Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi

Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi


Kapsllëku (konstipacioni) është kalimi i rrallë dhe i vështirë i jashtëqitjes. Frekuenca e lëvizjeve të zorrës (jashtëqitjes) në mesin e njerëzve të shëndoshë dallon nga dy deri tre jashtëqitje në ditë ose deri tre në javë.

Çdo individ duhet të përcaktojë se çfarë është normale për të. Si rregull, në kapsllëk duhet të dyshohet nëse kalojnë më shumë se tre ditë nga jashtëqitja e fundit ose në qoftë se ka vështirësi apo dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe ajo është me konsistencë të fortë. Shumica e njerëzve kanë periudha të shkurtra të kapsllëkut. Nëse një laksativ është i domosdoshëm për më shumë se tre javë për të rregulluar jashtëqitjen, atëherë është e nevojshme të konsultohet mjeku për një evaluim të mëtutjeshëm të gjendjes.

A është konstipacioni rrezik për shëndetin?
Edhe pse kjo mund të jetë tejet e mërzitshme, kapsllëku si i vetëm zakonisht nuk është serioz. Megjithatë, nganjëherë kjo mund të sinjalizojë dhe të jetë i vetmi simptomë në kuadër të një sëmundje serioze si kanceri, në këto raste pacienti më konstipacion ka edhe simptoma tjera shoqëruese si rënia në peshë, anoreksia, gjakderdhja nga zorra e trashë. Kapsllëku që zgjatë një kohë të gjatë mund të çojë në komplikime si hemorroide të brendshme ose të jashtme, fisura anale si pasojë e sforcimit të shtuar gjatë dhe çarjes së sfinkterit anal.

Gjakderdhja është e shpeshtë tek personat me konstipacion, si pasoje e paraqitjes së hemorroideve, në këto raste gjaku është i freskët, i kuq dhe zakonisht vie pas jashtëqitjes, në formë pikash apo në raste të rënda edhe në formë rrjedhje. Fisurat mund të jenë mjaft të dhimbshme dhe mund të përkeqësojnë kapsllëkun që fillimisht është shkaktuar nga ajo, por tani në frikë të dhimbjes ajo bëhet edhe më e rëndë. Herë pas here, sforcimet e shtuara gjatë jashtëqitjes shkaktojnë dalje jashtë kanalit anal të një pjese të zorrës që njihet si prolaps i rektumit. Kjo është e njohur si rënie i zorrës së trashë dhe mund të çojë në sekrecionet e mukusit që mund të njollosë brekët. Në fëmijët, mukusi mund të jetë karakteristike si tek fibroza cistike.

Cilët janë shkaktarët e konstipacionit?

Kapsllëku është një simptomë dhe jo një sëmundje. Ashtu si një ethe, kapsllëku mund të shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm. Shumica e njerëzve kanë përjetuar një periudhë të shkurtër me kapsllëk dhe që e ka korrigjuar vetë me dietë dhe me kohë. Më poshtë janë paraqitur disa prej shkaqeve më të zakonshme të kapsllëkut:

Ushqimi i dobët. Një shkak kryesor i kapsllëk mund të jetë një dietë të lartë me yndyra shtazore (mish, produktet e qumështit, vezë) dhe sheqer (ëmbëlsirat e ndryshme), por e ulët në fibra (perime, fruta, drithëra), fibra të cilat ndihmojnë në masë të madhe lëvizjen e zorrëve. Disa studime kanë treguar se marrja e ushqimeve me fibra rrit sasinë e jashtëqitjes dhe duke rrit sasinë rritet frekuenca e të dalurit jashtë, dhe më pak kapsllëk.

Sindromi i lollonit të Irrituar (IBS). Gjithashtu i njohur si kollon spastik, IBS është një nga shkaqet më të zakonshme të kapsllëkut në SHBA dhe Evropë. Disa njerëz zhvillojnë spazma të zorrëve dhe në ngadalësimin e peristaltikës dhe kjo që çon në kapsllëk.

Çrregullimi i ndjesisë për jashtëqitje. Një person e nxit një cikël të kapsllëkut duke shpërfillur nevojën apo ndjesinë e dalurit jashtë (jashtëqitjes). Disa njerëz e bëjnë këtë për t”ju shmangur përdorimit të tualetit publik, të tjerët për shkak se ata janë shumë të zënë. Pas një periudhe kohore, një person mund të ketë ndaluar ndjenjën për jashtëqitje duke rënduar kapsllëkun. Kjo çon në kapsllëk progresiv.

Abuzimi më laksativ. Njerëzit të cilët zakonisht marrin laksativ (çaje të ndryshëm si Becunis, Alkalax) bëhen të varura nga ta, herë-herë shkon duke u rritur sasia e përdorimit dhe si pasojë zorrët nuk bëhen të ndjeshëm nga tyre.

