Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kam vesvese per te bere amoralitet!


Kam vesvese per te bere amoralitet!


amoraliteti
Njeriu eshte i krijuar nga shpirti dhe trupi. Ne shpirtin njerezor eshte i vendosur hajri dhe sherri. E mira dhe e keqja. E trupi i njeriut eshte vetem bartesi i shpirtit. Kur shpirti ik, trupi kalbet. Te ndalemi tek shpirti, tek hajri dhe sherri, tek e mira dhe e keqja. Mvaret cilen nga keto dyja njeriu e ushqen me se shumti. Ndjenjat e nefsit trajnohen, stabilizohen dhe vijne ne dimenzionet e veta. Ti më trego se a i ke trajnuar ato?? E ti o vella, ti oj moter, cilen je duke e ushqyer me shume? Hajrin apo sherrin? Te miren apo te keqen? Nese shpirtin tend ti e ushqen me ushqimin Qiellor, me adhurim, namaz, lexim te Kur’anit, lexim te literatures fetare, ulje te shiqimit nga gjerat e ndaluara, ti pra ke ushqyer te miren dhe keshtu ke arritur ta mposhtesh, ta ulesh, ta nençmosh, ta paaftesosh egon dhe unin tend, gje qe me pas eshte e pamundur qe ky shpirt te pranoje te ushqej vehten me te kunderten e asaj qe eshte ushqyer deri me tani. Pra, me konkretisht, nga e mira te kaloj ne ushqimin e keq. E kuptove? E tani me thuaj me cfare e ushqen ti shpirtin tend. Ke moter? Ke vajze? Une mendoj qe po.

Gjate gjithe jetes tende, ti zemren dhe shpirtin tend e ke ushqyer me ndjenja dhe dashuri te vertete, te pastert dhe te sinqerte ndaj tyre. Ashtu? Po pra. Me thuaj atehere, a ke mundesi apo a pranon ti te besh zina me keto qe t’i permenda??!! Me motren apo vajzen?? O budalla do me thoje, ç’je duke folur. Perse? Sepse ate e kam vajze e moter. Po c’lidhje ka kjo?? Njerez ato njerez këto. Po te shohe qe po pertypesh. Te kuptova, mire s’po te ngushtoj me shume. Pra ka dicka qe ty s’te len ta besh kete veper makabre. Per nje arsye te vetme, e ajo eshte: qe ti per ata zemren tende e ke ushqyer me ndjenja krejtesisht te tjera. Atehere, ushqeje shpirtin tend me ndjenja te pasterta, mbi te gjitha me adhurim, sepse i tille do jesh edhe me njerezit e tjere ne pergjithesi. Po mire, a kishte nevoje kaq te te flase une ty qe ti nga mendja ta fshijsh fare kete vesvese? Po a s’te mjaftone ky ajet qe ka zbritur nga Qielli i Shtate ne Token mëkatare: “Mos iu afroni zinase, sepse ajo eshte nje veper shume e shemtuar”?

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ushqimet që reduktojnë gërhitjen gjatë natës

Pra Allahu, Zot i Madh, Zoti i yt dhe i imi po ta terheq verejtjen me “Mos” sepse po e bere do e hidherosh Ate rende, e po e hidherove do te denoj shume dhimbshem. Me Xhehennem!! E ti ndaj kesaj “mos”-e te Allahut je shume i pakujdesshem!! E di ti qe Muhammedi s.a.v.s. ka thene: “Zinaja trashegon fukarallek”? Do e doje kete?? E di që cka te besh ne kojshi, neser e ne ke ne shtepi. Mire pra, une mendoj qe ti do e trajnosh epshin tend, do e mbushesh mendjen me dituri fetare dhe shpirtin me adhurim, dhe kjo vesvese s’do te ngacmoj kurr me. Insh-Allah.

• Fale namazin me rregull.
• Mos lexo ngjarje erotike. Mos shiko filma apo spote te kengeve ku ne to paraqiten skena erotike.
• Thuaj eudhu bilahi mineshejtani raxhim.
• Ule shiqimin rruges.
• Rri me njerez fetar

Pergatiti: Agron Islami

Tags:

Categories

Archives