Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kam shumë frikë nga xhinët, si duhet të veproj?


Kam shumë frikë nga xhinët, si duhet të veproj?


zjarri zjarri
Pyetje: Shumë frikohem nga xhinët, edhe pse unë prej tyre nuk kam dëm aspak, e as që shoh në ëndërr gjëra të frikshme, falënderimi i takon Allahut, mirëpo çdo herë ndiej se do të alivanosem nga frika që kam! Ajo që ndiej është shumë e madhe, saqë nuk arrij ta përshkruaj, duke qenë se unë falem dhe agjëroj. Tani unë lexoj rukje gati dyzet ditë, dhe shpresoj se do të ketë dobi në shërimin tim, ç’far mendoni ju? Pse kjo frikë e çuditshme? Ndonjë herë ndiej se dikush është në brendësinë time! Ndiej ngushtësi kohë pas kohe gjatë ditës! Ju lus të më ndihmoni!

Përgjigjje: Në emër të Allahut Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

Selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu…

Lus Allahun e Madhëruar që të të furnizojë me udhëzim, përqendrim dhe devotshmëri, të na ndihmojë në përmendje, falënderim dhe adhurim ndaj Tij!

Intrigat e shejtanit janë të dobëta, nuk kanë efekt tek ata me besim dhe adhurim, Allahu thotë: “Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.” (Nahl 99) Pra shejtani nuk ka fuqi pos ndaj mëkatarëve dhe vepër këqijve.

Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) dhe disa dijetarë kanë përmendur se kur shejtani afrohet afër robit i cili e përmend Allahun, hidhet për tokë, mblidhen rreth tij shejtanët tjerë, thonë: ç’far i ka ngjarë, thotë e ka hedhur një njeri i cili përmendi Allahun. Dhe e kundërta me të kundërtën. Edhe shejtani i hedh për tokë të shkujdesurit nga Mëshiruesi, Allahut thotë: “Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.” (Nahl 100)

Duhet të kuptosh se ky armik është i dobët, i përbuzur, dhe nuk ka fuqi t’i bën dëm njeriut pos me lejen e Allahut, Allahut thotë: “ndonëse ajo nuk mund t’i dëmtojë ata fare pa dëshirën e All-llahut, andaj vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët.” (Muxhadele 10)

Ka disa mënyra se si mund të largohet dhe të fitohet ky armik, do t’i përmendim shkurtimisht në disa pika:

1. Besimi në njëshmërinë e Allahut.

2. Besimi në gjykimin dhe caktimin e Allahut, të kuptojmë se nëse i gjithë umeti mblidhet që t’i bëjnë dëm apo dobi njeriut, nuk posedojnë asgjë pos atë që Allahu ia ka caktuar atij.

3. Shpeshtimi i përmendjes së Allahut, kujdesi në adhurim, posaçërisht lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes, gjatë daljes dhe hyrjes, kur njeriu thotë gjatë daljes -Bismilah tevekeltu ale Allah, ve la havle ve la kuvete ila bilah- (Në emër të Allahut, tek Ai mbështetem, nuk ka ndryshim e as forcë përpos me Allahun) largohet prej tij shejtani, e thërret shejtanin tjetër, e i thotë: çfarë mendon për një njeri që është udhëzuar, mjaftuar dhe mbrojtur. Thotë: Nuk kemi rrugë për tek ai, e largohen që të dy.

4. Të larguarit nga mjedisi i keq dhe shoqërimi me të këqijtë.

5. Mos ndeja në vende të errëta, kujdesi për të përmendur Allahun gjatë shkuarjes për të kryer nevojën fiziologjike dhe gjatë dëgjimit të lehjes së qenve.

6. Pastrimin e shtëpisë nga fotografitë e qenve dhe mjeteve të dëfrimit dhe shkujdesjes. Pajisjen shtëpisë me përmendje të Allahut dhe lexim të Kuranit.

7. Ndalimin e lëvizjes së fëmijëve gjatë perëndimit të diellit, ngase është koha kur xhinët shpërndahen.

8. Të larguarit nga vetmia, shoqërimi me të mirët, e nëse nuk gjejmë, atëherë ti përkushtohemi librit të Allahut, ngase ai është shoqërues që nuk lodhet dhe nuk të tradhton.

