Tuesday, 19/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kam frike

Kam frike

fobia

Kanali teliviziv IKRATV

Emisioni: KAM FRIGE

I ftuar: Salah Salah Rashid ( Psikiater )

Drejtor i qendres Rashid per zhvillimet sociale dhe psikologjike ne Kuvajt

Prof. Xhasim El mutava: Esselamu alejkum, u urojme mireseardhjen teleshikuesve tane te nderuar ne programin tone javor “Shtepite e lumtura” ku na shoqeron motoja jone “Derisa lumturia te behet tradita jone”. Urojme qe lumturia dhe gezimi te mbushe shtepite dhe familjet tona.

Titulli i emisionit te sotem eshte “Kam frike… hezitoj…” Ne fund te ketij programi, une dhe i ftuari yne synojme qe titullin e ketij emisioni ta kemi ndryshuar ne “Une guxoj dhe sfidoj”.

Frika dhe hezitimi jane faktore qe prekin shumicen e njerezve, femije qofshin apo te medhenj, gra apo burra, beqare apo te martuar. Une ne dore kam nje studim i cili tregon perqindjen e femijeve qe frekuentojne doktoret psikiater ne Gjermani, ku 15 % e tyre vizitohen per shkak te frikes. 10 % e klienteve ishin nga mosha 15 vjeeare deri ne adoleshence. Llojet e frikes (fobise) jane te shumta, si ajo nga trafiku, kafshet, erresira. Pre e fobise kane rene dhe nje pjese e fetareve.

I ftuari yne ne kete emission eshte dr. Salah Rashid, te cilin fillimisht e pyesim: Efare mendoni mbi temen e ketij emisoni?

Dr. Salah: Eshte nje teme terheqese, e cila shpreh shqetesimin e shume njerezve te cilet jetojne nen trysnine e fobise dhe ne fund te ketij emisioni, urojme qe gjendja e shume njerezve qe vuajne nga fobia te kete ndryshuar.

Perqindja e atyre qe vuajne nga semundja e fobise ne rang nderkombetar

Prof. Xhasim Elmutava:”A konsiderohet perqindja e te semureve me kete semundje e larte, si tek femijet dhe te riturit?”

Dr. Salah Rashid:”Ajo qe permende mbi situaten ne Gjermani, perfaqeson perqindjen ne rangun boteror. Statistikat e Kombeve te Bashkuara tregojne se semundja psiqike me e perhapur mes njerezve eshte HIGHLY DIGRESSED PSYCIATRIC LUNES. Kjo eshte semundja te cilen diagnostikojne dhe hasin shumica e psikoterapisteve, semundje me baze friken apo fobine. Ky lloj, arrin ne 10 % e pacienteve, depresioni 7 %, stresi 5 %, dyshimet 4 % dhe skezofrenia 0.10 %. Duket qarte qe fobia ze perqindjen me te larte dhe eshte ne rritje.

Dallimi mes fobise, stresit dhe tensionimit

Prof. Xhasim Elmutava: Cili eshte ndryshimi mes fobise, stresit dhe tensionit?

Dr. Salah Rashid: Frika eshte dy llojesh:

E pergjithshme, ku i semuri ka frike dieka te papercaktuar, si frika mbi te ardhmen.

Dhe fobia, e cila eshte frike nga dieka e caktuar dhe e njohur, sie eshte frika

nga vendet e mbyllura (klaustrophobia), frika nga vendet e larta (acrophobia). Vete semundja e frikes, hyn tek stresi, por me qellim qe t’i dallojme, themi: Nese frika eshe nga dieka e papercaktuar ajo eshte stress dhe nese eshte nga dieka e caktuar eshte fobi. Nese stresi eshte i vazhdueshem kalon ne tension.

Frika nga deshtimi dhe refuzimi

Prof. Xhasim El-Mutava:”Kameramani yne doli ne rruge dhe pyeti njerezit mbi ate qe burrat kane me shume frike. Pergjigjet ishin te ndryshme, disa prej tyre thonin qe burrat kane me shume frike nga eiltersia dhe sinqeriteti, disa te tjeret mendonin se burrat kane frike me shume nga vdekja, disa te tjere mendonin gruan, te tjere varferine, te tjere grate, pasi ato jane nje bote e panjohur. Cili eshte mendimi juaj doktor?”

Prof. Salah Rashid:”Qe te jemi me te sakte ne konkluzionet, me pare duhet te pyesim: Perse burrat kane frike nga keto gjera? Doktori Pol Hauk, ne studimet e tij zbuloi se llojet me te perhapura te frikes jane dy: Frika nga deshtimi dhe frika nga refuzimi. Keto dy lloje zene 80 % te atyre qe vuajne nga frika. Kurse 20 % i mbetur jane ata qe vuajne nga frika qe njihet si “fobi.”

Lidhja mes frikes dhe vendim marrjes

Prof. Xhasim El-Mutava:”A ka te beje frika me vendim marrjen? A eshte nje shenje qe njeriu vuan nga frika, nese ai nuk ka vullnet per te marre vendime?”

