Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kanada, protesta kundër ndalimit të veshjes fetare


Kanada, protesta kundër ndalimit të veshjes fetare


Mijëra njerëz mbushën rrugët e Montrealit në Kanada, duke protestuar kundër propozimit për ndalimin e veshjeve fetare për punonjësit civilë të rajonit Kebek.

kanada proteste per veshje islame

Provinca kanadeze e Kebekut ka hartuar një propozim i cili ndalon punonjësit publik që të mbajnë shami myslimane, por edhe veshje të feve të tjera siç janë tyrbani apo kapela çifute. Kjo rregullore u hartua duke synuar përforcimin e shoqërisë laike, tani kur numri i myslimanëve në Kanada ka arritur në 1 milion, apo 2 % të popullsisë.

 

Kebeku, një provincë frango folëse e cila ka rreth 8 milion banorë, edhe më parë ka pasur tension për respektimin e të drejtave fetare, veçanërisht ato të emigrantëve mysliman.

 

Kjo rregullore kundërshtohet nga grupet fetare por edhe nga shumë politikanë, dhe pritet që të dërgohet në gjykatën e lartë të Kanadasë nëse ndodhë miratimi i saj. /mesazhi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Modelja britanike përqafoi Islamin

Categories

Archives