dhe morale të njerëzimit. Është e çuditshme që një formë e tillë e fesë dominon në këtë botë të degraduar, e cila ende e formon modelin shpirtëror dhe moral të shoaërisë perëndimore.

Të dielave të gjitha shitoret dhe insiitucionet janë të mbyllura. Këmbanat e kishave dëgjohen nga të gjitha anët dhe zë karakteristik. Njerëzit nga të gjitha shtresat shooërore tubohen në kishë dhe dëgjojnë me vëmendje ligjëratat. Televizonet emitojnë programe speciale fetare për shikuesit e tyre. Besimtarët i dërgojnë të posalindurit në kishë, në mënyrë që ta kryejnë ceremoninë e pagëzimit. Njerëzit i respektojnë liderët fetarë, andaj i quajnë ‘ati i shenjtë’.
Për të siguruar një buxhet të fortë për institucionet fetare shteti vjel tatime. Secili është i obligueshëm, deshi apo s’deshi, që të ndajë një pjesë nga të ardhurat materiale. Krejt që grumbullohet shteti ia dorëzon kishës. Me apraturën komplete, të mbështetur me buxhet gjegjës, udhëhicjet tërë aparati fetar i krishterimit.
Komiteti për publikime i kontrollon të gjitha botimet. Këtu kisha e ka vendin qgndror. Nën syrin e zgjuar të dinjitarëve fetarë përgatiten programet e arsimit fillor dhe të mesëm. Deri në vitin e nëntë të shkollimit nxënësit janë të obliguar që një herë në javë të vizitojnë kishat dhe të prezentojnë në programet e përgatitura special për ta. Kjo konsiderohet si pjesë e arsimimit fetar. Më interesante nga të gjitha është se fëmijtë duhet të shkojnë të rrëfehen dhe të pranojnë mëkatet e tyre para priftit.

As filmat nuk mund të shfaoen pa censurën nga ana e këshillit të cilin e përbëjnë liderët kishtarë, mjekët, psikologët, sociologët dhe ekonomistët.
Shkrimtari i këtij libri ishte i detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Gjermani. U vendos në një spital katolik. Si dijetar islam atij i ofruan tretman gjegjës mjekësor. Në çdo dhomë, andaj edhe në të tijën, ndodhej ikona e hazreti Isait, a.s., dhe fotografia e hazreti Merjemes, a.s., me fëmijë. Çdo pasdite mbaheshin lutje për shërimin e të sëmurëve. Disa ditë i shihje duke ndezur qirinjë para ikonës së hazreti Isait, a.s. merreni me mend këtë! Ndezin qjrinjë para ikonës edhe atë në pikë të ditës edhe atë në njërën nga qendrat e shkencës dhe diturisë. Kurrë nuk do ta harroj rastin kur kisha nevojë për një transfusion. Drejtori i spitalit më pyeti: ‘Cilin lloj të gjakut ua lejon islami? A mundet muslimani të marrë gjakun e jomuslimanit? Sidoopftë ne do ta përgatisim gjakun në pajtim me dispozitat islame.’

Në komunitetet përparimtare njerëzit i respektojnë kufljtë e lirisë dhe nuk keokuptojnë shfrytëzimin e rrjedhave të civilizimit. Për shembull, televizioni transmeton programe arsimore, gara sportive, fenomene të natyrës, mënyrën e jetës së popujve të vendeve të largëta. Shkurt, në pjesën më të madhe të programit ofron të dhëna të dobishme. Tek ata nuk ekziston liria me të cilin dikush mund ta shtojë zërin e radios dhe me këtë të shoetësojë fojnjët ose kalimtarët, apo të organizojë ahengje që do të zgjasin deri natën vonë dhe cilat do të jenë në dëm të qetësisë së fojnjëve. Në realitet, në rrugë as që do të dëgjoni zërin e radios. Më kujtohte mirë një ditë, kur në afërsi të hotelit dëgjova një radio. Sapo po dilja nga hoteli dhe u befasova, ngase ishte hera e parë të dëgjoi diç të tillë në Evropë. Ishte kjo muzikë nga melosi i nënqiellit tonë. U interesova të konflrmoj çka ishte fjala. Ditën tjetër më vizitoi një bashkëvendas i cili banonte pikërisht në atë pjesë të qytetit.
Unë e shfrytëzova rastin dhe e pyeta lidhur më këtë. Për një moment ai heshti, ndërsa pastaj, duke oeshur, pranoi se ai ishte që e kishte shkaktuar zhurmën e djeshme.

Është e vërtetë që ne në botën Islame ende nuk e kemi përvetsuar rregullin e përdorimit të drejtë të trashëgimisë së shoqërisë moderne, por kemi dalur nga rrjedha normale dhe e natyrshme duke rënë kështu në probleme. Të gjithë i njohin efektet negative të paraojtjeve televizive. Pjesën më të madhe të fajit për rënien morale të shooërisë fshehet pikërisht këtu. Gjithë që shikuesit i ofrohet nga këto programe negative është një synim i shtuar ndaj devijimeve morale dhe deivacioneve. Nëpër tërë botën islame jehojnë zërat e zhurmshëm të radiove duke shoetësuar njerëzit dhe shpirtin e tyre. Shpikësit dhe zbuluesit e aparateve kurrë nuk kanë menduar në mënyrë precize të caktojnë shfrytëzimin e shpikjeve të tyre. Kjo ka qenë edhe e pamundur. Ata nuk do të besonin që shpikjet e tyre, të dedikuar për përdorimin e drejtë dhe të dobishme, një ditë do të shfrytëzohen për shoetësimin dhe shkaktimin e dhembjes ndaj njerëzve të tjerë (siç është rasti te ne).

Me të gjitha trashëgimitë tjera industriale dhe inovacionet shkencore mund të ndodhë po kështu. Prandaj është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje e posaçme mënyrës së përdorimit të këtyre trashëgimive, e kjo sërish është e lidhur me edukatën e shfrytëzuesit. Shumë njerëz mendojnë gabimisht, disa nuk mendojnë fare, ndërsa disa, thjeshtë, janë tiranë. Mjerisht, kjo sjellje përhapet shpejt në mesin e komunitetit, andaj hasim garën e ndërjsellë në planin e shfrytëzimit negative të këtyre trashëgimive të shkencës, sikur secili prej tyre dëshiron të shkaktojë sa më shumë të jetë e mundur në dëm të tjerëve. Ja si e përdorim ne progresin material të jetës. Duhet të hulumtohen shkaqet e kësaj gjendje dhe mungesës së shkencës. A mund të thuhet se mosdituria e njerëzve nuk ka kurrfarë hise në këtë? Vallë nuk është turp për muslimanët, që në këtë masë të largohen nga parimet morale të jstës islame, të mos njohin kufijtë e lirisë së vet? Ky është shembull tiplk i egoizmit shfrenimit ekstrem qÇ këtu quhet liri. Nuk dua të them që jeta evropiane është e pastërt nga të gjitha anët negative, të cilat do t’i analizojmë detajisht në këtë libër, por ata të paktën kanë kujdes për këtë.

Categories

Archives