Dr. Salah Rashid:”Po dhe kjo eshte nje nga pasojat qe shkakton frika e vazhdueshme. Ajo eshte nje nga pengesat kryesore ne vendim marrje dhe i shkakton personit qe vuan prej saj, strese dhe probleme te shumta, edhe nese ai akoma nuk ka marre vendimin perfundimtar. Ose, mund te eoje ne vendim marrje te gabuara. Nje person qe ka frike, nuk i jepet per te hyre ne projekte, ai nuk ka force madje dhe te martohet. Ashtu sie personat qe vuajne nga refuzimi ????? kane nje ndjeshmeri te tepruar dhe ne te shumten e rasteve nuk arrijne te krijojne lidhje te forta dhe te shendetshme.

Te shprehesh mbi friken tek burrat dhe tek grate

Prof. Xhasim Elmutava: A ka ndryshim mes frikes tek burrat dhe frikes tek grate? D.m.th te flasesh mbi friken, a ndryshon sipas gjinise? Sipas nje raporti ne Gjermani, kur djemte kane frike, jane te prirur per agresivitet. Kurse tek vajzat verehet nje sjellje e shoqeruar me turp te tepruar dhe depression.

Dr. Salah Rashid: Mendoj se nje statistike e tille, i pershtatet shoqerive tona arabe me shume se atyre perendimore. Kjo, pasi tek ne, grate i drejtohen kesaj zgjidhjeje ne raste te tilla, kurse djemte zgjedhin dhunen dhe agresivitetin, gje e cila tregon friken qe e ka kapluar. Person i fuqishem dhe i ekuilibruar, mund te konsiderohet ai qe nuk eshte i dhunshem as per vete dhe as per te tjeret.

Frika nga nje martese e pabarabarte

Prof. Xhasim Elmutava: Para fillimit te emisionit, na morri ne telefon nje vajze e re, e cila na kerkoi qe problemin e saj ta diskutojme me ju. Mosha e saj eshte 21 vjee dhe thote se prinderit e detyruan te fejohej me dike. Tashme ajo eshte e fejuar, por ajo veren qe ka nje disnivel mes arsimimit te saj qe eshte i larte dhe arsimimit te fejuarit qe eshte i ulet. Gjithashtu, i fejuari ka nje profesion jo te preferueshem dhe te larte shoqeror. Ajo tashme eshte e frikesuar se nese martohet me nje njeri te tille, kjo martese do te deshtoje dhe te perfundoje e shkurorezuar. Ne te njejten kohe, ajo ka frike se po e prishi kete lidhje, nuk do te kete oferta te tjera per martese. Efare i keshilloni kesaj vajze?

Dr. Salah Rashid: Ajo e ka analizuar shume bukur problemin e saj. Ajo ka frike nese e refuzon kete martese se nuk do te kete oferta te tjera dhe ne te njejten kohe, ka frike nga deshtimi i nje martese te tille. Frika e saj eshte e justifikueshme, pasi fjala divorc, do te thote deshtim ne shoqerine ku jetojme. Une mendoj qe eeshtje te tilla si e marteses dhe divorcit jane personale dhe se vendimi perfundimtar i takon vete personit qe vuan. Vendimi mund te mos jete bindes per familjen, te cilet padyshim qe do te zemerohen dhe nevrikosen, por pas nje vit apo dy vitesh situata do te normalizohet. Por te jetosh me nje person qe nuk e do dhe qe kemi frike prej tij, eshte nje problem dhe sakrifice e madhe. Dieka e tille ndodh shpesh ne shoqerite tona. Ne kete rast, une mendoj qe vete i fejuari i saj nuk ka asnje faj, pasi aq jane mundesite dhe aftesite e tij. Nese vajza e ka pranuar kete fejese edhe pse nuk ka qene e bindur, ajo duhet te mbaje pergjegjesite e kesaj martese nese deshton. Gjera te tilla kane te bejne me te ardhmen dhe une mendoj qe kjo vajze duhet te mos e pranoje nje martese te tille.

Depresioni

Nje teleshikues nga Arabia Saudite: Vuaj nga depresioni dhe kam nje doktor vendas qe me kuron. Ka gjysem viti qe kurohem dhe marr ilaee sipas recetave te doktorit, por nuk ndiej permiresim edhe pse marr ilaee. Shkaku i depresionit eshte nje problem i vjeter. Jam i martuar.

Dr. Salah Rashid: Problemi i depresionit ne vendet arabe konsiston ne ate qe kjo semundje nuk eshte e kuptueshme. Keshtu, njerezit tek ne vuajne nga dy gjera: E para eshte vete semundja dhe e dyta eshte se shoqeria nuk e pranon dhe nuk e kupton personin qe vuan. Une mendoj se shoqerite arabe vuajne nga semundja e depresionit me shume se e’vuajne nga fobia. Nese perqindja boterore e atyre qe vuajne nga depresioni eshte 6.5 % tek ne kjo semundje kap shifrat 7 %. Nese numri i atyre qe na ndjekin nepermjet televizorit ne keto easte eshte nje million, une mendoj se 70.000 prej tyre vuajne nga depresioni. Problemi qendron ne ate qe tek ne mungojne institucionet ku njeriu dhe familja mund te marrin informacionin e duhur. Tek ne nuk ka veese spitale psiqike. Vete Arabia Saudite, vendi ku jeton teleshikuesi qe sapo foli, nuk ka institucione dhe qendra publike te specializuara ne kete fushe. Ne thjesht kemi klinika te cilat i kurojne te semuret me ane te ilaeeve, ku shume prej tyre mund te mos kene nevoje per ilaee, ku shkaktaret e semundjes mund te jete vetem ambientaliste. Vee ndihmes mjekesore, i semuri me depression ka nevoje dhe per support psikologjik. Ne Amerike, Gjermani dhe shume vende te tjera njihet motoja “i depresionuari anonim” ashtu sie kemi ne OJF te cilat merren me kurimin e viktimave te droges dhe qe kane per moto “Perdoruesit anonime te droges”.