Udhëtimet. Njerëzit shpesh përjetojnë kapsllëk kur udhëtojnë distanca të gjata, të cilat mund të lidhen me ndryshime në stilin e jetës, ushqimi dhe sasia ujit të pijshëm.

Çrregullimet hormonale. Disa çrregullime hormonale, si një gjëndër tiroide jo funksionale, mund të shkaktojë kapsllëk.

Shtatzënia. Shtatzënia është një tjetër shkak i zakonshëm i kapsllëkut, të cilat mund të jenë të përkohshme, për shkak të ndryshimeve hormonale gjatë shtatzënisë.

Fisurat dhe Hemorroidet. Dhimbjet e kanalit anal nxisin spazma te sfinkterit anal dhe si pasoje e ngadalësojnë zbrazjen e zorrës.

Sëmundjet specifike. Shumë sëmundje si scleroderma apo lupusi, dhe disa sëmundjeve neurologjike ose muskulore si skleroza multiple, sëmundja Parkinson dhe insulti cerebral, mund të jenë përgjegjës për kapsllëk.

Obstruksionet mekanike. Tumoret dhe kanceri i zorrës së trashë mund të shkaktojë mbyllje mekanike të zorrëve dhe të rezultojë në kapsllëk.

Dëmtimi nervore. Lëndimeve të palcës kurrizore dhe tumoret e shtyllës kurrizore mund të shkaktojnë kapsllëk.

Medikamentet. Shumë medikamente mund të shkaktojë kapsllëk. Këto përfshijnë ilaçe dhimbje (sidomos narkotikëve), antacidet që përmbajnë kalcium, antispasmodikët e ndryshëm, antidepresantët, preparatet e hekurit tek anemitë, antikonvulzantët tek epileptikët, bllokatorët e kanaleve të kalciumit tek pacientët me sëmundje të zemrës dhe hipertension arterial.

Konstipacioni tek fëmijët
Kapsllëku është i zakonshëm tek fëmijët e vegjël dhe mund të jetë lidhur me ndonjë nga shkaqet e cekura më lartë. Në një numër të vogël të fëmijëve, kapsllëku mund të jetë si rezultat i problemeve fizike. Fëmijët me defekte të tilla si mungesa e mbaresa nervore në një pjesë të zorrës, anomalitë e shtyllës kurrizore, hipotireoza, retardimet mentale dhe disa sëmundje të tjera të trashëguara të çrregullimit të metabolizmit, vuajnë me simptomat e kapsllëkut. Kapsllëku tek fëmijët, megjithatë, është zakonisht për shkak të peristaltikës së zvogëluar të zorrëve.

Kapsllëku mund të shoqërohet me dhimbje, kur fëmija kryen jashtëqitjen. Çarje në lëkurën e anusit, të quajtur fisura anale, mund të zhvillohet tek fëmijët me kapsllëk. Këto fisura mund të gjakderdhin apo shkaktojnë dhimbje, duke nxit fëmijën të mbajë nevojën e tij ose të saj dhe në këtë mënyrë edhe më tepër e rëndon kapsllëkun

Fëmijët mund të mbajnë nevojën e tyre edhe për arsye të tjera. Disa e gjejnë të papërshtatshëm për të përdorur WC jashtë shtëpisë. Gjithashtu, stresi emocional të rënda të shkaktuara nga kriza e familjes apo vështirësi në shkollë mund të shkaktojë fëmijëve të mbajnë nevojën e tyre. Në këto raste, periudha në mes të lëvizjeve zorrë mund të bëhet mjaft të gjatë, në disa raste që zgjasin më shumë se një ose dy javë. Këta fëmijë mund të zhvillojnë obstruksion me fekaloma, një situatë në të cilën mbeturinat e zorrës janë aq të forta në zorrë sa lëvizjet normale të zorrëve janë të pamjaftueshme për të shkaktuar zbrazjen e tyre spontane.

Konstipacioni te moshat e vjetra

Personat në moshë ankohen për kapsllëk pesë herë më shumë sesa persona me moshë më të re. Dietë e varfër me fibra, marrja e pamjaftueshme e lëngjeve, mungesa e aktiviteteve fizike, përdorimi i gjatë i barnave të caktuara për sëmundje të caktuar mund të rezultojë në kapsllëk.

Personat e moshuar në mungesë të dhëmbëve kanë tendence të konsumojnë ushqime të buta dhe me shumë përmbajtje të fibrave, produkteve të drithërave, pemëve dhe perimeve, dhe si pasojë e ngadalësimit të zorrëve vie deri tek konstipacioni. Konsumimi i pakët i ujit dhe lëngjeve në këtë moshë ulë sasinë e përmbajtjes së zorrëve dhe rëndon konstipacionin.
Qëndrimi i gjatë në krevat pas aksidentit, pas një sëmundje të rëndë, hospitalizimi i zgjatur rëndojnë kapsllëkun. Gjithashtu, medikamentet kundër depresionit, antacidët që përmbajnë alumin, ose kalcium, antihistaminikët, diuretikët dhe medikamente kundër sëmundjes së parkinsonit, mund të shkaktojnë kapsllëk në disa njerëz.

