Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kajlulja (gjumi pas dreke)

Kajlulja (gjumi pas dreke)

gjumi

Ka thënë El-Ez’heriju: Kajlulja tek arabët është pushimi në mes të ditës edhe nëse nuk flen gjatë këtij pushimi.

Kajlulja përmendet në Kur’an dhe në Sunnet:
Ka thënë All-llahu te’ala, në Kur’anin Famëlartë:
“????????????????????????? ?????????????????????????? ?????????????????????????? ?”
“Sa fshatra kemi shkatërruar e dëmi i Jonë u erdhi atyre natën ose kur ishin duke pushuar (në mesditë)”
Kajlulja është përmendur edhe nëhadithe të pejgamberit alejhi selam, dhe ai shpesh ka pushuar nëmesditë, nënjëhadith ka thënë pejgamberi alejhi selam:
“?????????????????????”
“Pushoni në kohën e kajlulës se shajtani nuk pushon”
Transmenton këtë hadith Imam Ahmedi dhe shejh Albani e ka konsiderua hadith hasen.

Kajlulja është nevojë biologjike te njerëzit dhe kafshët:
Shkencëtarët thonë se pushimi pas darke te fëmijët është i nevojshëm deri në moshën 4 vjeçare. Dhe pastaj kajlulja mbetet te njeriu një nevojë biologjike të cilën e kërkon trupi. Edhe nëse i shikojmë shumicën e kafshëve në kohën e drekës prej ora 1 deri ora 3 pushojnë, apo e përtypin ushqimin e ngrëne gjatë ditës.

Fjaleët e dijetarëve për kajlulen:
Ka thënë El-Ez’heriu: Krejt dijetarët e hershëm dhe ata më vonë thonë se kajlulja të ndihmon në namazin e natës.
Ka thënë El-Gazaliu: Kajlulja kërkohet për atë që falet natën sikur që kërkohet syfyri për atë që agjëron, sepse kajlulja të forcon për me u zgjua natën me u fal sikur që ndihmon syfyri kur hanë bukë për të agjëruar ditën, dhe kajlulja pa namaz nate sikur syfyri pa agjërim dite.

Ndarja e kajlulës:
Kajlulja dallon nga gjumi i natës dhe nuk ndikon në gjumin e natës nëse pushon normal në mes të ditës. Nëse gjumi i natës e pushon trupin dhe trurin atëherë gjithashtu edhe gjumi i pasdites e luan të njëjtin rol. E kanë vërtetuar shkencëtarët se pushimi i shkurtë deri në gjysmë ore në mes të ditës e qetëson trupin dhe trurin dhe i jep forcë për të punuar.
Kajlulja ndahet në tre lloje:
1) Kajlulja e gjatë: E cila zgjatë më shumë se gjysmë ore,
2) Kajlulja e shkurtë: E cila nuk kalon më shumë se 5 minuta,
3) Kajlulja normale: Pushim prej 15 minuta deri në gjysmë ore.
Dhe kjo është më e mira.
Shumica e studimeve thonë se kajlulja më e mirë është ajo prej 15 min, deri në 30 min, dhe prej orës 1 pas dite deri në ora 3 pasdite, sepse në këtë kohë dobësohet
aktiviteti i trupit dhe trurit dhe ka nevojë për pushim.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si ta sjellim bereqetin në shtëpi?

Kajlulja është e drejtë e punëtorëve:
Në Kinë në kushtetutën e sajë shkruan se kajlulja është e drejtë e çdo punëtori dhe në atë kohë punëtorët e shtetit atje pushojnë.
Ekspertet e agjencionit “Nasa” në amerikë e kanë bërë një studim se nëse ju lejohet punëtorëve të pushojnë në kohën pas dreke atëherë ato bëhen më aktivë për punë për 35 % më shumë. Duke u nisur nga kjo disa firma amerikane kanë bërë dhoma të posaçme për pushim në drekë sepse besojnë se kjo i shton aktivitetin punëtorit për pjesën e mbetur të ditës.

Vendet ku bëhet kajlulja:
Sa i përket vendit se ku bëhet kajlulja, ajo mund të bëhet në vende të mbyllura dhe në hapësirë. Në vende të mbyllura sikur që është shtëpia, vendi i punës, xhamitë etj, dhe vende të hapura sikur që është hija e drunjve, plazhi, parqet etj.

Dobitë e kajlules:
1-Kajlulja ndihmon punëtorët të jenë më aktiv në punë,
2-Dhe kajlulja e forcon mendjen dhe të mbajturit mend (hifzin),
3-Kajlulja ndihmon në qetësimin e hormoneve të shtypjes së gjakut etj…

Përktheu dhe përshtati: Ibrahim Sherifi

Categories

Archives