Ata mblidhen dhe takohen derisa i semuri ta kaloje semundjen, gje e cila nuk ekziston tek ne. Madje njerezit tek ne injorojne dhe vete psikiatrin, te cilin nuk e frekuentojne dhe e konsiderojne dhe ate te lojtur. Kjo, edhe pse ai kuron edhe problemet mendore edhe ato psiqike dhe nervore.

Qendrat e trajtimit te depresionit

Teleshikues nga Libia: Une do te uroja qe te ekzistonin edhe tek ne qendra dhe organizata humane te cilat merren me trajtimin e semundjeve nervore.

Dr. Salah Rashid: Duket qarte qe teleshikuesi ka njohuri rreth ketij problemi dhe mendoj se vellezerit tane ne Libi jane me te informuar se popullsite e vendeve te tjera arabe. Une shfrytezoj pranine time ne kete studio te TV ART. U bej thirrje qeverive fillimisht, biznesmeneve se dyti dhe popujve se treti qe ta rregullojne kete mangesi, duke mos lejuar qe e eara te vazhdoje aq sa te jete e pamundur rikonstruksioni i saj. Nese te semuret me depression jane mbi njezet e pese milione, si duhet t’i trajtojme dhe efare duhet te bejme per ta? Spitalet kuruese kane filluar te mos kene kapacitetet e duhura per te perballuar fluksin e shumte te te semureve. Ku duhet te drejtohen keta te semure? Padyshim qe shumica e tyre do t’u drejtohen qendrave dhe spitaleve te perendimit per t’u kuruar.

Ne hasim dhe nje problem tjeter te madh, qe jane drogat qe na vijne nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, shtete te cilet kane vendet e Gadishullit Arabik si stacionin kryesor. Megjithate, ne te gjithe Gadishullin Arabik nuk gjendet nje qender e specializuar per trajtimin e konsumatoreve te drogave. Ashtu sie nuk gjenden qendra per trajtimin e te semureve me depression.

Frika e refuzimit ekziston me shume tek grate

Prof. Xhasim Elmutava: Kameramani yne intervistoi shume gra, te cilave u drejtonte pyetjen: Cilat jane gjerat qe e frikesojne me shume gruan? Shumica e pergjigjeve ishin: Martesa e burrit me nje ose me shume gra te tjera, e ardhmja, pleqeria dhe reputacioni.

Dr. Salah Rashid: Une mendoj se dieka e tille ka nevoje per me shume studime dhe statistika te detajuara. Edhe pse statistika te tilla nuk mungojne ne perendim, dieka e tille mungon per shoqerite tona arabe. Nga pergjigjet duket qarte qe grate vuajne me shume nga refuzimi, emocionet dhe delikatese e tepruar, per te cilat nuk kane asnje shpjegim. Nese burrat i nervozojne sado pak, ato qendrojne tere diten te merzitura dhe duke pyetur veten: Valle a me don si me pare? Perse nuk me kupton askush…?! Ne kohet moderne, gruas i eshte shtuar dhe nje frike tjeter, frika nga deshtimi. Ne kohet tona, grate punojne dhe suksesi apo deshtimi ndikojne drejtperdrejt ne jeten e tyre.

Perballja me rreziqet dhe guximi ne projekte

Teleshikues nga Libia: Problemi eshte se nje njeri mund te kaloje nga nje projekt ne nje tjeter dhe deshton. Ku duhet ta kerkoje zgjidhjen ky njeri?

Dr. Salah Rashid: Dua qe teleshikuesit nga Libia t’i them dieka te rendesishme: Jeta, ose eshte aventure e guximshme ose eshte nje hie. Nese njeriu nuk ndermerr aventura te guximshme, me kusht qe te jene te studiuara mire, ai kurre nuk do te mundet te arrije sukses ne jeten e tij. Te gjithe njerezit e suksesshem pa perjashtim, te edo niveli, fetar, material apo kulturor, pa dyshim qe e kane provuar e’eshte deshtimi fillimisht. Njeriu me i pasur sot ne bote eshte Bill Gates, qe posedon nje pasuri prej 86 miliarde dollaresh. Ai arriti ta ndertoje Mikrosoftin me punen dhe mundin e tre personave te cilet kishin deshtuar me pare ne ngritjen e kompanive. Madje, njeri prej tyre deshtoi dhe ne projektin e Billit. Ai beri qe Billi te humbase afro njezet milione dollare dhe kjo shume per nje kompani qe sapo ka filluar te ece eshte e konsiderueshme. Vete ky person, duke i ndjere humbjet dhe deshtimin e plote, kerkoi doreheqjen, por Billi i tha: Si eshte e mundur qe kerkon doreheqjen ne nje kohe qe tashme ke perfituar pervoje ne kete fushe dhe une nuk te kam braktisur?! Dhe e mbajti ne pune.

