Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kanceri i gjirit ,dituria ndihmon!

Kanceri i gjirit ,dituria ndihmon!

kanceri i gjirit

1.Gjëndra e gjirit
2. Çfarë duhet të dimë për kancerin e gjirit

Kanceri i gjirit dituria ndihmon!
Diagnostikimi i hershëm shpëton jetën!

Ai që të gjithë vlerësojmë në jetë është shëndeti, pa të asgjë nuk do të kishte kuptim. Për këtë arsye vendimi më i mirë që mund të marrim është të bëjmë të pamundurën për parandalimin e sëmundjeve në trupin tonë para se ato të avancojnë dhe gjithçka të bëhet më e vështirë. Megjithatë, jo gjithçka varet në dorën tonë, për këtë arsye na nevojiten këshilla për kurimin apo nëse është e mundur për shërimin e plotë të sëmundjes. Me përjashtim të kancerit të lëkurës, kanceri i gjirit është një ndër malignomat më të shpeshta te gratë, dhe është shkaktari i dytë i vdekjes nga kanceri. Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit, dhe rreziku rritet me moshë.Edhe përkundër përparimit te diagnostikimit dhe terapisë, kanceri i gjirit është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 40-50 vjet. Zvogëlimi i vdekshm?ris? mund t? arrihet me edukimin shëndetësor të popullsisë dhe me programin e zbulimit te hershëm të kancerit te gjirit, me ç’rast zbulohen tumoret e vegjël dhe të lokalizuar në stadin paraklinik të shërueshëm të sëmundjes.
Gjiri
Gjiri është një gjendër dhjamore me një funksion specifik: prodhimin e qumështit. Ajo është një gjendër çifte e cila ndahet në disa njësi të quajtura lobe. Këto të fundit ndahen në njësi akoma më të vogla të quajtura lobule të cilat përmbajnë gjëndrat prodhuese të qumështit. Pas lindjes së fëmijës, qumështi rrjedh nga lobulet nëpër disa kanale të hollë të quajtur duktuj, për të përfunduar në thith. Hapsira ndërmjet duktujve dhe lobuleve mbushet me ind dhjamor dhe fibroz. Gjithashtu, gjiri përmban shumë enë limfatike, të cilat grumbullohen në disa njësi indore të vogla dhe rrumbullake të quajtura nyje limfatike. Këto grumbuj nyjesh limfatike mund t’i gjejmë të pozicionuara poshtë krahut (në aksilë), mbrapa kraharorit dhe poshtë kockës së klavikulës.
Çfarë duhet të dimë për Kancerin e Gjirit
Kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të tumoreve tek gratë(18.5-25%), sidomos tek ato mbi 35 vjeç. Çdo vit rreth 185.000 gra në Evropë preken nga Kanceri i Gjirit dhe rreth 44.000 vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 në çdo 9 gra, do të sëmuret prej Kancerit të Gjirit. Raporti gjinor është femra 99 % të rateve dhe 1% të rateve, ndërsa 1 ne 10 ndryshime ne gji është kancer i gjirit. Në Shqipëri, Kanceri i Gjirit është kanceri që haset meshpesh dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve tek femrat. Në Shqipëri prej kancerit të gjirit preken rreth 350- 400 gra çdo vit. Brenda vitit ne evropë regjistrohen 185 000 raste te reja (incidenca 40-60 ne 100 000 banore),ndërsa brenda vitit në europe regjistrohen 44 000 raste te vdekjeve (letaliteti 23-29 raste ne 100 000 banorë).

Categories

Archives