Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kanadë: Do të mbahet konventa e muslimanëve perëndimor


Kanadë: Do të mbahet konventa e muslimanëve perëndimor


muslimanet e perendimit
Konventa Ringjallja e Frymës Islame (RIS) do të fillojë në Toronto të premten.

Në qytetin kanadez të Torontos do të mbahet konventa më e madhe e mendimtarëve dhe teologëve muslimanë në botë.

 

Konventa Ringjallja e Frymës Islame(RIS) pritet të tërheqë rreth 20.000 muslimanë nga Amerika e Veriut dhe e gjitha bota, ku leksionet do të jepen në gjuhën angleze. Në të kaluarën në këtë ngjarje kanë qenë të ftuar edhe musafirë që nuk i takojnë fesë Islame për të trajtuar tema të tilla si angazhimi politik dhe shoqëror.

 

Në këtë konventë janë të ftuar muslimanë që vijnë nga vendet perendimore si Dr. Sejid Husein Nasr, Habib Ali Al-Jifri, ambasadori Shebaz, Prof. Tarik Ramadan, Shejh Hamza Jusuf, Dalia Mogahed, Imam Zaid Shakir, etj. Përveç kësaj të pranishëm do të jenë edhe grupi i ilahive Raihan nga Malajzia.

 

Në Kanadë jetojnë 1 milion musliman, duke u bërë kështu komuniteti më i fortë, që përbën 3.2 për qind të popullsisë së përgjithshme dhe është feja me rritjen më të shpejtë në Kanada, duke e dyfishuar numrin e pasuesve të saj  në mes vitit 2001 dhe 2011./mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Aleatët e Mursi dënojnë sulmet izraelite në Sinai

Categories

Archives