Ne vendet arabe, vuajme nga nje problem i tille. Nese nuk ndermarrim vendime te guximshme ne edo fushe, pasi t’i kemi studiuar mire, kurre nuk do te arrijme rezultate te kenaqshme. Madje them, qe edo arritje dhe sukses, duhet te shoqerohet me nje deshtim te pjesshem. Per kete, le te permendim shembullin e Kolen Sandros, atij burri te moshuar me mjeker te bardhe, themeluesit te Kintak-it. Pasi kishte kaluar te pesedhjetat duke punuar si kuzhinier ne nje restorant, pronari i restorantit e deboi nga puna. Ai me vete mendoi: Efare mund te bej duke mos pasur nje zanat tjeter dhe duke qene i padiplomuar ne kete profesion qe ushtroj? Gjitheka qe kam mesuar te gatuaj eshte supa me mish pule. Megjithate, ai vajti dhe filloi t’u tregoje te gjithe restoranteve mbi supen qe dinte te gatuaje. A e dini ne sa restorante vajti? Ne 1009 restorante. Eshte pikerisht kjo perpjekje dhe aventure e cila beri qe restorantet Kintaki te perhapen ne te gjithe boten dhe te gjithe keto restorante derdhin shuma te ndryshme ne llogari te familjes Kolen Sandros. Shembuj te tille jane te shumte. Prandaj njeriu duhet te jete i guximshem dhe te marre vendime te rendesishme ne kete jete.

Depresioni pa shkak dhe rreziku nga ilaeet

Nje teleshikues nga Arabia Saudite: Pyetja ime e pare eshte: A mund te vuaje njeriu nga depresioni pa ndonje shkak? Pyetja e dyte: A jane ilaeet qe perdoren per te kuruar depresionin te rrezikshme per shendetin dhe a ndien i semuri plogeshti dhe deshire per te fjetur pas perdorimit te tyre?

Dr. Salah Rashid: Fillimisht dua te theksoj se numri i te prekurve nga depresioni ne Arabine Saudite eshte ne shifra te larta. Diten qe kam caktuar per konsulence, shumica e kontakteve dhe telefonatave me vijne nga Saudia dhe shumica e rasteve jane me depression. Kurse kuvajtjanet vuajne me se shumti nga stresi dhe banoret e Emirateve te Bashkuara Arabe nga problemet familjare.

Persa i perket pyetjes se pare te teleshikuesit, them qe depresioni vjen dhe pa ndonje shkak. Disa lloje depresioni te cilat i quajme (indigenous depression) te cilat lindin pa shkak, mund te shfaqen edhe tek femijet.

Kurse persa i perket pyetjes se dyte, deshmia ime ne kete fushe mendoj qe eshte e pavlefshme, pasi per t’ju pergjigjur duhet te jesh i specializuar ne fushen e kimise. Gjithsesi eshte e pamundur dhe e papranueshme qe nje doktor te keshilloje nje pacient te tijin te perdore ilaee kunder perdorimit te droges. Kjo, pasi perdorimi i droges eshte nje problem me i perhapur dhe me i madh se e’eshte depresioni. Nuk ka asnje ilae per drogen dhe kushdo qe thote se ka ilae per drogen genjen. Nese nje njeri konsumon drogat, ai do te jete i varur prej tyre. Ajo qe mund te ndodhe, eshte qe ky konsumator te mund te shkeputet nga konsumimi i droges ne nje periudhe kohe. Eshte pikerisht kjo ajo qe bejne shoqatat dhe organizatat e ndryshme te cilat merren me kurimin dhe shkeputjen e te rinjve nga droga. Me ane te kurave te ndryshme, ata arrijne ta shkepusin perdoruesin e droges, por ai mbetet i lidhur me te. Ne edo east qe te perballen me problemet dhe hallet e jetes, perdorimin e drogave do e shohin si nje zgjidhje, qofte dhe pas 30 apo 40 vitesh. Per kete, nje doktor i afte nuk e kalon te semurin depresiv nga depresioni ose edo lloj semundje tjeter ne perdorim te drogave qetesuese. Gjithsesi, i semuri mund t’i kontrolloje ilaeet qe i jepen duke lexuar udhezimet e perdorimit te tyre. Nese ne to shkruhet “Lufton depresionin” ato nuk permbajne perberes droge edhe nese i perdor keto ilaee per gjashte muaj, nje vit apo dy vite rrjesht. Gjithashtu, ilaeet qe perdoren per kurim, nuk kane efekt te shpejte, pasi efekti i tyre mund te shfaqet vetem pas dy ose tre javesh. Gjate kesaj kohe, shfaqen disa nga efektet anesore si dhimbje koke, pagjumesi ose deshire per te fjetur sa me gjate. Gjate kesaj periudhe, i semuri duhet te jete i durueshem, pasi ai vete zgjodhi zgjidhjen me ilaee dhe duhet ta eoje deri ne fund. Nese ai nuk veren permiresim, duhet te ndryshoje ilaein ose doktorin.

Semundjet e prinderve ndikojne tek femijet

Nje teleshikues nga Libia:”Vuaj nga stresi, ndihem i tensionuar dhe terheqje nervore mes dy shpatullave. Jam vizituar tek shume doktore, por nuk kam gjetur sherim. Kam gjashte vite qe vuaj nga keto semundje. Nje problem tjeter qe kam jane dhe femijet e mi, te cilet nuk mesojne fare ne shkolle. Ata nuk jane aspak te shoqerueshem dhe pjesen me te madhe te kohes e kalojne brenda ne shtepi, duke u izoluar dhe veeuar nga shoket dhe komshinjte.

