Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kam vesvese për të bërë amoralitet!!!!


Kam vesvese për të bërë amoralitet!!!!


black
Njeriu është i krijuar nga shpirti dhe trupi. Në shpirtin njerëzor është i vendosur hajri dhe sherri. E mira dhe e keqja. E trupi i njeriut është vetëm bartësi i shpirtit. Kur shpirti ikën, trupi kalbet. Të ndalemi tek shpirti, tek hajri dhe sherri, tek e mira dhe e keqja. Varet cilën nga këto të dyja njeriu e ushqen më shumë. Ndjenjat e nefsit trajnohen, stabilizohen dhe vijnë në dimensionet e veta. Ti më trego, se a i ke trajnuar ato?? E ti, o vëlla, ti oj motër, cilën je duke ushqyer më shumë? Hajrin apo sherrin? Të mirën apo të keqen? Nëse shpirtin tënd ti e ushqen me ushqimin qiellor, me adhurim, namaz, lexim Kurani, lexim të literaturës fetare, ulje të shikimit nga gjërat e ndaluara, ti pra ke ushqyer të mirën dhe kështu ke arritur ta mposhtësh, ta ulësh, ta nënçmosh, ta paaftësosh egon dhe unin tënd, gjë që më pas është e pamundur, që ky shpirt të pranojë të ushqejë veten me të kundërtën e asaj që është ushqyer deri tani. Pra, më konkretisht, nga e mira të kalojë në ushqimin e keq. E kuptove?

E tani më thuaj me çfarë e ushqen ti shpirtin tënd. Ke motër? Ke vajzë? Unë mendoj se po. Gjatë gjithë jetës tënde, ti zemrën dhe shpirtin tënd e ke ushqyer me ndjenja dhe dashuri të vërtetë, të pastërt dhe të sinqertë ndaj tyre. Ashtu? Po pra. Më thuaj atëherë, a ke mundësi, apo a pranon ti të bësh zina me këto që t’i përmenda??!! Me motrën apo vajzën?? O budalla, do më thoje, çfarë je duke folur. Përse? Sepse atë e kam vajzë e motër. Po ç’lidhje ka kjo?? Njerëz ato, njerëz këto. Po të shoh që po përtypesh. Të kuptova, mirë s’po të ngushtoj më shumë. Pra ka diçka që ty s’të len ta bësh këtë vepër makabre. Për një arsye të vetme, e ajo është: që ti për ata zemrën tënde e ke ushqyer me ndjenja krejtësisht të tjera. Atëherë ushqeje shpirtin tënd me ndjenja të pastërta, mbi të gjitha me adhurim, sepse i tillë do të jesh edhe me njerëzit e tjerë në përgjithësi. Po mirë, a ishte e nevojshme të të flas kaq ty, që ti ta fshish nga mendja fare këtë vesvese? Po a s’të mjafton ky ajet që ka zbritur nga Qielli i Shtatë në Tokën mëkatare: “Mos iu afroni zinasë, sepse ajo është një vepër shumë e shëmtuar”? Pra Allahu Zot i Madh, Zoti i yt dhe i imi po ta tërheq vërejtjen me “Mos”, sepse po e bëre do e hidhërosh Atë rëndë, e po e hidhërove do të dënojë ty shumë dhimbshëm. Me Xhehenem! E ti ndaj këtij “mos”-e të Allahut je shumë i pakujdesshëm!! A e di ti, që Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Zinaja trashëgon fukarallëk”?!!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si të mbroni sytë nga kompjuteri?

Do e doje këtë?? E di që çka të bësh në kojshi, nesër e ke në shtëpi?!! E di ti që me amoralitetin tënd, e prish paqen dhe rendin në Tokën e Zotit? E Zoti ka thënë në Kur’an: “Unë nuk i dua ata që ma prishin rendin në Tokë”! Andaj të them, mendo pak më thellë. Mirë pra, unë mendoj që ti do e trajnosh nefsin tënd, do ta mbushësh mendjen me dituri fetare dhe shpirtin me adhurim, dhe kjo vesvese s’do të ngacmojë kurrë më. Insh-Allah.

• Fale namazin me rregull.
• Mos lexo ngjarje erotike. Mos shiko filma apo spote këngësh, ku në to paraqiten skena erotike.
• Thuaj eudhu bilahi mineshejtani raxhim.
• Ule shikimin rrugës.
• Rri me njerëz fetarë.

Përgatiti: Agron Islami

image_pdf
Tags:

Categories

Archives