Disa persona që janë të preokupuar nga kapsllëku fillojnë të përdorin laksativ të ndryshëm dhe në këtë mënyrë krijojnë varshmëri të zorrës ndaj laksativëve dhe si pasojë humb refleksi për lëvizjet normalë të zorrës. Zorrët fillojnë të ngadalësojnë peristaltikën normale dhe humbin funksionin normal.

Si diagnostikohet?
Duhet të njoftohet mjeku kur kapsllëku rëndohet dhe zgjatë më shumë se tre javë.
Çdo kapsllëk që shoqërohet me rënie në peshë, lodhje, dhimbje gjatë defekimit, gjakderdhje, alterim i kapsllëkut me barkqitje, duhet të njoftohet mjeku dhe gastroenterologu për trajtim dhe evaluim të mëtutjeshëm.

Testet diagnostike
Përveç gjakut rutinë, urinës dhe analizave të fecesit, një ekzaminimi endoskopik si sigmoidoskopia mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të lesioneve të ndryshme në fillimin e zorrës së trashë si në rektum dhe sigmë. Me këtë procedurë gastroenterologu ekzaminon zorrën e trashë përmes një tubi fleksibil ku në majë të saj është e vendosur kamera dhe ku arrihet të vizualizohet e gjithë pamja e brendshme e zorrës, në këtë mënyrë vërehen ndryshime fillestarë në zorrë dhe ndryshimet tjera jo normale. Nëse është e nevojshme mund të ekzaminohet e tërë zorra e trashë përmes endoskopisë që duhet kollonoskopia. Kollonoskopia është e ngjashme me sigmoidoskopinë, përveç që instrumenti fleksibil është më i gjatë dhe mundëson pamjen e plotë dhe të gjithë pjesëve të zorrës së trashë deri në cekum.
Irogografia, është një metodë tjetër radiologjike ku bëhet ekzaminimi i zorrës.

*Rezyme:
Kapsllëku është të dalët jashtë shumë rrallë, në mënyrë të parregullt dhe me vështirësi, sa që i sëmuri del jashtë vetëm një herë në disa ditë. Shkaqet e kësaj lloj sëmundje janë:
– Trashësia e zorrës së trashë që në lindje.
– Mangësia e vitaminave sidomos e vitaminës B.
– Marrja e disa barnave si ato të kollës si dhe barnat që përmbajnë kalcium.
– Gjendja e keqe shpirtërore.
– Hemorroidet.
– Frika nga të dalët jashtë dhe çrregullimi në të.
Tërheqim vëmendjen këtu se çështja e kapsllëkut lidhet ngushtë me disa faktorë, siç është: aktiviteti i lëvizjes, sasia e lëngjeve që merr gjatë ditës, lloji i ushqimit që ha, plus edhe gjendja shpirtërore e njeriut. Të gjithë këto faktorë kanë lidhje me sasinë e jashtëqitjes dhe natyrën e saj.
Ata njerëz që i marrin agrumet e plota (grurin, elbin, misrin- të bluara me gjithë krunde), perimet, frutat dhe lëngjet me sasi të përshtatshme, janë larg problemeve të kapsllëkut. Kurse ata njerëz që hanë ushqime të pasura me proteinë, me yndyrë dhe që i hanë agrumet të përpunuara, si buka e bardhë dhe sheqeri i bardhë, në shumicën e rasteve këta njerëz vuajnë nga kapsllëku.

Mjekimi

Çdo person duhet të vlerësoj se çfarë është lëvizja normale e zorrës për të shmangur të bëhen të varur nga laksativët.
Për shumicën e njerëzve, dieta me shumë fibra dhe përmirësimi i jetesës mund të zvogëlojë shanset për kapsllëk. Një dietë të ekuilibruar që përfshin ushqime të pasura me fibra, të tilla si krunde të papërpunuara, produkte të drithërave ,bukë nga drithërat, dhe fruta të freskëta dhe perimet, është i rekomanduar. Pirja e lëngjeve dhe aktivitete e rregullta fizike do të ndihmojnë për të stimuluar aktivitetin e zorrëve. Ushtrime të veçanta mund të jenë të nevojshme për të rrit tonusin e muskujve të barkut tek gratë pas shtatzënisë.

