Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kamomileja me bimë të tjera mjekësore



Kamomileja me bimë të tjera mjekësore

kamomili

Kamomileja me bimë të tjera mjekësore:

Ne mund të prodhojmë një çaj qetësues për rastet e çrregullimit të lehtë të lukthit duke përzierë 30 gr mendër, 30 gr melisë dhe 40 gr kamomil. Nga kjo përzierje marrim një apo dy lugë të vogla për të pergatitur një filxhan çaj dhe ta pimë.
Po kështu mund të përfitojmë mjekime të tjera të shumëllojshme dhe të dobishme nga përzierja e kamomiles me bimë të tjera mjekësore.





Lulet e kamomiles përdoren si tretës në rastet e problemeve me tretjen, madje në Evropë, kamomileja konsiderohet e preferueshme për këto probleme, në mes të së cilave edhe ulçera(i thati) i lukthit, sepse ai vepron si anti-shtrëngues, anti-dhembjeve dhe nxit pastrimin, por është edhe zbutës i lukthit.
Lulet e kamomiles përdoren njësoj si çaji, duke marrë një lugë të madhe prej tyre dhe duke e lënë në një gotë me ujë të vluar më parë për 10 min, pastaj filtrohet dhe pihet, dy herë në ditë.
Lulet e kamomiles përdoren edhe si ilaç për sekrecionet (tajimet) nga vagina, për shkak se ato përmbajnë vaj avullues, e lëndë të tjera të dobishme për këtë qëllim. Ato përdoren gjithashtu si qetësues të muskujve të trupit, largues të gazrave, jene kunder-alergjik, anti-kolit (qeteson ndezjen e zorres se trashe), etj.
Mënyra e përdorimit të kamomiles për ndalimin e gjakrrjedhjes së tepërt të menstruacioneve është: që të merret një lugë gjelle nga lulet e kamomilit, të vendosen në një gotë dhe mbi to të hidhet ujë i zierë në cast, pastaj lihet për 10 min, filtrohet dhe pihet, tre herë në ditë, para ose gjatë ngrënies, por kujdes nga pirja e kamomiles menjëherë pas ngrënies, sepse ndonjëherë mund të shkaktojë dhembje në bark.