Dr. Salah Rashid:”Para se gjithash, ne duhet te ndryshojme veten dhe sjelljet e gabuara. Thote Zoti ne Kuran:”Zoti nuk e ndryshon gjendjen e nje populli, derisa ata te ndryshojne vetet e tyre.”

Shumica e llojeve te fobive, nisin qe ne vegjeli. Nese femija e sheh nenen e tij gjithmone te merzitur dhe te deshperuar, mbresat e tij per jeten do te jene te pashpresa dhe deshperuese. Njeriu, ate qe ndjen brenda e shpreh ne pamjen e jashtme.

Nese femijet vuajne nga probleme psikologjike, prinderit duhet te tregohen te kujdesshem dhe te vemendshem ndaj sjelljeve dhe psikologjise se tyre. Vendimet dhe sjelljet e gabuara kane ndikim negativ dhe te drejtperdrejte ne psikologjine e femijeve. Une e keshilloj teleshikuesin nga Libia, qe fillimisht te perpiqet t’a qetesoje veten, te cilen t’ua kaloje me vone dhe femijeve, me ane te marredhenieve te ngrohta dhe kontakteve te drejtperdrejta.

Hipnoza

Nje teleshikuese nga Amerika:”Shoh disa doktore qe perdorin hipnozat, ne kurimin e disa veseve negative. Une dua te di mendimin dhe gjykimin e islamit ne te tilla eeshtje.”

Dr. Salah Rashid:” Une kam mbrojtur master ne fushen e hipnozes dhe kam lieensen e duhur per te kuruar me ane te hipnozes. Nese dieka e tille do te binte ndesh me doktrinen islame, une as nuk do e kisha studiuar si fushe, e jo me t’a perdor.

Frika nga refuzimi i nje vajze

Prof. Xhasim El-Mutaea:”Kameramani yne doli ne rruge dhe u drejtoi te rinjve kete pyetje:”Efare do te beje, nese do te kerkoje doren e nje vajze dhe ajo refuzon?”

Disa nga te rinjte pergjigjeshin:”Do te shokohesha.” Disa te tjere pergjigjeshin:”Do te vuaja nga semundje psikike dhe shpirterore.” Disa te tjere pergjigjeshin:”Kjo do te thote qe ajo nuk mund te ishte e imja dhe do te kerkoja nje vajze tjeter.” Te tjere thonin:”Do te kerkoja shkaqet e refuzimit.” Nderkohe qe nje i ri u pergjigj:”Njerez si une nuk mund te refuzohen nga vajzat.”

Cili eshte komenti yt mbi keto pergjigje?”

Dr. Salah Rashid:”Shohim qe pergjigjet jane tregues i qarte i gjendjes shpirterore te secilit prej te rinjve. Ata qe pergjigjeshin se ne rast refuzimi do te kerkonin nje vajze tjeter, duket qarte qe kishin nje gjendje shpirterore te qete, te patrazuar dhe pa komplekse. Te rinj te tille do te dijne te eajne ne jete. Ata qe thone se nuk do te kerkoj nje tjeter, duket qe vuan nga fobia. Nderkohe qe ai qe tha se te rinj si ai nuk mund te refuzohen, duket qarte qe jane euforik dhe te vetemashtruar.

Ishte profeti i Zotit, Muhamed a.s dhe refuzohej nga njerezit. Ai u akuzua si magjistar, fallxhor, bejtexhi dhe te gjithe cilesite negative. Te plotesosh deshirat e te gjithe njerezve, eshte dieka e pamundur.

Kurse te rinjte qe thonin se merzitem pak, por do te kerkoja nje tjeter, jane ai tip i te rinjve te cilet i vleresojne ndjenjat e tyre, megjithate u kthehen jetes normale.

Frika nga fluturimi

Nje teleshikuese nga Amerika:”Une kam shume frike nga udhetimi me avion dhe edo lloj tjeter fluturimi.”

Dr. Salah Rashid:”Fillimisht une dua te sqaroj se frika nga fluturimi apo udhetimi me avion realisht nuk ekziston. Ajo eshte frike nga humbja e kontrollit. Shume njerez, nuk ndjejne frike kur e drejtojne ata makinen, qofte dhe me shpejtesi teper te madhe. Por me t’a marre dikush tjeter drejtimin e makines, ata i mberthen paniku. Kjo vjen si rezultat i humbjes se kontrollit ndaj makines. Po ky problem qendron dhe ne rastin e aeroplanit, ku asnje nga udhetaret nuk ushtron asnje lloj kontrolli ne drejtimin e avionit. Gjitheka ne avion varet nga meshira e Zotit dhe aftesite e pilotit.

Prof. Xhasim El-Mutava:”Si mund te kurohet nga kjo fobi kjo teleshikuese?”

Dr. Salah Rashid:”Te kurosh fobine nga fluturimi apo udhetimi me avion eshte dieka e mundur. Kjo arrihet me ane seancash relaksuese, keshillim me psikoterapist, ose me ane te hipnozes.”

Frika nga pergjegjesite e te tjereve

Teleshikues nga Algjeria:”Punoj si kembyes valute ne nje banke. Problemi nga i cili vuaj, eshte se jam gjate gjithe kohes i stresuar dhe i frikesuar per pasurite e klienteve. Sa here qe konstatoj ndonje mangesi dhe problem ne ndonje nga projektet investuese, stresi dhe shqetesimi i kalojne kufijte.”

