Wednesday, 13/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kam vene re se shume prej kohes time iken pa dobi, cfare keshille mund te na jepni per kete?

Kam vene re se shume prej kohes time iken pa dobi, cfare keshille mund te na jepni per kete?

pyetje pergjigje

Pyetje: Kam vene re se shume prej kohes time iken pa dobi, cfare keshille mund te na jepni per kete?

Pergjigje: Keshilla ime eshte qe fillimisht duhet te kuptosh se ti perbehesh nga koha. Nese vjen dikush dhe te thote: Me jep gishtin tend ta blej me kaq para, a do pranoje? Pra ti perbehesh nga koha, kur iken nje pjese e saj vdes nje pjese e jotja. Si kalendari prej te cilit cdo dite heq nje flete, derisa vjen nje kohe dhe mbarojne fjetet e tij. Ky eshte shembulli yne me ditet tona, per kete arsye Omer bin Abdul Aziz thoshte: O biri i Ademit! Nata dhe dita punojne ne ty prandaj edhe ti puno ne to (nate dite). Ndersa Hasan el Basri thoshte: Kam hasur ne disa njerez qe ishin me te kujdesshem per kohen se sa ju qe tregoni kujdes ndaj dinareve dhe dirhemeve.
Betohem ne Allahun! Koha eshte me e vlefshme se pasuria. Eshte e ditur se nese dikush e harxhon pasurine pa nevoje i bllokohet ajo (nga ana e shtetit islam) edhe pse pasuria nese humbet perseri mund te kthehet. Por koha nese iken kurre nuk mund te kthehet dhe kjo konsiderohet marrezi me e madhe se sa kur humb pasurine.
Keshilla ime per ju eshte ti kushtoni rendesi kohes tuaj qofte duke bere edhe vetem dhiker (permendje te Zotit) sic i ka thene Profeti alejhi selam Abdullah bin Jusrit: “Le te qendroje gjuha jote e njome nga permendja e Allahut.” Prandaj vazhdimisht thuaj Elhamdulilah Subhanallah sepse koha eshte me e rendesishme se pasuria dhe femija. Koha eshte jeta, mjere per ate qe humbet jeten e tij. Mesh’hur Hasen Al Selman (Allahu e ruajte).

Categories

Archives