9. Të përmend Bismilah, ngase atëherë shejtani zvogëlohet dhe nënçmohet.

10. Të kërkon shpesh mbrojtje nga Allahut prej shejtanit të mallkuar, të lexon shpesh ajetul kursij dhe dy ajetet e fundit të sures Bekare. Këto lutje nuk kanë kohë të caktuar, apo numër të caktuar, pos për ato lutje që janë cekur në tekste. Mirëpo besimtari i përmbahet lutjeve të mëngjesit dhe mbrëmjes, gjatë gjendjeve të ndryshme, si gjatë ushqimit, daljes dhe hyrjes, gjatë erërave.. dhe kështu me radhë sipas asaj që është përmendur në sunet.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Leximi i sures el-Mulk mbron nga dënimi në varr

11. Kur njeriu të dëgjon zëra të frikshme, apo të sheh gjëra jo të zakonta, le të përmend sa më tepër Allahun.

12. Kur njeriu të del në shëtitje, udhëtime, nëpër male apo vende të ndryshme, duhet të përmend Allahun, të përsëris thëniet e ezanit, të thërret ezanin, siç është transmetuar në hadithin e Ebu Said Hudrijut, se thirrja e ezanit i largon shejtanët, e nëse dëshiron të ndalet në një vend, le të thotë: Eudhu bi kelimatilahi tamati min sheri ma khalek” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga çdo e keqe, që është krijuar.) si dhe lutje të ngjashme.

13. Të madhërojmë në çdo moment Allahun e të kujtojmë nënçmimin e shejtanit, e jo të madhërojmë shejtanin, ngase ky armik i përbuzur gëzohet nëse i japim atij një pozitë, për atë ai mbizotëroi injorantët të cilët kur zbrisnin në një vend, thoshin: kërkojmë mbrojtje nga i madhi i kësaj lugine, dhe kjo u regjistrua në Kuran, Allahu thotë: “Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën” (Xhin: 6)
Shejtanët i ngacmojë dhe i lodhin të tillët, fatkeqësisht këtë e veprojnë edhe gënjeshtarët, fallxhorët e magjistarët ndaj atyre që shkojnë tek ata, shejtani i mbizotëron ata, që nëse gënjeshtari dështon, dhe ka nevojë për para, dërgon ndihmësit e tij prej xhinëve tek ata njerëz që të shkojnë tek fallxhorët, magjistarët e gënjeshtarët e ngjashëm, deri sa të detyrohen të shkojnë tek ata, të japin para, dhurata, e të therin për xhinët, Allahu na ruajt!

Gjëja më e mirë për të larguar elementet e frikës dhe të dobësisë është shtimi i besimit në Allahun, se kush ka frikë Allahun, Allahu e bën të frikohen prej tij çdo gjë, largohu prej vetmisë, përkujdesu në shtimin e lutjeve, posaçërisht lutjen e brengës të cilën e përsëriste i dërguari i Allahut Junusi alejhi selam: La ilahe ila Ente, subhaneke ini kuntu minedhalimin (Nuk ta të adhuruar tjetër pos Teje, I lartësuar je ti, unë ishte prej të padrejtëve) brenga është një lloj mërzie apo ngushtësi për të cilën nuk di shkak, ky shërim nuk është vetëm për të dërguarin e Allahut Junusin, por është ilaç i dobishëm për çdo besimtar, andaj Allahu në fund të tregimit “Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët” (Enbija 88)

E drejt është që tu tregosh të afërmve tu të mirë, dhe të mundoheni që të gjithë të krijoni një mjedis me iman, nëse myslimani vazhdon në lutjet të transmetuara nga i dërguari jonë salallahu alejhi ue selem, atëherë nuk goditet me gjë të keqe, e nëse dëmtohet me diç ndikimi do të jetë shumë i vogël, kujdesu për pastërtinë, vazhdo në lutjet, mundet që shkak i kësaj frike të jetë mënyra në të cilën je edukuar, ka disa njerëz që ju rrëfejnë fëmijëve rrëfime të djajve, i frikojnë me gjëra të shumta, e kjo është gabim në edukatë, mund që qëllimi i edukatorit që ta rehaton veten nga zhurma e fëmijëve, mirëpo kjo mënyrë është shumë e gabueshme, nëna e vetëdijshme nëse ndien se fëmija është i frikuar, duhet ta afron afër vetes, e t’ia lehtëson atij, ta qetëson, preferohet që ta ven në gjumë, që të harron gjërat e frikshme të cilat i ka dëgjuar apo i ka shikuar.

Edhe një herë e përsëris, mashtrimet e shejtanit janë të dobëta, e nuk mund ta dëmtojnë njeriun, vetëm nëse Allahu ka lejuar dhe ka caktuar, shejtani frikohet nga përmendja e Allahut, ikë nga shtëpia në të cilën lexohet sureja Bekare, nuk hyn në ato shtëpi që kanë përmendur Allahun gjatë hyrjes dhe ndalohet nga ushqimi nëse njeriu e përmend Allahun kur ushqehet.

Dr. Ahmed Ferxhabi

Islamweb.net

Përktheu: Shpend Zeneli

Tags:

Categories

Archives