Dr. Salah Rashid:”Kete ne e quajme “Frike nga pergjegjesite e te tjereve” e cila eshte nje dukuri qe shfaqet tek shume persona. Njerezit klasifikohen ne tre grupe:

1 – Ata qe nuk interesohen veese per veten e tyre.
2 – Shoqerore, ky hyjne ata persona qe interesohen per te tjeret, shpesh here ne llogari te vetes se tyre.
3 – Ata qe interesohen per te tjeret dhe per veten e tyre.

Per te kuruar personat qe bejne pjese ne grupin e dyte, eshte e nevojshme nderhyrja e psikoterapistit. Ndjenja e qortimit te vetes, eshte nje nga simptomat e stresit.

Personi qe vuan nga ky lloj stresi, gjithmone ia hedh fajin vetes edhe per gjera qe nuk jane ne pergjegjesine dhe kompetencen e tij. Kjo menyre e te menduarit, eshte pesimiste. Me kete, ne nuk te themi qe te mos ndjesh pergjegjesi dhe keqardhje, por te keshillojme qe gjerave te mos u kushtosh rendesi me shume se e’e meritojne. Ti mund te prekesh dhe te te vije keq, por jo te vuash. Eshte njelloj si nje psikoterapist, i cili me te degjuar semundjen e nje pacienti, fillon te vuaje dhe ai nga kjo semundje.

Nje teleshikues nga Libia:”A eshte frika dhe hezitimi, nje tregues mbi masat dhe rendesine e vendimit qe duhet marre?”

Dr. Salah Rashid:”Te tregohesh i kujdesshem dhe te marresh masa paraprake, eshte dieka pozitive. Vete Zoti i madheruar i keshillon besimtaret duke u thene:”O besimtare! Behuni syeele (kunder armikut) e luftojeni ate..” (Nisa: 71) Nderkohe qe lekundja dhe hezitimi jane cilesi negative.

Ne betejen e Uhudit, mendimi i Profetit a.s ishte qe te qendronin brenda ne Medine dhe te mos dilnin jashte. Nderkohe qe mendimi i shumices se muslimaneve ishte te dalin jashte, ne Uhud. Duke pare ngulmimin e tyre, Profeti a.s hyri ne shtepi, veshi parzmoren, ngjeshi shpaten dhe doli. Kur e pane, muslimanet i thane:”O i derguar i Zotit! Na vjen keq se ndoshta e tepruam. Nese deshiron, do te qendrojme brenda ne Medine.” Por Profeti a.s ua ktheu:”Nuk i ka hije nje Profeti qe te kthehet perseri, pasi ka ngjeshur armet e luftes.” Megjithate, muslimanet e humben betejen.

Te hezitosh dhe te lekundesh per te marre nje vendim, eshte nje problem i madh. Shume nga problemet tona politike, sociale dhe ekonomike, e kane burimin pikerisht nga hezitimi dhe lekundja. Madje, ato jane shkak per akumulimin e problemeve.

Qe t’a mbyllim, themi qe lekundja dhe hezitimi jane negative, nderkohe qe marrja e masave dhe kujdesi jane pozitive.”

Dyshimet dhe ilaei i tyre

Teleshikues nga Amerika:”Me ndodh shpesh here qe gjate debateve me pasues te feve dhe besimeve te tjera, me vijne dyshime te shumta. Si mund te mbrohemi nga keto dyshime, te cilat lidhen me doktrinen dhe akiden?”

Dr. Salah Rashid:”Ne pergjithesi, dieka e tille ka lidhje me stresin dhe fobine, por ne te njejten kohe hyn dhe tek semundjet psikologjike. Keto dyshime, shpesh here jane shtrenguese dhe imponuese. I semuri nuk ndihet i qete, derisa te sigurohet mbi ate qe e shqeteson dhe e fut ne dyshime. P.sh, nese ai dyshon nese e ka mbyllur apo jo deren, ai nuk gjen qetesi derisa te ngrihet dhe te sigurohet per kete. Me vone, fillon e dyshon nese e ka mbyllur plotesish apo jo dhe nuk qetesohet, derisa te sigurohet perseri. Ketu hyjne dhe shume dyshime qe lindin tek grate, sidomos persa i perket pastertise.”

Tek dyshimet, hyn dhe ripertypja e mendimeve dhe ideologjive, nga e cila vuajne me se shumti besimtaret. Kurse ateistet nuk vuajne nga dyshime ne eeshtje besimi, pasi ata nuk besojne fare. Keshtu, dyshimet qe lindin, jane tregues i besimit dhe jo e kunderta. Vete Profeti a.s thote mbi dyshimet:”Ato jane vertetuese te besimit.”

Dihet qe dyshimet lindin nga shejtani dhe ai nuk ka e’te beje ne nje zemer te boshatisur nga besimi.

Keshilla ime per teleshikuesin, eshte qe te perpiqet te relaksohet para se te zhvilloje debate dhe dialogje me pasuesit e feve te ndryshme.”

Ilaei i ngurrimit dhe hezitimit

Teleshikues nga Libia:”Vuaj nga ngurrimet dhe frika per te marre vendime. Efare duhet te bej per t’u kuruar?”Si t’a mesojme veten per te marre vendime? Une te keshilloj qe fillimisht, te praktikohesh me vendimmarrje te thjeshta dhe te vogla. P.sh, nese dikush te pyet: A deshiron kafe apo eaj, ti i thuaj: Dua eaj me pak sheqer. Dhe mos i thuaj: Me sill e’te duash. Me kalimin e kohes, do te shohesh qe te shtohet vullneti dhe deshira per te ndermarre vendime te rendesishme.”