Në qoftë se është diagnostikuar një sëmundje e brendshme që është shkaktar i kapsllëkut, trajtimi do të jetë i drejtuar drejt këtij shkaku specifik. Për shembull, nëse një tiroidë është jofunksionale ose funksionon shumë pak dhe është duke shkaktuar kapsllëk, atëherë mjeku mund të përshkruajë terapi për zëvendësimin e hormoneve të tiroides. Përdorimi i laksativëve duhet të jetë si opsion i fundit për të zbrazur zorrët, dhe kjo duhet të bëhet vetëm më këshillën e mjekut dhe gastroenterologut.

Trajtimi natyral i kapsllëkut:

Ilaçi më i mirë për trajtimin e kapsllëkut kronik janë krundet e grurit, duke i marrë në këtë formë: një lugë gjelle me krunde gruri e shton në gjellën e të sëmurit.
Këshillojmë gjithashtu që të ziehet gruri dhe të hahet e të pihet lëngu i tij.
Po kështu këshillohet përdorimi i polenit të bletës, i cili e zgjidh problemin e kapsllëkut, veçanërisht nëse shkaku ka qenë mangësia e vitaminave apo e gjendjes shpirtërore. Kjo, sepse poleni përmban vitamin B, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e nervave. Poleni konsiderohet gjithashtu si mik i ngushtë i zorrëve.
Këshillojmë gjithashtu që të sëmurët me kapsllëk të konsumojnë sa më shumë lëngje, të hanë perime dhe fruta në mënyrë normale dhe pa e tepruar, si dhe të hanë agrumet natyrore, e veçanërisht grurin, i cili konsiderohet si bimë zbutëse dhe e dobishme, nëse merret çdo ditë një sasi e vogël prej tij.

Problemet e kapsllëkut kanë të bëjnë kryesisht nga një diete e keqe kështu që nëse shtoni më shumë perime me gjethe të gjelbërta dhe fruta në dietën tuaj ju do ti dhuroni trupit ekstra fiber, diçka që i mungon për të nxjerr më lehtë jashtëqitjen. Pra, në fillim thjeshtë shto sasinë e ushqimeve që përbëhen nga laksativ natyral. Ato ushqime janë avokado, bajamet, kajsia, kokosi, çikori, hurmet, fara të lirit, fig(fiqa), mango, rrush, papaja, ullinj, majdanoz, sojë, rrepë, arra dhe lakërishtë. Favoritë prej këtyre që përmendëm janë mango dhe farat e linit.

Shtimi i vitaminës C në dietën tuaj gjithashtu ndihmon që të luftoni ndonjë infeksion që mund të ndikoj në jashtëqitjen tuaj.

Njëherë kur të fillon kapsllëku gjendja më pas shkon duke u keqësuar nëse nuk trajtohet. Sa më gjatë ushqimi mbetet në sistemin e tretjes aq më shumë ujë shpenzohet (nxirret) prej ushqimit për tu përdor për pjesët tjera të trupit. Kështu pra e bënë ushqimin më të fortë dhe më të vështirë që të lëvizë. Për të shëruar këtë ju duhet të shtoni sasinë e ujit që pini. Nëse pyet sa uje duhet pire për këtë atëherë mund të themi se nga 6 deri 8 gota të mëdha ujë në ditë ndihmojnë dhe mjaftojnë. Këto gota ujë shtojnë lagështinë ushqimit që po bllokon sistemin tuaj dhe ndihmon që gjithçka të lëviz tutje. Dhe nëse mërzitesh duke pirë ujë atëherë është në të mirën tënde e gjithashtu është edhe e sigurt ti shtoni disa pika limoni në gotën me ujë që pini.
Dhe së fundmi, këshillojmë që i sëmuri të përpiqet ta kryejë jashtëqitjen e tij në mënyrë të rregullt, në kohë të caktuara.

***Nëse akoma po kërkoni të gjeni ilac per kapsllek atëherë më poshtë keni disa metoda shtepiake apo barna shtepiake kunder kapsllekut që mund ti provosh.

*Shto 1-2 lugë gjelle me mjaltë në një gotë me qumësht dhe pije këtë dy herë në ditë.

*Për lehtësim të menjëhershëm nga kapslleku pi lëng karrote me lëng spinaqi para se të bini për të fjetur.

*Pi leng portokalli në stomak të thatë në mëngjes, dhe
Së dy apo tri herë në ditë pi një gotë ujë me dy lugë uthull molle, dy lugë limon dhe mjaltë, nëse ki, për ti rregulluar shijen.

*Nëse problemi vazhdon akoma për 8-10 ditë, duhet që të vizitoni mjekun.

*A kemi dikë këtu që ka apo ka pasur probleme me kapsllëk dhe të na tregoj përvojën e tij se si e ka mënjanuar këtë problem? Ti ndajmë përvojat tona dhe të tregojmë se çka ndihmon dhe çka nuk ka pasur sukses në trajtimin e kapsllëkut. Përshtati:/mjeksiaislame/

Tags:

Categories

Archives