Sunday, 17/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kapelja e UÇK, e Ramush Haradinajt shitet në Serbi /foto/

Kapelja e UÇK, e Ramush Haradinajt shitet në Serbi /foto/

kapela e ramush haradinajt

Një uebsajt që shërben si dritare për shitblerje të gjërave të ndryshme i quajtur “Kupujemprodajem.com”, ka hedhur në treg një kapele të UÇK-së, për të cilën thuhet se është e ish komandantit të UÇK-së në rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Personi që e ka hedhur në shitje këtë kapele, e të cilës ja ka caktuar çmimin 150 euro, ose mundësi ndrrimi me ndonjë telefon mobil, pretendon se kjo kapele, i është marrë Haradinajt, nga ushtarët rus gjatë konfliktit te ura e Llozicës në vitin 2000, ku ish komandanti i UÇK-së, edhe kishte marrë lëndime serioze fizike.

Mediat serbe, të cilat e bëjë të ditur këtë lajm, shkruajnë se megjithatë, kapelja nuk ka asnjë shenjë identifikuese, e cila e bënë të besueshme se ajo i takon Ramush Haradinajt.

kapela

Categories

Archives