Frika tek femijet, roli dhe ndikimi i prinderve

Prof. Xhasim El-Mutava:”Kameramani yne, doli ne rruge dhe u beri femijeve kete pyetje:”Cilat jane gjerat qe keni me shume frike?” Disa thonin hajduti, polici, erresiren, prinderit, genjeshtren… kurse disa permenden zjarrin.

Pyetja qe lind, eshte:”Si t’i edukojme femijet, me qellim qe te fitojne imunitet nga fobite dhe ne te ardhmen dhe te mos bejne pjese tek ajo 10 % nderkombetare qe vuan nga fobia?”

Dr. Salah Rashid:”Dhurata me e mire qe mund t’u bejme femijeve tane, eshte qe t’i nxisim dhe stimulojme, qe problemet e tyre t’i zgjidhin vete. Ne, prinderit e tyre, duhet te jemi te guximshem dhe nismetare, duke u bere modeli me i mire per ta. Gjithashtu, tek femijet verehet thithja e shpejte e informacioneve.

Sipas Frojdit, femija kur mbush shtate vjee, e ka plotesuar dhe formuar identitetin dhe personalitetin e tij. Por, kjo teori kundershtohet po t’a krahasojme me pervojen fetare. Ishte Umer ibnul Hattabi i cili pranoi islamin ne moshe te madhe, megjithate, arriti te perftoje dhe formoje nje identitet dhe personalitet te ndryshem nga ai qe ishte me pare. Megjithate, ne pergjithesi ne e pranojme si te vertete teorine e Frojdit. Femija qe eshte makut dhe koprac ne moshen shtatevjeeare, do te vazhdoje dhe me vone te jete i tille edhe kur te arrije te gjashtedhjetat.

Nje pike tjeter e rendesishme dhe delikate, eshte dhe kujdesi qe femijet u kushtojne reagimeve te prinderve. Femijet i imitojne prinderit e tyre ne edo gje. Prandaj, eshte mire qe prinderit te reagojne me qetesi ndaj ngjarjeve te frikshme.

Keshtu, ai femije qe ka thene se ka frike nga zjarri (xhehnemi), duhet edukuar me frymen e ekuilibrave, pasi Zoti eshte Meshiremadh dhe Fales. Nje njeri qe eshte edukuar me frymen e frikes nga ndeshkimi dhe zjarri i xhehnemit, do te vije nje dite qe deshiron te shpetoje nga kjo frike dhe do te veproje gjynahe me ndergjegje. Kur frika i kalon kufinjte, ajo jep rezultate te kunderta.

Prof. Xhasim El-Mutava:”Thote Zoti ne Kuran:” Per ata qe i frikesohen paraqitjes para Zotit te vet, do te kete dy kopshte!” (Rahman: 46)

Rreth frikes, imam Ahmedi thote:”E luta Zotin qe te me pajise me frike dhe ai ma pranoi lutjen, por une gati sa nuk u emenda nga frika. Atehere e luta Zotin qe te ma lehtesoje dhe ai ma lehtesoi.”

Frika nga erresira dhe vetmia

Teleshikuese nga Libia:”Vajza ime shtate vjeeare, ka shume frike nga erresira dhe qendrimi vetem. Gjate gjithe kohes, ajo me ndjek mua, ngaqe nuk qendron dot vetem. Efare me keshilloni te bej?”

Dr. Salah Rashid:”Kjo eshte nje nga fobite e shumta tek fobite e femijeve, te cilet kane frike nga erresira dhe vetmia. Mesa duket, kjo nene e ka mesuar vajzen e saj te flere me te dhe shpesh here i ka diktuar qe te kete frike nga erresira. Keshtu, vajzes se saj i eshte krijuar kjo bindje qe erresira eshte e rrezikshme dhe e frikshme.

Nderkohe qe ka shume njerez te tjere qe e duan dhe e pelqejne naten dhe erresiren. Thote Ebu Sulejman Darani:”Nese nuk do te ishte nata, nuk do e doja jeten.” Nata per te eshte simbol i qetesise dhe namazit te nates.

Ilaei me i mire i kesaj fobie, eshte qe t’a mesosh vajzen me erresiren. P.sh, mund t’i thuash qe neser ajo do te flere vetem. Eshte e vertete qe ajo mund te qaje, por ne fund do te dorezohet. E rendesishme eshte qe te perpiqesh me te mire, por me kembengulje dhe insistim. Sa me shume te vonohesh, aq me shume problemi do te nderlikohet.”

Paaftesia per te zgjidhur problemet

Teleshikues nga Kanadaja:”Problemi im qendron ne ate qe jam i paafte te zgjidh hallet dhe problemet e mia, nderkohe qe problemet e te tjereve i zgjidh menjehere.”

Dr. Salah Rashid:”Ky eshte nje problem nga i cili vuajne shume njerez. Eshte e zakonshme qe te kemi nevoje per te tjere qe te na ndihmojne ne zgjidhjne e problemeve, por kjo, nese problemi eshte i tille qe nuk mund te zgjidhet vetem.

Nese problemi mund te zgjidhet, eshte mire qe t’a zgjidhesh vete, pa ngurruar dhe hezituar. Per te zgjidhur hallet e tua, perdor te njejten strategji qe perdor per te zgjidhur problemet dhe hallet e te tjereve.”

Frika nga vdekja

Teleshikuese nga Libia:”Mu dha rasti te lexoj nje liber mbi vdekjen dhe jeten pas vdekjes, gje e cila me ka prekur dhe kam shume frike. Efare eshte kjo ndjenje qe kam?”

Dr. Salah Rashid:”Ky eshte nje rast i fobise nga vdekja, gje e cila hyn tek semundjet psikologjike. Problemi qendron ne kenveshtrimin nga i cili e sheh semundjen dhe kete ndjenje. Bilali, para se te vdiste therriste:”Ah efare kenaqesie!” Kurse gruaja e tij therriste:”Ah efare fatkeqesie.” Bilali nderhyri dhe i tha:”Jo. Thuaj:”Ah efare kenaqesie. Neser do te takohem me Muhamedin a.s dhe shoket e tij.”

Prandaj, problemi qendron tek kendveshtrimi qe e shohim ne vdekjen dhe jo tek vdekja. Nese e shohim si dieka te frikshme, atehere ajo eshte e tille. Por nese e shohim si rastin per t’u takuar me Profetin a.s dhe shoket e tij, atehere, ajo padyshim qe eshte dieka e mire.

Ne librin e tij “El-fevaid”, Ibnul Kajjim e krahason vdekjen me daljen e embrionit nga barku i nenes ne kete bote. Edhe foshnja i vogel, e ka te veshtire dhe nuk deshiron te dale nga barku i nenes. Jane hormonet dhe shume gjera te tjera, ato qe e shtyjne per te dale. Thote Zoti ne Kuran mbi kete fakt:”dhe ia lehtesoi daljen.” Por, asnje nga ne nuk kemi degjuar dike qe doli dhe lindi dhe ka shfaqur deshire per t’u kthyer serish ne barkun e nenes. E tille eshte dhe vdekja. Ajo eshte nje kalim nga nje situate ne nje tjeter, nga bota e ngushte dhe e vogel, ne ate te madhen dhe te perjetshmen. Askush nga ata qe vdesin, nuk shpreh deshire per t’u kthyer serish ne kete bote, pervee deshmorit.

Nese kjo moter ka lexuar nje liber te frikshem mbi vdekjen, une e keshilloj te lexoje nje liber qe pershkruan vdekjen e besimtareve dhe njerezve te ndershem.

Gjithashtu, dua te terheq vemendjen se frika nga vdekja, nuk i ka lindur vetem me leximin e ketij libri, por ajo ka pasur nje fare pergatitje per t’a perthithur kete frike qe kohe me pare. Ky liber, ka qene shkaku qe kjo frike ka dale dhe eshte shfaqur.

Nervozizmi dhe ilaei

Teleshikuese nga Libia:”Jam 24 vjeee dhe ka dy vite qe vuaj nga nje nervozizem i tmerrshem. Kam nje natyre shume te ashper dhe kam humbur bindjen per t’u martuar.”

Dr. Salah Rashid:”Shkurtimisht, per te kuruar nje problem dhe semundje te tille, ne perdorim linjat e kohes. Ky kurim, konsiston ne ate qe psikoterapisti cakton nje numer te caktuar seancash takimi me te semurin, por pa e tejkaluar kete numer. Pas ketyre seancave, i semuri ose do te jete sheruar, ose jo. Nje forme tjeter kurimi eshte dhe kthimi ne kujtese. Kjo eshte duke u perpjekur te fshihen nga kujtesa gjerat qe kane shkaktuar kete nervozizem, te cilat jane kater gjera: zemerimi, merzitja, frika dhe qortimi.

Nervozizmi eshte nje gjendje e acaruar e nervave, per shkak te ndjenjave te ndrydhura, ndjenja te cilat njeriu kerkon t’i shprehe. Per kete, ne shpesh here shohim qe keto persona nervoze, jane te sjellshem, zemer mire dhe te moralshem. Por, per shkak te ndrydhjes, ekuilibrat jane permbysur.

Persa i perket teleshikueses, une e keshilloj te kthehet ne kujtese dhe te pastroje nga memoria stimuluesit e ketij nervozimi, ose t’ia paraqese hallin e saj ndonje psikoterapsiti.”

Nje fjale e fundit, drejtuar publikut

Prof. Xhasim El-Mutava:”Ne fund te ketij programi, a ke dieka te veeante me te cilen i drejtohesh publikut te gjere?”

Dr. Salah Rashid:”Jeta gezohet kur eshte e lumtur dhe kjo lumturi vjen duke guxuar. Nje njeri qe ka frike, e ka te shkruar qe te mos jetoje i lumtur. Ilaei me i mire per te mposhtur friken, eshte qe te perballemi me te. P.sh, nese dikush ka frike nga vdekja, le te shkoje tek varret. Nese ka frike te perballet me te tjeret, le t’a fuse veten ne siklet sa me shpesh te mundet. Kjo, me qellim qe t’a mposhte kete frike qe e ka mbyllur.”

Prof. Xhasim El-Mutava:”E falenderojme doktor Salah Rashid per prezencen e tij ne kete emision. Derisa lumturia te behet tradita jone, paqja e Zotit qofte me ju!

Autori: Salah Salah Rashid

Categories

Archives